Basha me farmacistë dhe pacientë: Cilësia e barnave ka marrë një goditje! Tregu është hapur për mafien, i sjellin të pacertifikuara

Kreu i PD Lulzim Basha ditën e sotme është duke zhvilluar një takim me përfaqësues e drejtues të Urdhërit të Farmacistit dhe pacientë, për të cilët ka prezantuar programin e saposhpallur për shëndetësinë.

Basha u sqaroi farmacistëve dhe pacientëve detajet e programit “Shqipëria Fiton” dhe u angazhua se do të ndryshojë situatën e rëndë të tregut të ilaçeve në Shqipëri dhe trajtimin e pacientëve në këtë drejtim. Ai iu detajoi atyre pikat kryesore të planit.

“Shqipëria Fiton Shëndetësinë e kemi quajtur dhe kemi shpalosur një program konkret, një plan konkret pune me anë të cilit në radhë të parë do të godasim problemet kryesore që e kanë futur shëndetësinë dhe shëndetin e shqiptarëve në një krizë të paprecedent në këto 30 vite, si dhe po shtrojmë rrugën për një rimëkëmbje për ta sjell shëndetësinë shqiptare në tërësi dhe shërbimin ndaj pacientëve shqiptarë në nivelet e rajonit dhe pastaj edhe më tej.

Cilësia e barnave ka marrë një goditje të jashtëzakonshme gjatë këtyre viteve. Tregu është hapur për mafien e barnave e cila sjell barna të pa certifikuara jo në funksion të shëndetit të njerëzve por në funksion të mbushjes së xhepave të një grushti importuesish. Angazhimi i parë në këtë fushë është që ne do të bëjmë të gjitha ndryshimet e nevojshme ligjore dhe do të ushtrojmë të gjithë kontrollin e nevojshëm që barnat shqiptare të cilësisë dhe standardeve të vendeve europiane”, - tha Basha.

Në qëndër të programit sipas Bashës do të jetë pacienti.

“E dyta ka të bëjë me pacientin. Sepse i gjithë programi ynë për shëndetësinë ka në qendër pacientin, paraja ndjek pacientin. Kjo do të thotë që rimbursimi i barnave do të bëhet në bazë të diagnozës, në mënyrë që asnjë pacient që ka nevojë për një ilaç të veçantë, të mos mbetet pa e marrё kёtё mjekim”, - sqaroi Basha pacientët.

Sipas kreut të opozitës “kёto janё dy ndryshimet kryesore qё do tё sjellё programi pёr shёndetёsinё dhe do tё bёjё tё mundur qё sot shqiptarёt tё paguajnё mё shumё se çdo banor tjetёr i Ballkanit dhe marrin shёrbimin me cilёsinё mё tё dobёt”, tha Basha.

Basha sqaroi edhe çështjen e kartës së pacientit që do të ndryshojë mënyrën e përzgjedhjes së mjekut, spitalit apo edhe ilaçit që i duhet pacientit.

“Karta e pacientit  do të mundësojë që pacienti të zgjedhë, te cili mjek familje do të shkojë, te cili specialist do të shkojë ,te cili spital do të shkojë dhe detyra e shtetit është të sigurojë që sistemi i sigurimeve shëndetësore të funksionojë dhe të marrin rimbursimin e duhur ndërkohë që zgjedhjen e kanë ata në dorë”, - u shpreh kreu i PD gjatë takimit me farmacistë e pacientë.

Basha tha se të gjitha vendimet që do të merren nga qeveria pas zgjedhjeve të 25 prillit janë vendime të vullnetit politik që sipas tij korrigjojnë 8 vite dështime, premtime të pa mbajtura dhe lëvizje në drejtim të gabuar të cilën shqiptarët e kanë paguar me shëndetin e tyre.

"E dyta është që asnjë pacient mos të mbetet i përjashtuar nga sistemi dhe për këtë arsye do të bëhet rimbursimi në bazë të diagnozës. Efekti i të gjithë kësaj është që do dalin të fituar pacientët shqiptar, do dalin me dinjitet po kështu të fituar farmacistët shqiptar dhe shëndetësia shqiptare.

Karta e pacientit  do të mundësojë që pacienti të zgjedhë, te cili mjek familje do të shkojë, te cili specialist do të shkojë ,te cili spital do të shkojë dhe detyra e shtetit është të sigurojë që sistemi i sigurimeve shëndetësore të funksionojë dhe të marrin rimbursimin e duhur ndërkohë që zgjedhjen e kanë ata në dorë", tha Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:00
Basha: Shqiptarët harxhojnë më shumë se çdo banor i rajonit për shëndetin, abuzohet nё rastin mё tё keq me pacientin

Kreu i PD Lulzim Basha ka deklaruar se shqiptarët harxhojnë më shumë se çdo banor i rajonit për shëndetin. Sipas tij me pacientin abuzohet edhe në rastinb më të keq.

“Shqiptarёt nga xhepi i tyre nga taksat e tyre harxhojnё mё shumё se çdo banor tjetёr i rajonit pёr shёndetin e tyre dhe pra edhe sistemi shёndetёsor edhe kujdesi shёndetёsor i tyre ёshtё mё i dobёti, pse? Sepse qoftё nё sektorin publik, qoftё nё sektorin privat kjo para nuk pёrdoret me efiçiencё nё rastin mё tё mirё apo shpёrdorohet dhe vidhet, abuzohet nё rastin mё tё keq. Me kartёn e pacientit ne do tё mundёsojmё patjetёr tё ketё vetё mudnёsinё tё zgjedhё mjekun e familjes, specialistin, e qendrёs shёndetёsore, spitalin ku do tё marrё kurimin. Ky ёshtё njё sistem i cili funksionon transparencё dhe sjell llogaridhёnje edhe nga ata qё japin shёrbimin nё çdo nivel qё nga mjeku i familjes deri tek specialisti e deri tek spitali. Kёto janё dy ndryshimet kryesore qё do tё sjellё programi ynё pёr shёndetёsinё dhe do tё bёjё tё mundur qё sot shqiptarёt tё paguajnё mё shumё se çdo banor tjetёr i Ballkanit dhe marrin shёrbimin me cilёsinё mё tё dobёt. Sё pari t’i ulet kjo kosto, kjo barrё e rёndё financiare dhe sё dyti ti rritet cilёsia e shёrbimit”, tha Basha.

Basha tregoi dhe angazhimet e para me ardhjen në pushtet.

“Angazhim i parë konkret është bashkëpunimi me urdhrin e farmacistëve, bashkëpunim me shoqatat e pacientëve, të korrigjojmë atë që kjo qeveri në këto shtatë vite bëri duke shkatërruar plotësisht cilësinë dhe transparencën e medikamenteve shqiptare ose të medikamenteve që ofrohen në Shqipëri. Pra duke i ofruar shqiptarëve në radhë të parë cilësinë dhe sigurinë e barnave dhe kjo është çështje vullneti politik, janë ndryshime ligjore të cilat do të ndodhin menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

E dyta është që këto ligje të zbatohen se mund të kesh ligje të mira po në qoftë se nuk zbatohen prapë se prapë situata vazhdon të mbetet e njëjtë dhe kush vuan, vuan pacienti shqiptar dhe familjari i tij. Ushtrimi i kontrollit për të zbatuar këto ligje është angazhimi tjetër që ne kemi marrë me programin tonë. Me këtë kontroll dhe me këto ligje së pari do të heqim nga tregu barnat e pasigurta të paçertifikuar edhe joefektive dhe së dyti do të mundësojmë që çmimet në tërësi përmes luftës kundër monopoleve dhe aftësia e pacientit shqiptar për të blerë atë që i duhet për diagnozën të jenë tërësisht të përballueshme pra pacienti të jetë në gjendje të marrë ilaçin që ka nevojë dhe që funksionon.

Tani më 25 Prill është dita për të vendosur, do të vazhdojnë të fitojnë një grusht importuesish, pjesë e mafies së ilaçeve dhe te humbin gjithë pacientët shqiptarë apo do të fitojnë shqiptarët, do të fitojë Shqipëria? Shqipëria të fitojë shëndetësinë, Shqipëria të fitojë medikamente të kontrolluara të standardeve europiane, pacientët shqiptarë të fitojnë mundësinë për të marrë ilaçet sipas diagnozës pavarësisht prej statusit të tyre ekonomik dhe socia”, tha Basha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit