Basha në '5 pyetjet': E kam treguar që PD-në e drejtoj unë! Nëse një zyrtar ka hedhur firmë që në gjykatë shpallet e padrejtë, do i konfiskohet pasuria

TIRANË- Për kryedemokratin Lulzim Basha, ai i ka dhënë të gjitha provat që është në krye të Partisë Demokratike, e mbi të gjitha e ka treguar me fjalë dhe me vepra që nuk është një kukull në duart e Ilir Metës dhe Sali Berishës. Kjo vjen si përgjigje për kryeministrin Edi Rama, i cili e ka etiketuar gjatë gjithë fushatës elektorale si një lider pa karakter. I ftuar në emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’ në Report Tv, Basha tha se zgjedh që në ndryshim nga kryeministri të mos bëjë një fushatë me sulme personale, kjo sepse synon që të vendosë një model të ri në politikë që ka të bënë me realizimin e një fushate pozitive.

Një nga vendimet e para që premton se do të bëjë me ardhjen e tij në pushtet, Basha tha se do i konfiskojnë pasurinë të gjithë zyrtarëve shqiptarë që kanë firmosur dokumente që sjellin pasoja të rënda ekonomike për shqiptarët. Këtu e pati fjalën për rastin e Francesco Becchetti-t, ku tha se 110 mln eurot e humbura në Gjykatën e Arbitrazhit nuk do të paguhen nga taksat e shqiptarëve, por nga xhepat e tyre.

Pyetur nëse sheh ndërhyrje në fushatë nga presidentit turk Erdogan, Basha shtoi se Turqia është një vend aleat, por që theksoi se rruga e Shqipërisë është vetëm një, integrimi në Bashkimin Europian. Ndalur te ajo se çfarë po ndodh në koalicionin opozitar, ku janë bërë bashkë parti që nuk kanë ideologji të njëjtë, si PD dhe LSI, Basha tha se mes tyre nuk ka tension, pasi kanë një qëllim të njëjtë, që është largimi i Ramës, e ndërsa ka sqaruar edhe të vërtetën e tramvajit të Tiranës, që Rama ia ka përmendur jo pak herë në takimet e tij elektorale. Ai tha se arsyeja pse ky projekt nuk është bërë është Rama, pasi ai ndaloi financimin e tij.

Në fund, 25 prillin, kryedemokrati e cilësoi si një ditë shumë të veçantë dhe historike për vendin, për të sjellë atë që ai e ka cilësuar si ndryshimin e shumë pritur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:02
Basha: Ndërhyrja e parë në shëndetësi, ndalimi i largimit të mjekëve dhe infermierëve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se ndërhyrja e parë që do të bëjë në shëndetësi do të jetë ndalimi i largimit të mjekëve dhe të infermierëve nga vendi. Basha tha se kjo gjë do të bëhet duke u rritur pagën mjekëve dhe infermierëve.

Ilir Babaramo: Në sistemin shëndetësor zoti Basha, cilat mund të jenë 2-3 ndërhyrjet kryesore.

Lulzim Basha: Ndërhyrja e parë stabilizuese është të ndalim largimin e mjekëve dhe të infermierëve edhe për këtë paga të nivelit të Kosovës janë zotimi ynë i parë. 1200 euro pagë për mjekët, 700 euro paga për infermierët, 950euro paga për mjekët specializantë. Kështu do të ndalim atë që po na ndodh me shpejtësi të tmerrshme është. Po arrijmë në nivelet e Afrikës ekuatoriale sa I bie fjala për numrin e mjekëve për frymë në Shqipëri dhe të infermierëve. Së dyti hapja e një fakulteti tjetër për aftësimin e të rinjve shqiptarë në këto fusha, në fushën e mjekësisë dhe të infermierisë. Këto janë hapat stabilizues, ndërsa reforma e vërtetë shëndetësore do të ketë në qendër parimin paraja ndjek pacientin dhe jo paraja ndjek oligarkun.

Paraja ndjek pacientin do të thotë që afër 900 milion euro që harxhojnë sot shqiptarët me taksë, taksën universale, me taksën e sigurimeve shëndetësore, me pagesa nën dorë të sistemi publik, me pagesa mbi e nën dorë në sistemin privat, me bileta, hoteleri e pagesa në sistemin shëndetësor Italian, grek, apo turk, mjaftojnë dalin e teprojnë për të krijuar në Shqipëri institucione të shërbimit shëndetësor që mund të garantojnë si fillim të njëjtën cilësi shëndetësore, të njëjtën cilësi të shëndetit publik që garantojnë vendet e rajonit dhe për të ecur përpara pastaj drejt niveleve europiane në shëndetësi.

Është një reformë e detajuar e cila ka mundësuar vendeve të ngjashme me ne, madje që kanë qenë në të njëjtën gjendje ekonomike që është sot pas tetë vite dështimi të ashtë quajturit shëndetësi falas. Jua ka mundësuar të kthehen jo thjesht në vende që ofrojë shëndetësi cilësore por dhe turizëm cilësor por kjo është një reformë e cila do të kërkojë kohën e saj. Hapi i parë është stabilizimi, të mundësojmë që të kemi mjaftueshëm mjekë dhe infermierë, të mundësojmë që të bëhet rimbursimin i barnave sipas diagnozës sepse një nga gjërat  që po gërryen më shumë janë xhepat e shqiptarëve në veçanti xhepat e pensionistëve shqiptar janë fatura e ilaçeve dhe kjo është plotësisht e mundur dhe  të ndodhë duke devijuar paratë e shqiptarëve nga xhepat e oligarkëve tek financimi i këtyre prioriteteve. Të pagave  të personelit shëndetësorë, të mirëpajisjes së infrastrukturës publike shëndetësore dhe rimbursimin sipas diagnozës së barnave.

Ora 21:48
Basha: Nëse një zyrtar shqiptar ka hedhur një firmë që në gjykatë konsiderohet e padrejtë, do i konfiskohet pasuria

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  është shprehur se me ardhjen e tij në pushtet, në qoftë se një zyrtar shqiptar ka hedhur një firmë që në gjykatë konsiderohet e padrejtë, atij do i konfiskohet pasuria.  

Ilir Babaramo: Cilët janë parimet e këtij ligji?
Lulzim Basha: Është parimi ndiq paranë i cili e bën të pamundur që të mos kuptosh se ku kanë shkuar paratë? Si është zhvilluar gara? A ka pasur garë? Nëse ka kompani të regjistruara ofshore, nëse e shikon që procesi është fiktiv, nëse e shikon që çmimi është shumëfish apo shumë larg tregut rajonal, në disa raste edhe më lart se tregu Europian, e kupton që ke të bësh me një kontratë korruptive e cila i nënshtrohet pastaj një procesi, në radhë të parë administrativ, që është vullneti i qeverisë dhe pastaj një procesi gjyqësor. Por, dua të theksoj se kjo nuk ka të bëjë asgjë me çështjen “Beketi”. Çështja “Beketi”, është çështja ku kryeministri, kryetari i Bashkisë dhe sekretari i përgjithshëm që sot duhet të ishin të tre të pandehur, të marrë të pandehur, mbyllën një media për shkak të qëndrimeve kritike ndaj qeverisë. Kjo është e dokumentuar. Arbitrazhi e ka të dokumentuar qartë përmes komunikimit të pronarit të media nga njëra anë dhe këtyre tre personazheve nga ana tjetër që këtu kemi të bëjmë me vepër penale nga këta tre zyrtarë. Angazhimi im është jo vetëm për këtë por, për çdo dëm që i shkaktohet potencialisht taksave të shqiptarëve, buxhetit të shtetit. Nuk do të jetë familja varfër e Elbasanit apo e Gjirokastrës apo e Shkodrës apo e Tiranës apo e Durrësit apo e Korçës apo kudo tjetër në Shqipëri që do të ndajë prapë para nga xhepi për të paguar gjobën, por do të jetë konfiskimi i pasurive të hapura dhe të fshehura të pushtetarëve, që do të shkojë për të paguar gjoba që kanë ardhur si rezultat i veprave penale që ata kanë kryer. Ka një praktikë ligjore që e kanë zhvilluar vende që kanë pasur drama të ngjashme si ky i yni. Ka një praktikë në zbatimin e ligjeve të tilla, sigurisht, me ndihmën e agjencive të specializuara si Europol-i, Interpoli por edhe agjencive të partnerëve strategjikë, me të cilët prej më shumë se dy vitesh unë dhe ekipi im jemi në kontakt edhe për të hartuar ligjin dhe për të mundësuar që këto gjoba të padrejta ndaj shqiptarëve ti paguajnë ata që kanë kryer veprën penale për interesat e tyre dhe për pasurimin e tyre dhe për pushtetin e tyre.

