Në vijim të turnit të tij në takime me biznese, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte sot në njësinë 11, në Tiranë. Gjatë bisedës me disa përfaqësues të bizneseve të vegjël përsëriti qëndrimin e tij se situata është shumë e rëndë në vend. Ai u shpreh se duhet ndaluar çdo shpenzim tjetër dhe lekët të shkojnë te njerëzit.
"Cikli negativ duhet ndalur dhe duhet të nisim një cikël pozitiv rritjeje. Për këtë, qëndrimi ynë ka qenë i qartë prej fillimi. Të gjitha të ardhurat e shtetit në këtë kohë duhet të shkojnë tek familjet në nevojë dhe tek biznesi. Këtë formulë nuk është se e kemi shpikur ne. Këtë po bën Maqedonia, këtë po bën Kosova, këtë po bëjnë dhe vendet e zhvilluara.
Edhe unë garantoj që do të keni një qeveri që do të bëjë detyrën e vet. Siç bën ti detyrën tënde si prind, si familjar, si punëdhënës me këta njerëz që i mban këtu, u paguan rrogën, edhe në si qeveri nesër do të bëjmë detyrën tonë. Do t’ju ndihmojmë ju, do të ndihmojmë çdo familje në nevojë. Dhe na duhet një ndryshim i menjëhershëm, na duhet një qeverisje e re, na duhet një ndryshim i ri sepse kështu nuk ecet. Nuk mundet që të gjithë paratë e qytetarëve sot kur kanë më shumë nevojë për ato para të shkojnë në një drejtim tek 5-6 njerëz, ndërkohë që qindra-mijëra të tjerë nuk sigurojnë bukën e përditshme për të mos folur për fruta perimet, nuk sigurojnë dot ilaçet.”, - u shpreh ndër të tjera Basha.
Duhet qeverisje nen Lul shalngjitur dhe Berish Tritolit mortja mortja mortja...
PërgjigjuO lyl ti do bohesh kryeministër kur të kthej komët nga djelli qeni bastard salmuti. Atëhere ke me u bo karministëf ti. Ndigjo mu Rexhep Bule Lekën shkencëtar me 10 gjuh të huja e me 5 universitete.
PërgjigjuQe nuk ecet dihet...por ti Bashe duhet te maresh mesim ......pa kete temin..... nuk ke hajer....
PërgjigjuTi ro ket temin.
PërgjigjuI Bash qe je katabish dihet... por qe je koqekandari do ta mesojme...
PërgjigjuQeveria re e PS do dale nga zgjedhjet e 25 Prillit .PS vetem merr 78 deputet ,dhe shuan endrren e Lulit per kryeminister
Përgjigju