Basha: Ndërhyrja e parë në shëndetësi, ndalimi i largimit të mjekëve dhe infermierëve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se ndërhyrja e parë që do të bëjë në shëndetësi do të jetë ndalimi i largimit të mjekëve dhe të infermierëve nga vendi. Basha tha se kjo gjë do të bëhet duke u rritur pagën mjekëve dhe infermierëve.

Ilir Babaramo: Në sistemin shëndetësor zoti Basha, cilat mund të jenë 2-3 ndërhyrjet kryesore.

Lulzim Basha: Ndërhyrja e parë stabilizuese është të ndalim largimin e mjekëve dhe të infermierëve edhe për këtë paga të nivelit të Kosovës janë zotimi ynë i parë. 1200 euro pagë për mjekët, 700 euro paga për infermierët, 950euro paga për mjekët specializantë. Kështu do të ndalim atë që po na ndodh me shpejtësi të tmerrshme është. Po arrijmë në nivelet e Afrikës ekuatoriale sa I bie fjala për numrin e mjekëve për frymë në Shqipëri dhe të infermierëve. Së dyti hapja e një fakulteti tjetër për aftësimin e të rinjve shqiptarë në këto fusha, në fushën e mjekësisë dhe të infermierisë. Këto janë hapat stabilizues, ndërsa reforma e vërtetë shëndetësore do të ketë në qendër parimin paraja ndjek pacientin dhe jo paraja ndjek oligarkun.

Paraja ndjek pacientin do të thotë që afër 900 milion euro që harxhojnë sot shqiptarët me taksë, taksën universale, me taksën e sigurimeve shëndetësore, me pagesa nën dorë të sistemi publik, me pagesa mbi e nën dorë në sistemin privat, me bileta, hoteleri e pagesa në sistemin shëndetësor Italian, grek, apo turk, mjaftojnë dalin e teprojnë për të krijuar në Shqipëri institucione të shërbimit shëndetësor që mund të garantojnë si fillim të njëjtën cilësi shëndetësore, të njëjtën cilësi të shëndetit publik që garantojnë vendet e rajonit dhe për të ecur përpara pastaj drejt niveleve europiane në shëndetësi.

Është një reformë e detajuar e cila ka mundësuar vendeve të ngjashme me ne, madje që kanë qenë në të njëjtën gjendje ekonomike që është sot pas tetë vite dështimi të ashtë quajturit shëndetësi falas. Jua ka mundësuar të kthehen jo thjesht në vende që ofrojë shëndetësi cilësore por dhe turizëm cilësor por kjo është një reformë e cila do të kërkojë kohën e saj. Hapi i parë është stabilizimi, të mundësojmë që të kemi mjaftueshëm mjekë dhe infermierë, të mundësojmë që të bëhet rimbursimin i barnave sipas diagnozës sepse një nga gjërat  që po gërryen më shumë janë xhepat e shqiptarëve në veçanti xhepat e pensionistëve shqiptar janë fatura e ilaçeve dhe kjo është plotësisht e mundur dhe  të ndodhë duke devijuar paratë e shqiptarëve nga xhepat e oligarkëve tek financimi i këtyre prioriteteve. Të pagave  të personelit shëndetësorë, të mirëpajisjes së infrastrukturës publike shëndetësore dhe rimbursimin sipas diagnozës së barnave.


Lajmi kryesor:

Basha në '5 pyetjet': E kam treguar që PD-në e drejtoj unë! Nëse një zyrtar ka hedhur firmë që në gjykatë shpallet e padrejtë, do i konfiskohet pasuria


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama dhe Berisha u forcuan më 2024, më të fortë edhe më 2025! Kreu i PD do që t’ia lërë partinë të bijës! Mendoni sikur Saliu të ishte kryeministër i Kinës?

Spahiu: Rama dhe Berisha u forcuan më 2024, më të fortë edhe më 2025! Kreu i PD do që t’ia lërë partinë të bijës! Mendoni sikur Saliu të ishte kryeministër i Kinës?