Ilir Babaramo: Pra, në qoftë se një zyrtar shqiptar ka hedhur një firmë që në gjykatë konsiderohet e padrejtë, atij i konfiskohet pasuria?  Që ta kuptoj saktë këtë parim.

Lulzim Basha: Parimi është në thelb që zyrtarët do të mbajnë përgjegjësi edhe në pasurinë e tyre për vendimet e paligjshme të cilat i kushtojnë buxhetit të shtetit. Po ky është parimi.

 

Ora 21:44
Basha: Mini-Shengen nuk mund të ketë duke përjashtuar Kosovën

Kryetari i opozitës Lulzim Basha në një intervistë për emisionin 'Pesë pyetje nga Babaramo' tha se marrëdhëniet me qeverisën e Kosovës do të jenë prioritare. Teksa u pyet për Mini-Shengenin, Basha tha se nuk mund të ketë një marrëveshje të tillë duke përjashtuar Kosovën.

Lulzim Basha: Unë mund të flas për raportet e Partisë Demokratike dhe të mijat dhe mund t’ju them që ne marrëdhëniet me Kosovën i konsiderojmë dhe kemi provuar që për ne janë prioritare. Qeveritë dhe parlamentin në Kosovë i zgjedh qytetari i Kosovës, i zgjedh populli i Kosovës. Pavarësish kush është në krye të vendit detyra e Shqipërisë është të jetë në mbështetje totale të republikës së Kosovës, të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të objektivave të saj, që janë vazhdimi i njohjes ndërkombëtare nga ato vende që  se kanë njohur akoma, anëtarësimi në institucionet ndërkombëtare dhe lehtësimi i të gjitha pengesave që bëjnë të pamundur njëjtësimin midis Shqipërisë e Kosovës, në çdo fushë që ka të bëjë më ekonominë, ka të bëjë me kulturën, ka të bëjë me artin, me arsimin. Në çdo fushë të jetës. Dhe për këtë ne kemi qëndrime, objektiva dhe plane shumë të qarta.

Besoj, jam i bindur që me qeverinë e zotit Kurti ne do të punojmë ngushtësisht në të mirë të qytetarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë. Të rritjes ekonomike dhe të mirëqenies së tyre që është sfida e parë dhe kryesore. Por sigurisht do të jemi në mbështetje totale të institucioneve të Kosovës edhe për prioritetet që shpreha më parë. Dhe këtu do të ketë një kontrast po kaq të qartë, një ndryshim po kaq të qartë në atë që ka ndodhur 8 vite me rrallë ku politika kaotike dhe e dëmshme e kryeministrit në ikje vendosi një precedent të shëmtuar që nuk e kishim parë më parë. Se rreth disa pikave politika shqiptare është bashkuar gjithmonë dhe këtu patëm për herë të parë një dëmtim të interesit kombëtarë, një dëmtim të interesave të Kosovës për shkak të personalizimit dhe protagonizmit pa asnjë strategji, pa asnjë  plan deri në nivel të një sjellje vasale të kryeministrit në ikje. Me kryeministrin e ri të 25 prillit qeverinë time, Kosova e ka të garantuar shtetin shqiptarë ashtu siç i takon, në krah të saj dhe sfidave të saj të cilat do t’i kapërcejmë së bashku.

Ilir Babaramo: Një nga temat më të debatueshme mes Prishtinës dhe Tiranës gjatë viteve të fundit, 2-3 viteve të fundit ka qenë i ashtuquajturi minishengen. Ju ca qasje keni?

