Basha në Bundestag me Stefan Kaufmann: Dënimi i Salianjit rast i paprecedent, drejtësia në presion politik! Përpjeke për pazar të ri Rama-Berisha
Lulzim Basha, Stefan Kaufmann, Oriola Pampuri
Rast të paprecedent e ka cilësuar kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha dënimin e Ervin Salianjit me një vit burg.
Këtë Basha e ka bërë me dije gjatë vizitës në Berlin ku së bashku me deputeten Oriola Pampuri zhvilluan një takim me Stefan Kaufmann, raportuesin për Shqipërinë në Grupin e Punës për Çështjet Europiane të Bundestagut Gjerman.
Basha tha se sistemi i drejtësisë në Shqipëri është nën presion, ndërsa e cilësoi korrupsionin, pastrimin e parave dhe varfërinë si sfidat kryesore që përballet Shqipëria.
"Diskutuam për situatën politike në vend, ku së fundmi po shohim një teatër të përsëritur që synon të legjitimojë një pazar të ri politik, si ai i disa muajve më parë, që kulmoi me amnistinë, ndryshimet në kodin zgjedhor dhe vendimin e Gjykatës së Apelit për legjitimitetin e PD-së nga e njëjta trupë gjyqësore, që në një rast të paprecedent, dënoi deputetin Ervin Salianji, duke treguar qartë se sistemi ynë i drejtësisë është nën presion dhe segmente të tij janë ende nën kontrollin politik të atyre që kanë drejtuar për 34 vjet vendin", tha ai
Ai shprehu shqetësim për përpjekjet e kryeministrit Edi Rama, në bashkëpunim me disa opozitarë, për të shantazhuar dhe kontrolluar institucionet e drejtësisë, duke përmendur amnistinë si një rast të qartë të lirimit të zyrtarëve të korruptuar.
"Shpreha shqetësimin tim për përpjekjet e kryeministrit Edi Rama, në bashkëpunim me një pjesë të opozitës, për të shantazhuar dhe vendosur nën kontroll institucionet e drejtësisë, si SPAK. Një shembull i qartë i këtyre përpjekjeve ishte amnistia, e cila çoi në lirimin e zyrtarëve të korruptuar. Shqiptarët presin që, pas 33 vitesh demokraci, ti jepet fund pandëshkueshmërisë, dhe që të korruptuarit e të inkriminuarit të përballen me drejtësinë. Me qeverisjen e Edi Ramës, kriminelët dhe trafikantët janë veshur me pushtet, duke caktuar deputetë, drejtues policie dhe figura kyçe në institucione, siç kanë treguar përgjimet e prokurorisë së posaçme dhe ato të publikuara në media", tha ai
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.7%
-
Pak
11.8%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 1478
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlerësimi i fundit i ‘Standard & Poor’s’, kryeministri Rama: Konfirmon progresin e pandalur të Shqipërisë! Ironizon dhe kundërshtarët: Për 2 minuta shaka me Bashën...
24 Mars, 15:11
-
‘7x7 = 313’, Basha i përgjigjet Ramës: Tre herë i le socialistët me gisht në gojë, tani do merresh me demokratët
24 Mars, 12:21
-
‘Asnjëri nga ju s’ka program’, Rama i përgjigjet komentuesit për replikat me Bashën: Me Lulin bëj shaka, tallje me popullin bën këneta (VIDEO)
23 Mars, 22:47
-
Basha takim me emigrantët në Athinë: Vetingu i politikanëve dhe heqja e imunitetit, dëshmi se jemi pro SPAK! Në 12 vite u larguan 1 milionë shqiptarë
23 Mars, 21:31
-
REPLIKAT/ Rama: O Lul nga po më thërret sot, nuk ke më as fyell, ta mori bufi! Basha: Fyelli është i yti, në çdo vrimë del nga një hajdut (VIDEO)
23 Mars, 20:10
-
Namir Lapardhaja: Berishës dhe Ramës kurrizin, aman Bashës...dhëmbët!
23 Mars, 18:36
-
Basha i përgjigjet Ramës nga Athina: Trami, trami, po inceneratori boni namin (VIDEO)
23 Mars, 13:48
-
Rama ironizon Bashën: Ka bërë një tram të suksesshëm në Tiranë, nuk e çoi dot deri në Durrës se e zuri gjumi (VIDEO)
23 Mars, 10:56
-
Mero Baze: Pse Berisha po humbet qetësinë nga dueti komik Rama–Basha?
23 Mars, 07:15
-
Ylli Pata: Dueli repist Rama-Basha, pse po e vijojnë të dy me kaq qejf?
22 Mars, 21:26
-
‘S’ta dal dot as me fabrikë duhani mo!', Basha i kthen mesazhin e ‘dashurisë’ Ramës: Çyrbja ka fillu me fol, s’i mbushet mendja veç me cigare atij! Ku e ke Gjush akulloren? (VIDEO)
22 Mars, 19:50
-
‘Ose ky është bufi i bufave, ose kreu i tavolinës ku vidhen shqiptarët!’ Basha ironizon Ramën dhe prezanton kandidatët në Durrës: Janë të pakorruptuar, SPAK po bën performancë
22 Mars, 19:32
Gjall qeka ky
Përgjigju