Basha: Me veprimet konfliktuale Rama
rrezikon të bllokojë integrimin sërisht
Kryetari i ri i PD dhe i opozitës, kreu aktual i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama që të lexojë me vëmendje mesazhet që vijnë nga Brukseli.
Kryetari i ri i PD dhe i opozitës, kreu aktual i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama që të lexojë me vëmendje mesazhet që vijnë nga Brukseli. Ndërkohë që ka paralajmëruar se politika konfliktuale që provokon Rama mund të bllokojë sërish integrimin.
“Dua të siguroj përfaqësuesit më të lartë të BE në Bruksel, sikurse kemi siguruar qytetarët dhe Kuvendin e Shqipërisë këto ditë, se opozita e re shqiptare nuk do jetë në asnjë moment pengesa dhe problemi i integrimit të vendit në BE, se do të jemi promotorë, siç kemi qenë në qeveri, se do votojmë çdo ligj dhe akt që shkon në përmbushje të kritereve të integrimit”, deklaroi lideri i ri i PD, Basha në konferencën për shtyp, në selinë e PD.
Ai kërkoi nga Rama që ta lexojë jo si një mesazh rutinë por para së gjithash si një këshillë ndihmuese dhe qortuese për startin plot qëndrime përçarëse e konfliktuale në detyrën e tij si kryetar i këshillit të Ministrave. Basha, ndër të tjera theksoi se Rama e thelloi më tej luftëshpalljen ndaj opozitës me deklaratën e tij papreçedent se opozita nuk ka parë akoma se ç’është dhuna, deklaratë nga e cila nuk është tërhequr ende.
“Me veprimet konfliktuale dhe përçarëse që po kryen ai po rrezikon të bllokojë përsëri, kësaj radhe si qeveritar kundër opozitës”, tha ai. Basha e akuzoi për përcjellje të përçarjes dhe në Kosovë nga ana e Ramës, duke përmendur neglizhimin e Rugovës, ku nënvizoi se kjo s’është rruga për të shkuar në Europë.
“Uroj që nga Brukseli të kthehet me mend në kokë e këmbë në tokë e të heqë dorë nga konfliktualiteti e fryma përçarëse e urrejtjes ndaj opozitës”, nënvizoi Basha.
Shkrimi u publikua sot (18.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
41.3%
-
Jo
54%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 150
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rumania hetime për ndërhyrje nga jashtë në zgjedhje, kërkojnë pezullimin e Tik Tok në vend
28 Nëntor, 10:10
-
Kryeministri Rama krah Kurtit në ceremoninë e ngritjes së Flamurit në Vlorë! Pjesëmarrës dhe Begaj e Spiropali
28 Nëntor, 10:08
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Urim nga Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken: Marrëdhëniet e ngushta mes dy kombeve janë ndërtuar mbi vlera të përbashkëta
28 Nëntor, 09:55
-
VIDEO/ ‘Luftë’ në Beograd, tifozët e Crvena sulmojnë gjermanët! Një i plagosur rëndë, në Bologna tre francezë në spital
28 Nëntor, 09:51
-
Ambasada e SHBA-së uron me amerikanin që këndon himnin e Flamurit: Urime 112-vjetorin! Ne festojmë me krenari bashkë me ju (VIDEO)
28 Nëntor, 09:46
-
VIDEOLAJM/ Dita e Flamurit, Veteranët e UÇK hyjnë në Morinë duke kënduar këngën e Adem Jasharit
28 Nëntor, 09:43
-
Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?
28 Nëntor, 09:35
-
Aksident në Korçë/ Makina përplas biçikletën, 1 plagosur
28 Nëntor, 09:34
-
112-vjetori i Pavarësisë, urim nga Policia e Shtetit: 28 Nëntori na gjen krenarë dhe të bindur se duhet më shumë punë dhe shërbim cilësor
28 Nëntor, 09:33
-
Shqipëria 112 vite e pavarur, Blinken: Marrëdhëniet tona të ngushta bazuar mbi vlerat demokratike që ndajmë! BE: Krah jush në çdo hap! Ambasada e SHBA: Festojmë me krenari me ju
28 Nëntor, 09:26
-
A është manipuluese natyra njerëzore?
28 Nëntor, 09:24
-
Disiplina/ Gjoba dhe pezullime, e pësojnë Tirana dhe AF Elbasani
28 Nëntor, 09:22