Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka përcjellë një mesazh urimi kryeministrit të ri të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili mori sot zyrtarisht detyrën.

Përmes një letre drejtuar Haradinajt, Basha shprehet besimplotë se ai do ia dalë kësaj sfide të rëndësishme me të njëjtin sukses që ka përballuar dhe sfida të tjera në historinë e Kosovës.

Më tej, kreu demokrat i ofron mbështetjen e tij dhe të PD kryeministrit të ri në realizmin e misionit të lartë për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Letra e Bashes per Haradinajn
(Letra e Bashës dërguar Ramush Haradinajt)

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com