Basha në Tendë, jo trim për
Berishën, frikacak për veten... 

Sot vijmë të miratojmë një tjetër investim shumë të rëndësishëm të financuar nga KFV dhe Republika Federale e Gjermanisë, në një nga sektorët kyç siç është ai i energjisë.

Flitet për një shumë rreth 49 milion eurosh që do të shkojë për të rehabilituar një segment shumë të rëndësishëm të sistemit tonë energjitik që ka të bëjë me unazën 110 KE të Shqipërisë së Jugut.

Ky është një investim që nuk duhet parë vetëm si disa para më shumë që shkojnë në një sistem kaq të rëndësishëm, një shtyllë kurrizore e ekonomisë shqipatre, por duhet parë edhe si një moment besimi, një besimi të vazhduar, të shtuar, gjithmonë në rritje edhe të partnerëve tanë dhe në këtë rast edhe të Republikës Federale të Gjermanisë, dhe gjej rastin ta falenderoj KFV-në për investime tepër të rëndësishme që kanë bërë në Shqipëri, sepse nuk janë vetëm investime në para që ndihmojnë ekonominë, ndihmojnë këtë sektor që është bërë shtylla kurrizore, por janë një vlerë e shtuar në besimin që na japin sot si partnerë strategjik në një reformë të rëndësishme siç është ajo e energjisë elektrike.

Është një reformë e mirënjohur nga Banka Botërore, nga FMN dhe nga të gjithë institucionet e tjera financiare që vlerësojnë ekonomitë botërore si Standard and Por`s apo Moody`s, të cilat e shikojnë si një pikë kthese në ekonominë shqiptare.

Pra nga një sektor i cili ishte shumë pranë lëngimit, një sektor peshë e varur në ekonominë shqiptare,  sot shihet si një motor, gjenerator i ekonomisë shqiptare, për faktin se në këto tre vite kemi një përmirësim të situatës financiare në plot 205 mln euro, pra para të cilat janë mbledhur nga ky sektor apo para që në mënyrë indirekte nuk kanë shkuar nga buxheti i shtetit për të mbushur gropën e zezë permanente që ka patur sektori energjitik, ku nëpërmjet abuzimeve, humbjeve teknike apo vjedhjeve ka qenë një nga sektorët që pengonte jo vetëm zhvillimin e energjisë në Shqipëri, jo vetëm zhvillimin e vendit por kompromentonte në mënyrë tepër të rëndë edhe buxhetin e shtetit shqiptar duke i hequr këto para nga investime shumë më të rëndësishme siç është shëndetësia, arsimi, në gjykata, në polici apo çdo gjë tjetër që marrin sot shërbime qytetarët shqiptar.

Sot sektori energjitik është kthyer dhe ka qënë reforma nga të parat më të sukseshme të qeverisë dhe është kthyer në një vlerë të shtuar të ekonomisë, në sajë edhe të një vullneti të hekurt, të kristaltë, të kësaj mazhorance që në fillim për ta investuar pushtetin që i besuan shqiptarët.

Me një mazhorancë solide, të konsoliduar dhe të fokusuar si lazer mbi reformat, duke nisur që nga reforma territoriale, reforma mbi energjinë, reforma mbi financat publike, reforma të cilat më në fund po kurorëzohen me reformën që të gjithë shqiptarët e kërkojnë, me kryekurorën e reformave, ajo në drejtësi.

Të gjithë jemi sot të qartë që jemi para një pike tepër të rëndësishme të historisë Shqiptare, në një moment kthese, njësoj si në vitet 90` kur shqiptarët kërkonin demokraci në të njëtin moment, në të njëjtën mënyrë, në të njëjtën masë kritike ku 98% e tyre sot kërkojnë drejtësinë që u ka munguar.

Në vitet 90` të gjithë dolën në protestë sepse nuk kishte një sistem që të maste, të promovonte, të garantonte dhe të drejtonte vullnetin e tyre drejt votës së lirë në një sistem multipartiak demokratik të një shteti ligjor të saktë.

Në historinë tonë të shkurtër, në demokracinë në këtë çerek shekulli ne e pamë, ne mësuam, e provuam në kurriz që thjesht të kërkohej pluralizëm nuk garantonte zgjedhje të lira.

Të kishe zgjedhje të lira nuk do të thoshte të kishe demokraci dhe të kishe demokraci nuk do të thoshte të kishe një shtet funksional dhe ky shtet funksional asnjëherë nuk u kthye në një shtet ligjor ku të gjithë janë të barabartë para ligjit, sepse në gjithë këtë sistem ku ne u përpoqëm të ndërtojmë, sidomos me ndihmën e aleatëve tanë strategjik dhe partnerëve që na kanë mbështetur në gjithë këto vite mungonte një komponent kryesor i cili e mbante në këmbë funksionimin e shtetit.

Për të bërë shtet nuk mjaftonte vetëm demokracia si vlerë, nuk mjaftonte vetëm demokracia si institucion.

Për të garantuar demokracinë, për të garantar ekonominë, kapitalizmin patjetër që duhet edhe drejtësia.

Në deri më sot drejtësinë e kemi patur vetëm si koncept të vendosur diku, apo më saktë ka qenë si një dhomë rrëfimi, ku çfarëdolloj gabimi që bëhej, çfarëdolloj dëmi apo krimi  mjaftonte ta lëshoje në atë dhomë dhe në vetvete gati gati zhdukej, në vetvete sistemi gjyqësor nuk ka zgjidhur asnjë problem që ka të bëjë me realitetin e qytetarëve shqiptar, thjesht ishte e vetmja bursë funksionale që ka patur Shqipëria, e vetmja bursë që merte paratë e qytetarëve dhe i konvertonte ato në drejtësi, e vetmja bursë funksionale e këtij vendi ka qënë ajo e vjedhjes, e shkëmbimit të krimit për vlerë monetare në sistemin e drejtëisë.  

Ky sistem jo thjesht duhet të marrë fund, jo thjesht duhet të rilindë, por duhet të marrë rolin parësor që ka si garant i drejtësisë, sepse vetëm drejtësia me një sistem funksional të gjykatave, të prokurorisë mund të jetë më në fund barazpesha, garanti i vetëm i sistemit demokratik, sepse ashtu siç e kemi parë deri më sot demokracinë, nuk ka funksionuar dhe nuk do të funksionojë nëqoftëse drejtësia nuk i ndëshkon ata që manipulojnë, që devijojnë, që blejnë, që tjetërsojnë votën e çdo shqiptari që nga Tropoja deri në Sarandë.

Të presësh nga partitë politike në vetvete me gjithë vullnetin politik, që të mos përpiqen të ndikojnë mbi votën ashtu siç ndodh në çdo vend të botës, është që të presësh të shikosh ndërmjet gjithë nuancave të grisë se çfarë është e pranueshme sot në politikë për të parë dhe për të bërë për vete votën dhe nuk ka një vijë të qartë të bardhë dhe të zezë, një vijë ndarëse që është vetëm drejtësia.

Vetëm drejtësia mund ta garantojë sot votën e qytetarëve shqiptarë, vetëm drejtësia mund të ndëshkojë komisionerin më të thjeshtë nga Tropoja deri në Sarandë, numërusin më të thjeshtë, çdo anëtarë KZAZ-je, çdo anëtarë partie, qoftë ky edhe deputet, për t`u përpjekur qoftë edhe nga dituria për të ndikuar në votën e qytetarëve shqiptarë.

Vetëm drejtësia mund të bëjë që më në fund të bëjë realitet ëndrrën e qytetarëve shqiptarë për të bërë shtet, për të patur më në fund një shtet funksional. Vetëm vullneti politik për të patur një sistem demokratik funksional nuk është i mjaftueshëm, nuk ka qenë asnjëherë i mjaftueshëm.

Çështje të demokracisë dhe të votës diskutohen sot në çdo vend të botës, janë diskutuar në Francë, në Angli, janë diskutuar edhe në Amerikë në djepin e demokracisë. Është sistemi i drejtësisë që në fund fare garanton dhe thotë se si funksionon demokracia, se sa mirë funksionon demokracia, se sa të saktë, sa të aftë, sa të drejtë janë në garën e tyre partitë politike.

Një parti politike patjetër ka ambicien që të kapitalizojë, të realizojë sa më shumë vota dhe t`i kthejë ato në mandate, të vijnë në këtë parlament dhe të marrin mazhorancën, sepse në vetvete është një lojë politike-matematike.

Ama vetëm sistemi i drejtësisë në fund fare, ku qytetarët nuk kanë një besim, nuk janë të bindur në mënyrën se si po shkon vota e tyre, vetëm sistemi i drejtësisë mund t`i garantojë dhe këtu qëndron paradoksi i vërtetë politik, logjik dhe taktik i asaj kaste të Partisë Demokratike, nuk dua ta quaj Partia Demoikratike, sepse aspiratat e të gjithë demokratëve janë për demokraci  funksionale.

Dhe ata përballen me gjykata të korruptuara, dhe demokratët duan që të funksionojë vota ashtu siç duhet, dhe demokratët nuk duan që të rrifen nëpër gjykata dhe prokurori, por vetëm kasta e cila është instaluar në krye të Partisë Demokratike e ka mbyllur vullnetin e demokratëve, e ka mbyllur ambicien, aspiratën e demokratëve për demokraci dhe drejtësi më në fund në këtë vend, në atë tendën e turpshme që është mbledhur në shifra dhe në numra njerëzish të cilët vetëm sa kanë një rotacion dhe kanë kaluar tashmë në demagogji elektorale.

Nuk  ka asnjë problem dhe unë nuk shoh asnjë inkoherencë të opozitës në atë që thotë, në atë që mendon sepse normal apelon demokratët e saj. Ka ato argumentat që mund të quhen shumë të mira për demokratët nuk do ndryshojnë dot votën tonë, nuk do ndryshojnë dot votën e atyre njerëzve që kanë një logjikë politike sot në Shqipëri dhe shikojnë se çafrë po ndodh, ama përpiqen të mbajnë atë bazën e vet, nuk ka asnjë problem në këtë proces, ama le të futen në proces elektoral.

Sot nuk jemi aspak muaj larg nga fushata elektorale dhe natyrshëm gjithë forcat politike si në çdo vend të botës, leksikun, vokabularin, logjikën, gjithçka që thonë dhe që bëjnë e kanë futur në shinat elektorale.

Të njëjtën gjë po bën edhe Partia Demokratike dhe duket sikur ajo tenda që ka bllokuar drejtësinë është pasoja por jo nuk është pasoja, tenda, bllokimi i demokracisë është shkaku vetëm se ka frikë nga drejtësia, kasta e Partisë Demokratike sot në pushtet e ka kapur gjithë procesin se ka frikë nga procesi në drejtësi. Shumë nga qytetarët mund të mendojnë se ndoshta erdhi koha që zoti Basha si lideri dual i opozitës më në fund u burrërua dhe po del aty dhe po mbron interesat e atyre të cilët e kanë zgjedhur.

Për mua nuk është se zoti Basha më në fund u bë burrë sepse mbron familjen Berisha apo ish-  ministrat, zoti Basha ka frikë për veten e vet sepse e di që ka një çështje të hapur me drejtësinë.

Mjaftoi një gjyqtar në shtetin më demokratik, në Amerikë, një gjyqtar në Siaëll, në një cep të Amerikës, që të kthente urdhërin ekzekutiv të Presidentit më të rëndësishëm, më të pushtetshëm sot në botë, presidentit të Amerikës.

Mjafton një prokuror i ndershëm, një gjyqtar i ndershëm dhe ta thërrasë zotin Basha para drejtësisë për çështjen e dosjes Rrëshen-Kalimash, vjedhjes më të madhe që ka parë ndonjëhrë dhe do të shohë historia e Shqipërisë me fondet e shqiptarëve, me fondet e buxhetit. 1 miliard e gjysëm euro pa tender, pa preventiv, pa volume pune, pa çmime për njësi, pa asnjë lloj institucioni që t`i kontrollojë apo t`i masë ato punime. 1 miliard e gjysëm euro të hedhura me një firmë të zotit Basha.

Zoti Basha mund ta ketë kaluar me sistemin e vjetër të drejtësisë duke bërë si i ftohur, dukë u bërë si me grip, apo i kish ikur zëri, se sot i ka ardhur zëri Zotit Basha, atëherë nuk kishte mundësi të fliste e të shkonte para Prokurorisë dhe Gjykatës së Latë dhe të përballej me akuzat.

Atëherë kishte laringit dhe nuk i vinte zëri ndërsa sot përpiqet ta trashë zërin, të duket më burrë me zërin që bërtet. Por në fakt tenda është shkaku që ka bllokuar sot sistemin e drejtësië dhe gjithë sistemin e demokracisë në Shqipëri, sepse zoti Basha ka frikë për veten, nuk është aq trim dhe aq burrë sa të mbrojë familjet që ka instaluar si kryetar, jo, sot ka frikë për veten ndaj është aty dhe përpiqet të mbajë edhe gjithë ato lloj diskutimesh elektorale.

 Shumë mirë le t`i mbajë por t`i mbajë tek kryesia e partisë së vet, le t`i mbajë në mitingjet e Partisë Demokratike dhe jo të pengojë sistemin e drejtësisë në Shqipëri sepse kjo mazhorancë me vullnetin e saj për të votuar që në 21 korrik e ka patur shumë të qartë që ndonëse nuk i duheshin votat e Partisë Demokratike për të votuar të gjitha ligjet, i ka dhënë ekuivalencë, e ka baraspeshuar atë në të gjithë procesin e drejtësisë që ka të bëjë me vetting-un, sepse beson që nuk është thjesht vullnet i një force politike dhe i një mazhorance sepse ka të bëjë me 98%, me 100% të shqiptarëve minus atë 2% që ka vjedhur me sistemin e drejtësisë.

Kjo është përtej çdo mazhorance, ky vullnet që bëhet sot dhe ne prandaj besuam këtë dhe e ndamë, e ekuivalentuam, e baraspeshuam procesin vetting  sepse besojmë që është vullneti i popullit, vullneti i gjithë shqiptarëve.

Nëqoftëse sot do të shohim shifrat, nëqoftëse e kthejmë në matematikë të thjeshtë, 98% e shqiptarëve kërkojnë reformën në drejtësi, (30% e shqiptarëve që votojnë Partinë Demokratike), e kanë votuar do të vazhdojnë ta votojnë, janë tek ajo masa e vet që nuk i shkëputen dot, por të krahasosh dhe të parakalojë vullnetin e 30% me vullnetin e 98% dhe vullnetin e vet demokratëve për të patur një sistem demokratik, sot jo vetëm është absurde por është kriminale dhe të presësh që 200 veta që rrijnë në tendë të parakalojnë votën e 2 milion shqiptarëve që mandatuan këtë mazhorancë, këtë qeveri për të bërë këto reforma dhe për të vazhduar në një mandat 4-vjeçar. Kjo është abuzive dhe kjo është kriminale.

Fushata është shumë afër, nuk ka zot që e ndalon votën e qytetarëve shqiptarë, nuk e ka bërë dot as zoti Berisha i plotfuqishëm sulltani i parë në 96`, nuk u ndalua dot dhe nuk u bë as në zgjedhjet e fundit elektorale sepse sot në Shqipëri, në mes të Europës, një vend në NATO, në këtë mbikqyrje kaq të shtuar të gjithë partnerëve ndërkombëtarë, me këtë vullnet që ka treguar mazhoranca për të ndarë demokracinë, për të ndarë drejtësinë, për të ndarë pushtetin kur vjen për çështje primare që kanë të bëjë me qytetarët shqiptarë dhe ka vullnetin që të bëjë një proces shumë të saktë, pavarësisht se Partia Demokratike sot në minorancë, nuk mund të quhet as opozitë se opozitë do të thotë të kundërshtosh dhe të jesh alternativa, ata janë thjesht minorancë, nuk kanë as logjikën, as fantazinë që i duhet një force opozitare për t`u parë si alternativë, ata janë thjesht kundërshtues, janë si ai fëmia që qan dhe kërkon të marrë qeverinë pavarësisht se janë vetëm dy muaj ku mund të dalë aty dhe mund ta provojë veten dhe ta marrë qeverinë.

Pavarësisht se humbi në 85% në zgjedhjet e pushtetit vendor, se po ta marësh në raport me popullatën, 85% e popullatës sot janë me kryetar bashkish të kësaj mazhorance.

E panë edhe para dy vitesh, e panë që nuk kishin alternativë, e dinë edhe kësaj radhe që ndoshta nuk janë alternativë dhe ndoshta nuk do votohen, dhe frika më e madhe e zotit Basha pas asaj të drejtësisë është që me humbjen e zgjedhjeve në Shqipëri do humbasë edhe Partinë Demokratike, dhe për një njeri që do të mbajë peng Partinë Demokratike se nuk fiton dot zgjedhjet nuk mund të mbajë më dot peng drejtësinë aspiratën e qytetarëve  shqiptarë por më në fund të kenë demokraci, drejtësi dhe më në fund të kenë një shtet të tyren. 

Fjala e deputetit të PS, Ervin Bushati, gjatë seancës së Kuvendit*

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025