TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot në një takim përfaqësuesit e Bankës Botërore, Drejtorin Ekzekutiv Piero Cipollone dhe Drejtoreshën për Rajonin e Europës Juglindore Ellen Goldstein. Gjatë këtij takimi, Basha është ankuar në lidhje me miratimin e aktit për shtyrjen me 6 muaj të hyrjes në fuqi të ligjit për “nëpunësit civil”.
Basha ka informuar bashkëbiseduesit lidhur me detaje të Aktit Normativ për ndryshimet në buxhet si dhe me shkeljet e dukshme ligjore që e bashkëshoqërojnë këtë akt, i cili sanksionon marrjen e huave të reja, jo më për investime publike siç e kërkon ligji, por tashmë edhe për shpenzime administrative dhe operacionale.
Gjatë takimit, Basha ka pasur një bashkëbisedim dhe shkëmbim idesh lidhur me bashkëpunimin e suksesshëm shumëvjeçar mes Bankës Botërore dhe Shqipërisë, arritjet e Shqipërisë veçanërisht nën qeverisjen e demokratëve, si edhe me pikëpyetjet që po shoqërojnë zhvillimet ekonomike dhe fiskale në këto muaj të parë të qeverisjes socialiste.
Kreu i PD-së, ka bërë një ekspoze të situatës makroekonomike dhe makrofiskale si dhe të zhvillimeve më të fundit që kanë pasuar rotacionin politik në Shqipëri.
Ai i shprehu bashkëbiseduesve shqetësimet e lindura përgjatë një muaji të qeverisjes së re socialiste, që kishin të bënin me fusha të tilla si: ligji i nëpunësit civil, akti Normativ për ndryshimet në ligjin e buxhetit, anulimet e koncesioneve të ligjshme në menyrë të njëanshme nga qeveria socialiste, prognozat aspak optimiste lidhur me zhvillimet ekonomike në vend si dhe pasigurinë që po zë gjithmonë e më shumë vend në planet e konsumatorëve dhe biznesplanet e investitorëve.
Kreu i opozitës, gjithashtu u kërkoi bashkëbiseduesve që të vazhdojnë të jenë pranë Shqipërisë, si deri më sot, me programe dhe projekte zhvillimi.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com