Basha marrëveshje me Këshillin e Agrobiznesit: 100 mln euro subvencione për fermerët! Ndryshimi vjen më 25 prill

Basha marrëveshje me Këshillin e Agrobiznesit: 100 mln euro subvencione për fermerët! Ndryshimi vjen më 25 prill

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nënshkruar marrëveshjen me Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar. Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se pas 8 vitesh ngecje në vendnumëro në shumë fusha, ku përfshin dhe sektorin e bujqësisë, ka ardhur koha që fermerët dhe agro-përpunuesit shqiptar të mbështeten me programe serioze.

"Jemi këtu, pra, për të finalizuar një marrëveshje që vjen pas 8 vitesh bashkëbisedim të hapur, që ka ndodhur në ambientet e tuaja të punës, në arat dhe serat e fermerëve, në stallat e blegtorëve, në molet e peshkatarëve, në impiantet e përpunimit  të industrisë, të agrobiznesit. 8 vite në të cilat ne kemi prekur dhe ndjerë nga afër shqetësimet dhe hallet, problemet e shtuara dhe ngecjen në vendnumëro e shpeshherë falimentimin dhe ecjen prapa të një sektori jetik për ekonominë kombëtare. Pothuajse 50% e popullsisë varet nga ky sektor, ndonëse kontributi ekonominë kombëtare nuk i përgjigjet të njëjtave shifra. Ndonëse, kontributi në ekonominë kombëtare është afër 22% prapë se prapë 1 në 2 shqiptarë varet nga aktiviteti i bujqësisë, blegtorisë, agro-përpunimit dhe degëve të tjera dhe kështu pra, kemi një detyrim  të jashtëzakonshëm për t’i dhënë fund mbetjes në vendnumëro dhe për të ecur përpara. Ne kemi vëzhguar së bashku diagnozën, problemet që kanë shkaktuar këtë kolaps në bujqësinë shqiptare. Ne kemi evituar së bashku potencialin e vërtetë të këtij sektori dhe të gjithë nënsektorët e tij. Ne kemi parë po kështu mundësitë e shtetit shqiptar, mundësitë reale jo tullumbacet elektorale për të ndihmuar fermerin shqiptar, blegtorin shqiptar, agro-përpunuesin shqiptar. Ne kemi bërë krahasime me modele të suksesshme dhe nuk na është dashur të fluturojmë larg por mjafton të  hedhim vështrimin përtej kufirit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në Kosovë dhe të shikojmë ndryshimin  bardh e zi që si ata kanë ecur përpara duke mbështetur fermerin, duke mbështetur infrastrukturën rurale, duke i kushtuar rëndësi të veçantë ushqimit, sigurisë, industrisë ushqimore dhe po kështu duke i parë ato si një pjesë e pandarë e ekonomisë kombëtare, jo vetëm turizmit por dhe degëve të tjera të ekonomisë e në veçanti si një potencial krejtësisht i pashfrytëzuar për eksportin shqiptar. Bashkë kemi formuluar zgjidhjet. Me shoqatat e fermerëve i kemi diskutuar këto dhe tashmë po i bëjmë pjesë të planit tonë të punës, planit të punës që qeveria e ardhshme është e gatshme ta zbatojë pas 25 Prillit", tha Basha.

Sipas kreut të opozitës, ky është sektori më jetik për ekonominë kombëtare dhe ndryshimi më 25 prill shihet në këto marrëveshje që janë garancia e qeverisë së ardhshme që do t’i shërbejë fuqizimit të bujqësisë dhe fermerit shqiptar. Lideri i opozitës gjithashtu tha se me nxitjen përmes programeve për shumëfishimin e ndihmës nga IPARD-i dhe hapja e negociatave brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, do të krijojnë mundësi për subvencione direkte për bujqësinë shqiptare.

"Ne jemi këtu sot për ta finalizuar këtë marrëveshje pasi jemi të bindur se ndryshimi është i domosdoshëm, jetik. Se pas 8 vitesh mbetje në vendnumëro dhe ecje prapa në shumë fusha as fermeri shqiptar, as agro-përpunuesi shqiptar, as konsumatori shqiptar nuk mund të vazhdojë më tej as 4 javë të tjera kështu. Ndryshimi ka marrë një formë konkrete përmes angazhimeve të programit tonë. Ky program nuk vjen si rezultat i dy muajve punë para fushate. Ju e dini fare mirë, puna ka nisur vite e vite më përpara por unë jam i nderuar dhe i privilegjuar të ndaj me ju faktin se programi në vetvete është produkt i ekspertëve të fushës, është produkt i bashkëpunimit të dialogut dhe sugjerimeve tuaja dhe dhjetëra përfaqësuesve të tjerë me të cilët kemi dialoguar gjatë kësaj kohe, është produkt i kontrollit disafish të praktikave më të mira europiane në këtë fushë sepse në fund të fundit synimi ynë mbetet anëtarësimi i vendit në Bashkimin Europian. Ne e dimë fare mirë që nga njëra anë procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian do t’i mundësojë këtij sektori, sektorit të bujqësisë, të ushqimit, të konsumit, një mbështetje që i ka munguar deri më sot apo që është keqpërdorur: IPARD-i ka mundësinë të shumëfishohet përmes programeve të tjerat të shumta të Bashkimit Europian për të ndihmuar fermerët, agrobiznesin, turizmin dhe të gjithë degët e tjera të ekonomisë të lidhura me të. Pra, procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian është jetik por kjo rrugë ka 8 vite që është bllokuar. Negociatat janë premtuar në 2013 se do të hapeshin pas një viti dhe mbeten akoma larg. Përmes angazhimit tonë për t’i hapur negociatat brenda 100 ditëve të para të qeverisjes tonë ne e kemi të qartë se nuk bëhet fjalë vetëm për një firmë që unë do të hedh në Bruksel por bëhet fjalë për hapjen e mundësive që sot fermerët e vendeve të tjera të rajonit i gëzojnë. Në këtë mënyrë për çdo euro që qeveria e re shqiptare do të çojë tek fermeri shqiptar, do të kemi të paktën 1 euro ose më shumë nga Bashkimi Europian. Në këtë mënyrë do të arrijmë të subvencionojmë fermerin shqiptar në mënyrë të drejtpërdrejtë, mbështetja do të jetë direkte tek fermeri, pa burokraci, duke përdorur modelet më të avancuara për të shmangur abuzivizmin dhe kontaktin me administratën. Në këtë mënyrë do të bëjmë të mundur që prodhimet tona cilësore, që janë krenaria jonë e duhet të jenë krenaria e ekonomisë tonë, të përbëjnë një bekim edhe për konsumatorin në kuptimin e cilësisë dhe çmimit, edhe për prodhuesin në kuptimin që në vend që të zhytet siç është sot në fakt, në borxhe, të krijojnë mirëqenie personale, familjare, ta kthejnë në një sipërmarrje aktivitetin e tyre si fermerë edhe për industrinë e lidhur me të. Pra, në një bekim për ekonominë shqiptare", tha Basha.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!