Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një postim në rrjetin social Facebook të martën, shprehet: “11 vjet kryetar bashkie, Rama e la Tiranën pa plan urbanistik, krijoi geto të përjetshme betoni për të ndjekur ambicien e tij të çmendur, krijoi 200 milionë euro pasuri me lejet e ndërtimit”.
Basha sjell argumentet si, te Komuna e Parisit, ku me qindra pallate jane ngjitur me njëri-tjetrin, pa marrë parasysh kush do jetojë, çfarë ka nevojë qytetari, por thjesht duke planifikuar metrat e hyrjet për t’i bërë llogari bankare në vende “Off- shore”. “Sa për të tjerat: gropën e Hajdin Sejdisë e la të qelbet 11 vjet, 11 metra nga zyra e tij, Zogun e Zi deshi ta betonizonte, sheshin “Skënderbej” e ktheu në gërmadhë për 2 vite e gjysëm”, thekson ai.
“Sot si kryeministër, vazhdon njësoj. Po bëhet gati ta mbushë Parkun e Liqenit me beton, aty ku asnjë mendje nuk ka shkuar deri më sot. Kjo është e vërteta e një kryeministri që rras në burg hallexhiun që rregullon çatinë e avllinë, por vetë nuk pyet as për ligj, as për rregulla. Ka mbetur të ngrejë edhe piramidën e tij, por këto plane do t’i bëhen hi shumë shpejt. Ka ikur koha e faraonit, është dita e qytetarëve. Sa për të tjerat fotot flasin vetë!”, shkruan Basha./atsh
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com