Basha: Me ligjin e vettingut u
njohëm vetëm dy ditë më parë

Basha: Me ligjin e vettingut u<br />njohëm vetëm dy ditë më parë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Rama që e akuzoi se po bllokon konsensusin për miratimin e 7 ligjeve plotësuese të Reformës në Drejtësi, duke deklaruar se Kushtetuta ka përcaktuar afate për kalimin e ligjeve dhe asgjë e drejtë e në emër të drejtësisë, s’mund të bëhet duke shkelur Kushtetutën.

Basha tha se ekspertët e PD po punojnë me projektligjin e vettingut, që sipas tij ka mbërritur në selinë blu vetëm dy ditë më parë, ndryshe nga sa kanë deklaruar ndërkombëtarët se deputetëve u është shpërndarë projektligji që në muajin qershor. 

"Ekspertët e opozitës janë në punë çdo orë të ditës dhe po shqyrtojnë edhe ligjin e vettingut që ka mbërritur afër mesnatës, dy ditë më parë", u shpreh Basha.

Kreu i PD akuzoi kryeministrin se s'do konsensusin me opozitën dhe se po nxit armiqësi të reja. 
 
"Nuk kaloi shumë nga marrëveshja historike në parlament për Reformën në Drejtësi, dhe Edi Rama shfaqet tërë entuziazëm sikur ka zbuluar një vatër të re konflikti.
 
Ç’është ky njeri që e zë konsensusi? Që e sëmur rënia dakord me opozitën për interesat e mëdha të vendit dhe vrapon të shpikë armiqësi te reja?
 
Kontrata më e madhe nën të cilën jemi, është Kushtetuta. Kushtetuta ka përcaktuar afate për kalimin e ligjeve. Dhe asgjë e drejtë e në emër të drejtësisë, s’mund të bëhet duke shkelur Kushtetutën
", tha ai. 

Basha thekson se lideri i procesit nuk është as ai dhe as Rama, por konsensusi dhe sipas tij konsensusi është rruga ku do të kalojnë ligjet. "I gjithë procesi ka tashmë një lider, të konfirmuar, të pakontestuar, të gjithëpushtetshëm.
 
Ky lider nuk është as Edi Rama, as Lulzim Basha, e aq më pak Fatmir Xhafaj. Por është konsensusi.
 
Konsensusi është rruga ku do të kalojnë ligjet. Opozita ska asnjë minutë kohë për të harxhuar me debate shterpë e as ti përgjigjet llogoreve të reja që germon Edi Rama. Punë dhe rezultate, ky është angazhimi ynë".
 
Me debatet e fundit, sipas kryeopozitarit, Rama i fryn një zjarri të ri, për të ndezur një hasmëri të re politike, me shpresën se kjo do të largojë vëmendjen e njerëzve problemet ekonomike, shëndetësia, kultivimi i kanabisit, rritja e çmimit të naftës, taksa për rrugën e Kombit apo edhe shuma që pagoi për foton me Presidentin Obama.
 
"Nuk kemi asnjë minutë kohë, sepse teksa shfaqet si komentator drejtësie, çka në të vërtetë nuk eshte, se nuk ia ka haberin fare, kërkon të fshehë plojën e madhe të vendit, të zhytur në mjerim, papunësi e mungesë shprese.
 
Krimi po thyen edhe rekordet e veta, ndërsa Rama i përgjigjet me inkriminime të reja në Policinë e Shtetit e me karta dixhitale për naftën.
 
Bandat e veshura me pushtet po shtojnë anëtarë e dhunojnë qytetarët, dhe për turpin e faqen e tij te zeze, ai nuk ka shkarkuar nga detyra as Elvis Rroshin, të dënuar edhe për përdhunim, sepse firma e tij i duhet për pazaret e fundit që ka planifikuar.
 
U bë më shumë se një muaj që mediat më të rëndësishme të botës shkruajnë përditë për 80 mijë dollarëshin e paligjshëm që ka paguar për foton me Obamën, e ai nuk jep asnjë shpjegim.
 
S"ka mbyllur një kilometër asfalt, por po ju vë shqiptarëve edhe një taksë të re, 10 euro për Rrugën e Kombit ndërkohë që vapa e gushtit po ja thanë palmat qindra mijë euroshe që i përdor si lodra për të mashtruar shqiptarët.
 
Shëndetësia është në kolaps të plotë, ekonomia ka ngrirë, prodhimi i fushave po kalbet se nuk shitet asgjë, ndërkohë që skota e tij e ministrave dhe oligarkëve vazhdon të shqyej mes vedi miliona euro të tenderave e koncesioneve.
 
Droga ka mbuluar vendin e njerëzit po vriten me njëri-tjetrin për ngastrat me kanabis, drejtorët e tij te policisë marrin 30 përqindëshin, drekojnë e darkojnë me trafikantë dhe tregojnë muskujt me varfanjakë, të moshuar e invalidë.
 
Teksa e grithë kjo po ndodh, Rama i fryn një zjarri të ri, për të ndezur një hasmëri të re politike, me shpresën se kjo do të largoje vëmendjen e njerëzve drejt një ringu, ku ne refuzojmë të marrim pjesë
", shprehet ai.

Për t'i dhënë fund gjithë të keqes së madhe që ka mbërthyer vendin sipas Bashës, beteja e radhës është për zgjedhjet e lira në mënyrë që vendi të çlirohet nga sundimi kriminal e i korruptuar.
 
"Sepse tashme për ne ka një betejë. Beteja për zgjedhjet e lira e të ndershme. Beteja për ti dhënë mundësinë vendit të clirohet nga sundimi kriminal e i korruptuar që i ka zënë frymën qytetarëve. Betejë që do ta luftojmë e do ta fitojmë me dhe për çdo shqiptar", përfundon deklaratën Basha.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv