Pasi arriti marrëveshjen me aleatët për të shkuar në zgjedhje bashkë, kryedemokrati Lulzim Basha do të firmosë nesër në orën 10:00 marrëveshjen me Monika Kryemadhin ku përcaktohen piketat mbi të cilat do vijojë koalicioni pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Nuk dihet nëse në marrëveshje janë të përcaktuara, ndarja e posteve.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Basha ka arritur marrëveshjen me 12 partitë aleate për t'u futur së bashku në zgjedhjet e 25 prillit.

Negociatat kanë qenë të vështira dhe intensive gjatë datës 24 shkurt ndërsa marrëveshja është dorëzuar në KQZ në orën 11:40 të mbrëmjes

Partitë e koalicionit

  1. PD – Lulzim Basha
  2. PR - Fatmir Mediut
  3. PDIU - Shpëtim Idrizi
  4. LZHK - Dashamir Shehi
  5. PBDNJ - Vangjel Dule
  6.  PAA - Agron Duka
  7. PDK - Nard Ndoka
  8. FRD - Sali Shehu
  9. Bashkimi Liberal Demokrat - Arjan Starova
  10. Partia Balli Kombëtar Demokrat - Artur Roshi
  11. Partia Bashkimi Demokrat - Ylber Valteri
  12. Partia Lëvizja e Legalitetit - Shpëtim Axhami
  13. Partia Kristjan Semokrate - Dhimitër Myslia