Lulzim Basha: Minishengeni është një projekt i cili në mënyrën si u prezantua dukej si një tekë e kryeministrit në ikje dhe e disa shokëve të tij për të mbuluar dështimet apo deficitet që kanë krijuar në raport me demokracinë, me të drejtat dhe liritë themelore, me lirinë e medias. Me dështimin për t’ju sjellë qytetarëve zhvillimin ekonomik që ai premtoi kur erdhi në pushtet në vitin 2013. Lëvizja e lirë është në themel të bashkëpunimit midis vendeve. Dhe lëvizja  e lirë në rajon është diçka të cilën unë personalisht e kam mbështetur edhe si pjesë e qeverisë së mëparshme. Mbaj mend në muajin e parë të shërbimit si ministër i brendshëm, kemi diskutuar që qytetarët e vendeve të Europës Juglindore të lëvizin vetëm me karta identiteti edhe të shkojmë drejt një reduktimi të barrierave. Por ndërkohë nuk duhet të harrojmë 3 gjëra në raport me të ashtuquajturin Minishengen. E para nuk mund të ketë proces të tillë duke përjashtuar Kosovën. Kjo është kategorike. Dhe nuk mund të fshihesh pas gishtit. Çfarë dua të them me këtë? Është imperative që dialogu Kosovë- Serbi të prodhojë rezultatin final që është njohja e ndërsjellët. Pa diskutim duhet ecur edhe në fushat e tjera dhe nuk duhet penguar asnjë fushë por ky duhet të jetë objektivi final dhe nuk mund as të riparohet, as të zëvendësohet, as të zbutet efekti jonormal që sjell kjo përzgjatje e procesit të njohjes së ndërsjellët që në fakt nuk bën gjë tjetër veçse e mban në radhë të parë Serbinë peng në raport me integrimin Europian dhe krijon tensione të pa nevojshme në rajon. Së dyti, duhet zbatim i plotë i proceseve të tjera siç është procesi i Berlinit, siç është EFTA. Dhe së treti dhe më madhorja, ne duhet të përgatisim vendet tona për anëtarësimin në Bashkimin Europian, për Shengen-in e vërtetë. Dhe kjo kërkon punë dhe reforma në vendet tona. Nuk i hedh dot hi syve as shqiptarëve, as qytetarëve të Kosovës, as qytetarëve të Shqipërisë, as qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, as qytetarëve të Serbisë me lojëra gjoja bashkëpunimi rajonal që përfundojnë me dreka, darka, e samite pa produkt. Qytetarët e Ballkanit meritojnë anëtarësim në Bashkimin Europian. Bashkimi Europian natyrisht e ka shtruar rrugën, e ka marrë vendimmarrjen politike por sigurisht ka kushte për tu përmbushur.

Tani duhet vullneti për ti përmbushur këto kushte në raport me demokracinë, në raport me ekonominë, në raport me gjithçka tjetër. Sepse një vend që nuk i funksionojnë institucionet demokratike, që nuk bën zgjedhje të lira, që nuk ka drejtësi të pavarur, që nuk ka institucione që i takojnë qytetarëve por i takojnë oligarkëve apo një grushti pushtetarësh nuk shkon dot në Europë. Një vend me rrogë 200 euro nuk shkon dot në Europë. Dhe janë dështimet në kryerjen e këtyre reformave që pastaj i shtyjnë liderët e dështuar siç është ky dështim 8 vjeçar këtu në Shqipëri të hidhen në aventura, të krijojnë fabula që siç thuhen ashtu harrohen. Sepse realisht asgjë s’ka ndodhur. 8 vjet asgjë s’ka ndodhur. Pra për ta prerë shkurt dhe qartë prioritet për ne do të jetë ecja përpara me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, një politikë rajonale e fqinjësisë së mirë dhe  e lehtësimit të çdo barriere por pa diskutim në qendër të kësaj politike do të jetë zgjidhja përfundimtare e  problemit të njohjes së ndërsjellët midis Kosovës dhe Serbisë e cila do të sjellë të mirat e saj në çdo rrafsh, përfshirë rrafshin ekonomik të integrimit europian për shqiptarët por edhe për serbët.

Ora 21:29
Çështja e detit me Greqinë, Basha: Një nga dështimet e politikës së jashtme, ne do ta çojmë në gjykatën ndërkombëtare

Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha tha se çështja e detit me Greqinë dhe zgjidhja e saj duhet të kishte ndodhur tashme, dhe se qeveria duhet t'i drejtohej gjykatës ndërkombëtare.

Lulzim Basha: Propozimi ynë nëse do ishte bërë realitet  do ta kishte tejkaluar këtë problem. Pas vendimit të gjykatës kushtetuese mbetej vetëm një rrugë, ajo e drejtimit tek gjykatat ndërkombëtare.

Ilir Babaramo: Aty po shkojnë të dyja palët.

Lulzim Basha: Demilitimi i zonës ekskluzive ekonomike do të kishte ndodhur tashmë. Pati një zvarritje të negociatave, pati prapë ndërhyrje dhe personalizim. Ky është një nga dështimet e politikës së jashtme që  i shtohen dështimet e politikës së brendshme të këtyre 8 viteve. Pa diskutim që dërgimi drejt gjykatës ndërkombëtare duhet të kishte ndodhur dhe do të kishte ndodhur tashme, e demilitimi i zonës ekonomike ekskluzive. Dhe ne do të synojmë ta përmbyllim këtë proces në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtarë. Por duke patur parasysh edhe mos ndryshimin e rregullave në mënyrë, në mes të lojës.

Ora 21:17
Basha: Turqia vend aleat i yni, por Shqipëria ka vetëm një rrugë, integrimi në BE! S’ka tension mes PD-LSI

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar edhe marrëdhëniet e krijuara gjatë qeverisjes Rama me Turqinë. I ftuar në 5 pyetje nga Babaramo, tha se Turqia është një aleat për Shqipërinë, por theksoi rruga e vendit është vetëm një, ajo drejt BE.

“Faktori ndërkombëtar ka pasur një ndikim dhe e bën nëpërmjet institucioneve OSBE-ODIHR, SHBA, Parlamenti i Europës. Ato kanë qenë të qarta se sa vendimtare janë këto zgjedhje, janë parakusht për hapjen e negociatave dhe në dorë të shqiptarëve është hapja e rrugës Europiane, apo të rrezikojmë një izolim të dytë në raporto SHBA-Shqipëri, shqiptarët janë të vëmendshëm dhe të qartë. Turqia është një vend aleat në NATO na ka ndihmuar në momente të tjera të rëndësishme dhe jam e bindur që qeveria e 25 prillit do të ndërtojë një marrëdhënie bilateriale, pa personalizim dhe duke kontribuar në një klimë normale të një besimi reciprok.   Turqia është një aleat i rëndësishëm për Shqipërisë, por është e padiskutueshme dhe aspak në kontradikta në marrëdhëniet ndërkombëtare, që ne Kemi një drejtim, anëtarësimi në BE”, tha Basha.

Ai ka mohuar të jetë një tension mes LSI-së dhe PD-së.

“S’ka tension , por bashkëpunim të hershëm që është konkretizuar me një marrëveshje.  Nuk jemi bashkë se na bashkojnë ideologjitë, por nevoja për ndryshim, se ndryshimi nuk vlen pa larguar Ramën”, tha Basha.

Ora 21:14
Basha: Në 8 vite Rama e ka bilancin zero, e kam ftuar në debat, po ikën se ka frikë! Në PD po bashkohen aktivistë të PS-së pasi kërkojnë ndryshimin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' tha se kreu i qeverisë përdor një gjuhë sulmi pasi nuk ka një bilanc për 8 vite qeverisje.

Basha po ashtu përsëriti se ka ftuar në debat Ramën, por ai sipas tij nuk pranon. Më tej Basha shtoi se edhe socialistë aktivistë i janë bashkuar PD-së.

'Çfarë bërë këto 8 vite, cilat premtime realizove këto 8 vite, është bilanci 0. Është pothuajse asgjë, ky bilanc e ka shtyrë Edi Ramën që të ofendojë. Konsideroj një nga detyrat e mia kryesore vendosjen e një modeli të ri ekonomik.  Në kuadër të këtij bilanci negativist, ka zgjedhur fushatë negativiste. Me 25 prill shqiptarët do të dinë që të vlerësojnë dhe e dinë edhe këtë përqasje të re, këtë kulturë të re politike. Ftohet në debat cilësor, për të cilin e kam ftuar dhe ikën. Ka frikë përballjen me kundërshtarin. ne e kemi detyrim përballë qytetarëve, ka qeverisur 8 vite me radhë dhe ka 0 bilanc dhe unë që synoj që qeverisë në 4 vitet e ardhshme. Nuk ka me çfarë të përballet, zgjidh fushën dhe premtimin që ka bërë këto 8 vote. Ka frikë që të përballet në debat për këtë arsye dhe ik nga debati. Ky kryeministër në ikje nuk i ka ngelur gjë tjetër veçse sulmeve të vjetra.

Qëllimi ynë është që tu sjellim shqiptarëve një qeverisje që sjell ndryshimin. Tani edhe në PS e kuptojnë se kështu nuk shtyhet më për veten e tyre, për familjen e tyre. Një parti e cila duhet të përfaqësoje interesa kombëtare, nuk mund të mbetet peng e një grupi të vogël. PD po i shtohen edhe aktivistë të PS-së që do të thotë se ndryshimi është i domosdoshëm. Të hapim negociatat dhe të anëtarësohet vendi në BE.- tha Basha.

Ora 21:01
‘Kukull në duart e Berishës dhe Metës’/ Basha-Ramës: Me fjalë dhe me vepra e kam treguar që PD-në e drejtoj unë

 

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një “kukull” në duart e Sali Berishës dhe Ilir Metës, por për kryedemokratin Lulzim Basha ai i ka dhënë veprat se është ai në krye të PD-së. I ftuar në ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Basha tha se PD-ja drejtohet prej tij dhe mban përgjegjësi për çdo veprim.

“Përgjigjen e ka marrë jo vetëm me fjalë dhe vepra, kryetar i PD jam unë dhe mbaj përgjegjësi për cdo veprim timin”, tha Basha.

Ai theksoi se 25 prilli është dita e ndryshimit.

Problemet e këtyre 8 viteve që është bërë kapicë dhe që kërkojnë zgjidhje realiste se janë ngopur me premtime boshe, 25 prilli shqiptarët do të vendosin për veten e tyre, pyetja është a vazhdohet më, me premtime dhe tullumbace elektorale para zgjedhjeve apo ka ardhur momenti të ndryshojmë. Unë ndjej një etje për ndryshim, që i ka bashkuar shqiptarët përtej gjykimeve politike Takoj anëtarë të PS që do votojnë për ndryshimin, ndryshimi vjen duke votuat PD dhe programin tonë, mungesë e programit dhe bilancin e shtyn drejt marrëzive totale.

B.K./MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 13/04/2021 07:13

    Komplet idiot.

    Përgjigju
  • dulja: 13/04/2021 06:18

    ik o mashtruse se ne pd ke akoma berishen 22 vjete antari PP dhe po se degjove ike pere leshe si i ndjeri Olldashi

    Përgjigju
  • qimi i lushnjes: 13/04/2021 05:35

    Me ket opozit qe ka Shqiperia sot nuk ka shanc te mar pushtetin. Shqiperia po ka nevoj per ndryshim por ky ndryshim nuk vjen nga sali berisha dhe ilir meta ( luli e mona jan si figura aty). Duhet nje i ri PIKE.

    Përgjigju
  • O kafshe: 12/04/2021 23:03

    Ky do zgjidhi ceshtjen e detit.ky leshkua do i bej te gjitha.por flaken do i veri dhe do thot une do sjell zhvidhimin

    Përgjigju
  • interesant: 12/04/2021 22:55

    Cfare do beje ky njeri kur te mbetet me gisht ne goje mbas zgjedhjeve, e mbasi te deshtoje gjithashtu ne venien e zjarrit ketij vendi?!

    Përgjigju
  • Kistra: 12/04/2021 21:59

    Fallc, i paskrupullt, robot! Cfare rekordesh ka, dhe flete sikur ka dale per here here te pare nga keto ane!

    Përgjigju
  • Endri: 12/04/2021 21:24

    Sa mashtrues je mor! Fakti qe flet sikur ke zbritur tani mga qielli te largon akoma me shume nga njerezit. Vazhdon me te njejtim version si gramafon i prishur kur gjithe Shqiperia te njeh qe je thjesht nje mashtrues, hajdut dhe pa asnje pike vizioni. Ngelesh nje ushtar i SB dhe sa pune ka bere Edi Rama ti nuk i ben dot edhe sikur te kthehesh i ndershem e te punosh gjithe jeten qe te ka ngelur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë