Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka paralajmëruar mbajtjen e protestave teksa lëshoi akuza për kryetarin e Kuvendit dhe ministrin e Brendshëm. Basha pasi tha se Meta akuzohet se ka marrë ryshfet, ndërsa Tahirin si të përfshirë në trafik droge, theksoi se opozita nuk do të lejojë që vendi të bëhet rekordmen sa i takon korrupsionit dhe drogës.
Reagimi i Bashës:
Kryetari i Kuvendit dhe Ministri i Brendshëm janë nën akuza të rënda, të pakapërdishme
Numri dy i vendit, Ilir Meta, është zbuluar se ka marrë ryshfet nga një kompani e bekuar prej tij. Faktet janë bërë publike, ryshfeti i tij është paraqitur si argument në Gjykatën e Arbitrazhit në Vjenë nga zyra ndërkombëtare e avokatisë, e qeverisë shqiptare.
Ministri i Brendshëm akuzohet nga Dritan Zagani, oficer i lartë i policisë, i angazhuar për vite në luftën anti-drogë, si kumbari i bandave të narkotikëve në Jug, kryesisht në Vlorë. Fakte dhe prova kanë dalë në publik. Mjetet private të Ministrit janë përdorur prej kushërinjve të tij Habilaj që njihen si kokat e trafikut. Aksionet antidroge të policisë janë dekonsipuar në mënyrë të përsëritur, duke ndihmuar trafikantet e duke vënë në rrezik jetën e oficerit e familjes së tij.
Quo Vadis Shqipëria. Qytetarët e vendit me jetën që u është bërë ferr nga qeveria, janë shtangur nga këto raste korrupsioni dhe lidhje me krimin. Partnerët tanë ndërkombëtarë janë të alarmuar.
Ndërkohë që këto ngjarje të rënda ndodhin, Edi Rama i thotë marshalla krimit e korrupsionit, ndan hesapet me ortakët e zyrtarët e tij, dhe i sulet si bishë të pamundurve.
Partia Demokratike nuk do të lejojë që vendi ynë të përfundojë në republikë me standardet e Mugabes për korrupsion e me rekordet kolumbiane për drogë. Nuk kemi për ta lejuar. Jemi më të fortë e më të vendosur se kurrë bashkë me qytetarët e vendit.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com