Basha: Mos besoni Ramën, të huajt
e mbështesin kauzën e protestës

Basha: Mos besoni Ramën, të huajt<br />e mbështesin kauzën e protestës
Në ditën e pestë të protestës kryedemokrati Basha ka deklaruar se partnerët ndërkombëtarë e mbështesin kauzën e PD për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sipas tij nuk ka asnjë europian që mund t;u thotë shqiptarëve të mos luftojnë për zgjedhje të lira pasi kjo do të ishte një formë e mosrespektimit të vendit të tyre.

"Miqtë tanë nga Brukseli në Uashington, nga Berlini në Romë, Athinë, në Londër e kudo që janë japin mbështetjen e tyre për kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Mos besoni asnjë që thotë ndryshe. Nuk ka europianë apo amerikanë që respekton veten e tij dhe vendin e tij që të guxojë t'u thotë shqiptarëve mos luftoni për zgjedhjet e lira. Nuk ka njeri serioz t'u thotë shqiptarëve pranoni republikën e krimit", u shpreh Basha. 

Gjatë një bashkëbisedimi me studentët që marrin pjesë në protestë, Basha tha se qeveria teknike është vetëm hapi i parë për ndërtimin e një qeverie tjetër, e cila sipas tij do të jetë shumë e ndryshme nga “Republika e kanabisit, drogës dhe krimit”.

"Nuk do të pranojmë këtë republikë të kalbur, t’i kthejmë popullit republikën e Lirisë. Qeveria teknike është vetëm stacioni i parë, ne po hedhim themelet për një qeveri tjetër, dhe sa më takon mua nuk do të ketë asgjë të përbashkët me republikën që do të përmbysim.  Ne jemi të vendosur për ta hedhur nga themelet këtë qeveri të korruptuar", tha Basha. 

Gjithashtu gjatë takimit me të rinjtë, kryedemokrati Basha ka shpalosur dhe një pjesë të programit të PD nëse kjo forcë politike do të vijë në pushtet. Ai ka deklaruar se do të anulojë ligjin e arsimit të lartë sapo ai të vijë në pushtet dhe se do të ofrojë 10 mijë stazhe me pagesë 200 mijë lekë për të nxitur të rinjtë që sapo mbarojnë shkollën. 

"Qeveria teknike është vetëm stacioni i parë, ne po hedhim themelet për një qeveri tjetër, dhe sa më takon mua nuk do të ketë asgjë të përbashkët me republikën që do të përmbysim...10 mijë stazhe me pagesë 200 mijë lekë kjo është skema që ne do të nxisim të rinjtë, që të mos rrinë në kafene, 1 vit stazh të paguar nga shteti. Kjo skemë për 10 mijë studentë do të paguhet nga buxheti, paratë do t;i marrim nga xhepat e derrave që vjedhin", tha Basha. 

Në fund të fjalës së tij, Basha u ka kërkuar të rinjve që të mbështesin kauzën e PD për zgjedhje të lira dhe të ndershme pasi vetëm në këtë mënyrë marrin zgjidhje problemet e tyre.
 
"Vendimi ishte në dorën tuaj, dhe fitorja është në dorën tuaj. Unë nuk tërhiqem, parlamenti i krimit ka marrë fund, ky është parlamenti i vërtetë i republikës së re që po lind. Ndaj ju kërkoj që duke luftuar për kërkesat tuaja të drejta, për tarifa të ulura, për kuotat, për stazhet e paguara nga shteti, të mbështesni kauzat e drejta, e sidomos atë që do ta mundësojë këtë, zgjedhjet e lira e të ndershme”, mbylli deklaratën e tij Basha.
 



Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)