Basha mbyll tubimin: Hera e fundit që të flas me forcën e argumentit, protëstën e ardhshme s'ka më fjalë! (VIDEO)

Lideri demokrat Lulzim Basha rreth orës 22:00 mbylli në selinë e PD-së protestën e shtatë të opozitës joparlamentare kundër qeverisë, duke paralajmëruar se tubimet nuk do të ndalen nëse kryeministri Edi Rama nuk shkon në zgjedhje të parakohshme. Basha paralajmëroi se protesta e radhës do të jetë më e ashpër se çfarë ndodhi sot. "Dëgjoja zërin popullit në protestën e ardhshme", tha lideri demokrat. Kryedemokrati nuk caktoi një datë për tubimin e radhës, por theksoi se kjo është një betejë e popullit që nuk do të ndalet.

Basha tha se policia plagosi protestuesit, kur nw fakt siç u faktua edhe nga spitali, njëri prej tyre mbeti i palgosur rëndë në këmbë nga shpërthimi i mjeteve piroteknike që hodhën vetë militantët.

"Së pari dua t’u falenderoj nga zemra për qytetarinë dhe shpirtin e qëndresës dhe vendosmërinë që kishit sot. Ishte më e madhe që ka parë Shqipëria dhe Evropa. Vëllezër dhe motra, qindra mijë prej jush në në këtë protestë sollët me vete, energjinë dhe vendosmërinë tek e nesërmja e re që po lind. Mesazhi i qartë dhe i prerë është se Rama dhe banda e tij kriminale, mund të mbajnë me dhunë pushtetin e tij.

Edi Rama dhe banda e tij ta harrojnë se Shqiptarët do lejojnë mbajtjen e pushtetit me dhunë. Ne kemi bërë gjithçka që asnjë punonjës i policisë të mbetej i plagosur, nuk e kam fjalën për ata horra që hodhën gaz. Pavarësisht përpjekjeve tona, përgjigja e horrave ishte dhunë dhe kanë plagosur disa protestues. I them Ramës dhe sejmenit të tij zuzar dhe sadist që të heq dorë nga dhuna. I them se ai do të marr përgjigjen e duhur. Është mahniste për një popull të tërë të bashkuar kështu, me vlerën e qartë Evropiane. Ne nuk do të hedhim asnjë hap pas, e sotmja është dita e fundit që unë i drejtohem me forcën e argumenteve pasi fjalët po mbarojnë. Në protestën e ardhshme nuk do të ketë më fjalë, por fjalën do ta keni vetëm ju. 

Largohu, ose ndryshe ndjeja zërin popullit në protestën e ardhshme. Hapi rrugë votës së lirë. Zgjedhje të lirë dhe të ndershme. Lërë sovranin të flasë me votë, ose dëgjoja zërin popullit në protestën e ardhshme. Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa. Zoti ju bekoftë. Kështu të gjithë edhe më të vendosur supë më supë me njëri-tjetrin, ballëlartë, le ta çojmë këtë betejë drejt fitores së popullit.  Mirë u takofshim në protestën e ardhshme", tha Basha duke ju drejtuar simpatizantëve që e shoqëruan në selinë e Partisë Demokratike.


Lajmi kryesor:

3 orë protestë/ Militantët breshëri kapsollësh drejt policisë, Basha-Ramës: Dëgjoje popullin më 8 qershor (VIDEO)


G.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion