Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë, ku ka dëgjuar problematikat e tyre. Basha u shpjegoi edhe planin e PD për të rinjtë, ku tha se pas 25 prillit, qeveria e krijuar prej tij do të ketë në vëmendje mbështetjen e programeve të ndryshme që synojnë punësimin e të rinjve dhe krijimin e mundësive për të ecur në karrierë.
Ai tha se qeveria shqiptare do të bashkëfinancojë skemat të trajnimit të të rinjve në bashkëpunim me universitete e huaja dhe pas trajnimit tha Basha do të ketë punësime me paga të mira dhe rritje të mirëqenies reale. Basha tha se Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim në 8 vite dhe se ato që po bën kohët e fundit janë gënjeshtra
"Dhe unë një gjë të garantoj, që kjo që më the nuk e dija po kjo është jo e trishtë, por është tragjike. Që Italia të ofrojë, edhe Ministria e Arsimit ti thotë jo një masteri në këtë fushë, kjo tregon se ku kemi rënë ne, ku kemi përfunduar. Nesër do të jetë e kundërta, do të jemi ne që me Universitetin e Italisë, Austrisë, Gjermanisë, Britanisë dhe Amerikës dhe vendeve të tjera do të bashkëfinancojmë skema të trajnimit në këtë fushë dhe në fusha të tjera profesionale. Ky është ndryshimi dhe unë do ta quaj ndryshim bardh e zi sepse, të ofrojë një vend mik është shumë i afërt me Shqipërinë, një marrëdhënie më të veçantë me Shkodrën siç është Italia, të ofrojë për universitetin tënd dhe ministria që e ka për detyrë të ju lutet dhe qeveria që e ka për detyrë ta financojë, t’i thotë jo një dhurate kaq të çmuar nga e cila do të përfitonin mijëra të rinj, kjo është tragjike , në fakt është kriminale. Me 25 Prill ky sirtar mbyllet dhe sipari tjetër që hapet është ai ku ne shkojmë tek ata dhe i kërkojmë ndihmë dhe do të jetë investimi më i mençur se për çdo euro që do të investojmë do të fitojmë 50, 100, 200 euro më shumë në formën e punësimit të të rinjve. Në formën e punësimit të të rinjve dhe mbajtjes të të rinjve në vendin e tyre dhe madje në qytetin e tyre. Sepse shumë prej tyre ju e dini, pas trajnimit punojnë edhe nga shtëpia me paga siç e thamë, me paga shumë të mira, që garantojnë mirëqenie reale, garantojnë formimin e familjes, garantojnë blerjen e një banese, garantojnë një shtresë të mesme të re shqiptare. Kam një angazhim madhor që në qoftë se zotimet e marra nuk plotësohen në 4 vitet e para, unë nuk vij të kërkoj prapë besimin tuaj. Nuk ka fare rëndësi sepse për çdo dështim mund të gjesh një alibi dhe shembulli më i mirë për këtë është ky që është në ikje. Ka 8 vite pushtet më shumë se ç’ka patur çdokush që prej Enver Hoxhës dhe prapë gjend alibia pse s’ka realizuar premtimet dhe vjen prapë me premtime të tjera boshe në javët e fundit ku në fakt vetëm duhet të kërkonte falje para shqiptarëve që i zhyti në një nga krizat më të thella që kemi njohur këto 30 vite duke përfshirë këtu krizën e emigracionit të rinjve që është një plagë shumë e madhe që Shqipëria se mban dot, është një plagë që duhet ta mbyllim", tha Basha.
Ndegjojeni djema I mbushi 30 vjet qe e degjoni. Tani Ka ndryshuar komplet. Ju shkoranet tani beni gati trastat ti mbushini. Po si more sju mbushet mendja se keta jan funderrina qe per shkodren skan ber asgje vetem ju kan perdorur vetem per interesat e tyre politike. Them se ketyre ju ka ikur koha,jepini ate cfar meritojn sic ja kan dhen ne te gjith shqiperin.
PërgjigjuPritje madheshtore nga Shkodranet zotin Basha nga punonjesit e Bashkis& Uje sjedhes kanalizime me detyrim ose ti hiqet dita e punes,kjo eshte jehona qe i bojne mediat pro Basha.
PërgjigjuPo ca nevoje ke per 4 vjet ti aman te kemi pare ne 4 pozicione e ke ndritur
Përgjigju