Basha:Lufta ndaj drogës, fitorja
imagjinare e Ramës

Basha:Lufta ndaj drogës, fitorja<br />imagjinare e Ramës
Pas deklaratës së kryeministrit Rama i cili në takimin me gazetarët u shpreh se qeveria e ka fituar betejën me drogën, reagon edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i cili në një postim në facebook shkruan se deri më tani nuk është goditur asnjë organizatë trafikantësh dhe se krimi i organizuar  rezikon integrimin e Shqipërisë dhe kthimin e vizave për shqiptarët.Basha nënvizon se Rama ka shpallur fitoren e luftës që nuk ka ndodhur
 
“Njeriu që për tre vjet mohoi problemin e drogës në Shqipëri, duke bekuar kthimin e saj në vendin kryesor të drogës në Europë, sot befas deklaroi se e paska zgjidhur këtë problem. Askush nuk është arrestuar, asnjë drejtues i trafikut nuk është zbuluar, asnjë organizatë trafikantësh nuk është goditur, asnjë rezultat konkret nuk ka patur në asnjë drejtim. Por kryeministri ka shpallur fitoren e luftës që nuk ka ndodhur.
Tani që droga shqiptare dhe krimi i organizuar është kthyer në problem politik për qeveritë europiane dhe BE-në, duke rrezikuar integrimin e Shqipërisë dhe kthimin e vizave për shqiptarët, Edi Rama nuk e fsheh dot më, ndaj ka vendosur ta pranojë dhe menjëherë të shpallë fitoren e luftës imagjinare ndaj saj”
shkruan Basha.
 
 Në statusin e tij kryedemokrati akuzon Ramën se po promovon Gramoz Rucin I cili është zgjedhur kryetar Kuvendi dhe Fatmir Xhafajn i cili është zgjedhur Ministër i Brendshëm për të cilin thotë  se është përfshirë në mbrojtjen e të vëllait të dënuar nga Italia për trafik të kokainës.
 
 “Por nga ana tjetër promovon Gramoz Rucin të cilit që nga 2005 qeveria amerikane i ka refuzuar hyrjen në SHBA për shkak të përfshirjes në krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, dhe Fatmir Xhafën e përfshirë në mbrojtjen e të vëllait të dënuar nga Italia për trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Në profilin e tij në Facebook, kryetari i PD vlerëson se vendi ndodhet përballë një loje të rrezikshme. 

"Është një lojë e rrezikshme: inkurajim për trafikantët dhe kriminelët që vazhdojnë të patrazuar dhe shkurajim për policët e ndershëm dhe të gjithë shqiptarët që duan ta luftojnë drogën. Është një lojë që do ketë pasoja për shqiptarët dhe të ardhmen e Shqipërisë. Ndaj nuk do ta ndalim asnjë ditë betejën kundër kësaj të keqe që ka pllakosur vendin, demokracinë dhe ekonominë tonë" përfundon Basha.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit