Basha me demokratët në Berat: PD, më e madhe se arritjet apo gabimet tona! Nga zgjedhjet e brendshme do dalim të bashkuar dhe të fortë (VIDEO)

Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me demokratët e Berati, Kuçovës dhe Dimalit ku vijon të përsëris se 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë. Duke bërë fushatën e tij për të mbajtur postin e kreut të PD, Basha tha se nga kjo garë partia do të dalë më e fortë dhe e bashkuar, pasi kjo parti ka fuqinë, përvojën dhe kurajën për t'i çuar betejat deri në fund.

Teksa thekson se PD është më e madhe se arritjet apo gabimet e bëra, Basha u përgjigjet edhe kritikëve të tij, të cilët i kërkojnë të marrë përgjegjësit për humbjen e njëpasnjëshme. Basha tha se fakti që është para demokratëve është pikërisht se i ka përgjegjësitë politike dhe se më këtë përgjegjësi është i bindur se betejat e nisura do i çojnë deri në fund.

"Pra, edhe në këtë moment nuk duhet të harrojmë se ajo që na mbledh këtu është të qenit njerëz me përgjegjësi politike. Dhe si njerëz me përgjegjësi politike, duke përfaqësuar Partinë Demokratike, të vetmen forcë në Shqipëri dhe në Ballkan që i ka mbijetuar sfidave dhe vështirësive të 30 viteve dhe të fatit, jemi mbledhur këtu përsëri të vetëdijshëm se jemi të vetmit që kemi fuqinë, përvojën dhe kurajën për ta çuar deri në fund betejën tonë për ndryshim. Tani e vërteta është që se kemi bërë këtë punë për Bashën, apo jo? As për Tomorin, as për Kasemin, as për  kandidatët e tjerë. S’e kemi bërë për veten tonë. Shqiptarët na ndoqën sepse e besuan që ne po e bënim këtë për ta, këtë betejë po e bënim për Ta, të vetëdijshëm që ne ishim e vetmja fuqi që  mund t’i kundërviheshim regjimit. Dhe  shqiptarët kam bindjen e thellë do të vazhdojnë të na ndjekin nëse japim garanci që betejën do ta vazhdojmë për ta. Por barra e përgjegjësisë padiskutim historike bie mbi ne. Prandaj jo vetëm u jam përjetësisht mirënjohës për këtë sakrificë të çdo demokrateje dhe çdo demokrati të Beratit, të Skraparit, Poliçanit, të Kuçovës, të Urës Vajgurore dhe të gjithë Shqipërisë, por po kështu ju siguroj që asnjë pikë djersë dhe mund nuk mund dhe nuk do të shkojë kot nga ky vetëmohim dhe nga kjo sakrificë.  Me përgjegjësinë më të madhe që na kanë ngarkuar shqiptarët përkundër të gjithë kushteve të betejës së 25 prillit, jam këtu t’ju kërkoj të vazhdojmë së bashku këtë përballje. I vetëdijshëm  për të gjitha çfarë kemi arritur bashkë, pavarësisht asaj dhe atyre që kishim përballë, por po kështu të gatshëm për të pranuar, për të ndrequr gjithçka që është në dorën tonë për t’u ndrequr. Unë e di që ju e doni Partinë Demokratike të jetë e bashkuar dhe e fortë dhe ju garantoj që ky është dhe prioriteti im i parë dhe kryesor që nga kjo garë, nga ky proces i brendshëm të dalim të bashkuar dhe të fortë. Partia Demokratike është më e madhe se gjithsecili prej nesh, duke filluar nga kryetari e deri tek anëtari më i thjeshtë dhe është edhe më e madhe se arritjet apo gabimet e gjithsecilit prej nesh, por vetëm bashkë me të gjitha arritjet dhe gabimet tona e di se mund dhe do t’ia dalim në krye për ta çuar deri në fund misionin me të cilën e kemi nisur betejën për ndryshim', tha Basha.

Edhe nga Kuçova, Basha tha se 25 prilli ishte një nga betejat më të rrepta  që ka kryer PD në 30 vite të pluralizmit. Kryedemokrati shtoi se ndonëse 25 prilli nuk solli ndryshimin, PD tregoi forcën e saj pasi u përball njësoj si në 91-shin.

"Takohemi pak javë pas një prej betejave më të rrepta që ka njohur vendi dhe që ka kryer Partia Demokratike në 30 vite të pluralizmit. Një betejë e cila është luftuar në çdo cep të Shqipërisë, edhe këtu në Kuçovë nga demokratët e drejtuar nga ju dhe nga qytetarët e etur për ndryshim. Një betejë që siç e kam thënë prej ditës së parë, nuk kishte asnjë lidhje me demokracinë dhe rregullat demokratike sepse të vetëdijshëm siç kemi qenë prej ditës së parë, nuk hyjmë në betejë me një kundërshtar politik, por me një regjim i cili i ka bërë në një partinë dhe shtetin siç u demonstrua dhe u zbardh publikisht edhe nga misioni i OSBE-OHDIR dhe ka perfeksionuar skemën e bashkëpunimit me krimin e organizuar. Nga kjo pikëpamje, ndonëse stacioni i 25 prillit nuk përbën ndryshimin për të cilin luftuam, ndonëse ndryshimi përkohësisht është i ndalur, diçka e kemi arritur: kemi treguar forcën tonë, por dhe forcën e njerëzve. Sepse jemi përballur njësoj si në 91-shin, ne me asgjë dhe ata me gjithçka. Në këtë kuptim nuk duhet t’ja mohoni vetes tuaj meritën e betejës së jashtëzakonshme që keni zhvilluar në kushte të paprecedenta", tha Basha.

 

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite