Basha:Meta,Tregtar i Venedikut
Vasili: Luli mosmirënjohësi!

Basha:Meta,Tregtar i Venedikut<br />Vasili: Luli mosmirënjohësi!
TIRANE-Ndizet fushata elektorale. Kryetari i PD, Basha trazon ujrat në kampin e LSI me deklarata ku shigjetohet hapur ish-kryetari i LSI, Ilir Meta.

Por nuk vonon përgjigja nga kampi i LSI. Petrit Vasili që ka marrë timonin e partisë i kujton Bashës se që është në dijeni të disa ‘sekreteve’, ndërsa nuk i kursen etiketimin, ‘mosmirënjohës’.

Basha: Meta,Tregtar i Venedikut, SHPK e tij falimenton më 25 Qershor
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përveç Ramës, nuk ka kursyer nga akuzat dhe ish-kreun e LSI-së, Ilir Meta.

Nga Kruja ku hapi fushatën elektorale, duke iu referuar veprave të Shekspirit, Basha iu bashkua batutave që Rama tha para paktit se iu lut më shumë se Romeo Xhuljetës. Kreu i PD kujtoi se ka edhe një tjetër vepër Shekspiri, që quhet “Tregtari i Venedikut”.

Tregtarit të Vendekut i them ta marrë me qetësi dhe dashuri faktin që që SHKP e tij do të shkojë drejt falimentimit tolat më 25 qershor, skllavërimi i votuesve merr fund. Pazaret politike marrin fund në 25 qershor, opozita e bashkuar dhe PD me votën e qytetarëve do te qeverisin republikën e re”, tha Basha.

Duke akuzuar se u zgjodh President me pazare, Basha më tej, i sugjeroi Metës: “Merre me qetësi dhe dashuri, mos e shkel etikën se je president i zgjedhur, edhe pse me Pazar, lere Petritin ta marrë faturën e falimentimit të SHPK, matrapazllëqet nuk kanë vend në Republikën e Re”.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota