Basha: Rilindja e Ramës fjalë boshe
një Shqipëri evropiane, misioni i PD

Basha: Rilindja e Ramës fjalë boshe<br />një Shqipëri evropiane, misioni i PD
PERMET - Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke folur në Kuvendin Zgjedhor të PD-së në Përmet dhe Mallakastër ku mori pjesë tha se çdo shqiptar, sipas Bashës, e ka kuptuar se Rilindja ishte një mashtrim për t’u marrë votën qytetarëve.
 
Lideri demokrat ka sjellë në vëmendje falimentimin e biznesit dhe papunësinë në rritje si kërcënim i madh për mirëqënien e qytetarëve.
 
“’Rilindja’ e famshme  e Edi Ramës doli një fjalë boshe, rezultoi propagandë pa doganë, rezultoi  një tufë tollumbacesh që u shpuan një e nga një pikërisht sepse ishte një premtim bosh pa alternative, sepse nuk u bazua në një analizë konkrete, realiste të gjendjes së vendit, të mundësive të vendit dhe vizioneve për të shkuar përpara. Por u bazua kryekëput në mashtrimin për të marrë votën. Sot përkeqësimi ndjehet kudo. Sipërmarrja në nivel falimentimi në të gjithë vendin. Mijëra shqiptarë humbin vendet e tyre të punës, asnjë premisë për përmirësim”, tha Basha.
 
Basha theksoi se zgjedhjet në PD, për mënyrën që po zhvillohen, alternativat që po përcjellin kandidatët,  vendin e votës së lirë në themel të garës në parti dhe nivelin demokratik të riorganizimit të partisë, ka bërë që qytetarët ta ndjekin me dëshirë dhe shpresë për të nesërmen.
 
Kryetari i PD-së ka kërkuar nga drejtuesit e rinjtë partisë në çdo degë të hartojnë platformën e zhvillimit për zonat e tyre.
 
“Çfarë tjetër është arsyeja jonë për të qënë këtu nëse nuk jemi në gjendje t’i ofrojmë një perspektivë zhvillimi qytetarëve ku gjithsecili prej tyre të shohë mundësinë dhe të besojë tek e nesërmja, të besojë se dinjiteti i tij dhe i saj nuk do të nëpërkëmbet, të besojë se ligji do të funksionojë i barabartë për të gjithë. Misioni i Shqipërisë europiane në çdo qelizë të saj, i standardit europian në çdo orë të jetës së çdo shqiptari kudo në vend, është misioni hyjnor i Partisë Demokratike”, tha Basha.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme