Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Kuvendi zgjedhor në degën 9 në Tiranë, përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij kundër amnistisë penale që favorizon zyrtarët e korruptuar, duke theksuar se mbështet SPAK për t'i hetuar.
“Ne jemi Partia Demokratike e Shqipërisë. Ne kemi qëndrime të qarta për drejtësinë dhe në mbështetje të drejtësisë. Po, mbështetje SPAK-ut për të hetuar pushtetarët e korruptuar dhe për t’i vendosur ata para ligjit. Jo, amnistisë për zyrtarët e korruptuar, po amnistisë për qytetarët e goditur në kufijtë. Jo atyre të cilët kanë abuzuar me pasuritë dhe pronat e shqiptarëve, po protestuesve që kanë protestuar për shtëpitë e tyre nga Bregu i Lumit këtu në zonën tuaj, deri në Astir. Nga Shkoza e anembanë Shqipërisë. Këto janë qëndrime të qarta dhe pa ekuivoke dhe t’i dëgjojnë të gjithë shqiptarët dhe ta kuptojnë se kush është në krahun e tyre dhe nuk ka frikë ta thotë, e kush mërmërit dhe i bën bisht përgjigjeve sepse i shërben interesave të ngushta personale.”
Përmes Vettingut të politikanëve Basha tha se shqiptarëve u tregohen kush janë politikanët e korruptuar që nuk i shërbejnë interesave qytetare.
“Përballja me të keqen që ka zënë vendin, përballja me Edi Ramën dhe qeverinë e tij kërkon kurajo, kërkon qartësi, kërkon vendosmëri. Ndaj jemi këtu për t’i thënë Po Vettingut të politikanëve, kontrollit të figurës të tyre dhe lidhjeve të papërshtatshme dhe pasurisë së tyre dhe nxjerrjen jashtë politikës të çdokujt që nuk e kalon testin e Vettingut të politikanëve. Jemi këtu për t’i thënë jo imunitetit të deputetëve. Deputetët e Shqipërisë njësoj si qytetarët e Shqipërisë duhet të zhvishen nga imuniteti dhe të dalin para ligjit sa herë që e lyp drejtësia, si çdo qytetar tjetër i Republikës së Shqipërisë.”
Ndalur te reforma zgjedhore, Basha nënvizoi katër propozimet e PD nga listat e hapura te vota e diasporës.
“Ne kemi qëndrime të qarta dhe të prera. Po listave të hapura, në mënyrë që ata që shqiptarët dëshirojnë t’i kenë në parlament dhe i votojnë t’i kenë në parlament, të jenë në parlament. Dhe jo listat e caktuara nga kryetarët e partive sipas pakteve që i kushtuan shqiptarëve ndryshimet famëkeqe të 2008-ës me anë të së cilës u asgjësua e drejta e qytetarëve për të çuar drejtpërsëdrejti dhe për të marrë dhe për të dhënë llogari tek përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë.”
na trego zagar me cfare lekesh ke blere tre vila...pusht i saliut...
PërgjigjuIfut edhe ti naj pordh oj Bash. Tash shko futi i gjum se boll mashton
Përgjigjuti je nje lolo o bashe, ti nuk je Pd ti ske qene kurre pd, ti je republika e re.
Përgjigju