Kreu i PD Lulzim Basha mbledh sërish këtë të diel drejtuesit politik të 12 qarqeve të vendit. Ashtu sikurse tashmë është bërë rutinë e çdo të diele pasdite, Basha dhe ekipi drejtues i fushatës bëjnë bilancin e punës së përjavshme në terren.
Javën e kaluar Basha kërkoi denoncime konkrete lidhur me tentativat nga ana e kundërshtarëve politikë për të manipuluar procesin zgjedhor. Kryedemokrati ka kërkuar vigjilencë për çdo rast të mundshëm. Kjo porosi u konfirmua edhe nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi të hënën e kaluar nga Elbasani, i cili tha se PD nuk do të lejojë manipulimin e procesit zgjedhor dhe përdorimin e administratës për efekte elektorale.
Kryedemokrati i ka kërkuar drejtuesve politikë edhe të intensifikojnë takimet për të identifikuar votuesit e mundshëm, për të dëgjuar problemet e tyre, por edhe për të shpalosur sa më qartë programin politik të demokratëve.
Ndërkohë nesër Lulzim Basha do të nënshkruajë marrëveshjen për koalicion paszgjedhor me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, ndërsa të mërkurën finalizoi marrëveshjen për koalicion parazgjedhor me 12 parti aleate. Por krahas bilanceve të fushatës paraelektorale, partitë politike do të duhet që brenda javës së ardhme të përpilojnë me kujdes edhe listat e kandidatëve. Ata kanë afat deri të hënën e ardhme për të zgjedhur kandidatët që do ti përfaqësojnë në zgjedhjet e 25 prillit.
Ku kon njel tironca mor bab..e kon myt shpellarët e Sals...
PërgjigjuKa me ken kolacion i madh dhe ne kry te puneve mir ka me ken Flamur Noki ai i kall e ban zap Tirancit e gjizes.
PërgjigjuKu kon ngel tironca mor bab..e kon myt shpellarët e Sals...
Ku kon ngel mo tironca mor bab...e con myt shpellarët tironën e Qazim Mlletës...a e mure vesht ???