Basha-Murphy: Bojkot, derisa
qeveria të reflektojë për shkeljet

Basha-Murphy: Bojkot, derisa<br />qeveria të reflektojë për shkeljet
TIRANE - Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i shprehu shqetësimin Senatorin amerikan për shtetin Christopher  Murphy për shkeljen e Kushtetutës dhe ligjeve nga ana e mazhorancës.

“Shkelja e Kushtetuetes dhe ligjeve nga ana e qeverise dhe mazhorances, moszbatimi i vendimeve te Gjykatës Kushtetuese e gjykatave te tjera, kapja e institucioneve të pavarura, infiltrimi i krimit në strukturat shtetërore, eleminimi i hapësirave institucionale të opozitës dhe skenarët e dhunës fizike kundër opozitës nga individë me rekorde kriminale të sjellë enkas në parlament nga kryeministri Rama, janë të papajtueshme me standartet e demokracisë euro-atlantike”, theksoi Basha në takimin që zhvilloi në Tiranë me zotin Murphy.

Basha tha se derisa shumica të reflektojë për përgjegjësitë e saj për këtë situatë dhe të angazhohet për të çmontuar mekanizmin që, sipas tij promovon krimin në parlament dhe strukturat shtetërore, opozita do të vijojë bojkotin e nisur nga muaji korrik.

 Sakaq, Basha i shprehu Senatorin Murphy mirënjohjen për mbështetjen dhe ndihmën e cmuar që SHBA i ka dhënë Shqipërisë në këto dy dekada si për konsolidimin e demokracisë ashtu edhe për anëtarësimin në NATO dhe integrimin në Bashkimin Europian.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim