Lulzim Basha, drejtuesi politik i koalicionit Euroatlantik, ka çelur ditën e sotme në një ambient privat fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit.

Basha, në fjalën e tij, iu drejtua mbështetësve të pranishëm që të votojnë alternativën e tij, për të lënë, sipas tij, në shtëpi ‘të korruptuarit e Edi Ramës’.

"Ju premtoi ndryshim në 2013, dhe ju solli Ilir Metën, Saimir Tahirin. Një tufë deputetësh që u larguan nga ligji për dekriminalizimin, për faktin se ishin të dënuar për vepra të rënda penale. Ju solli në 2017 Ilir Beqajn kur ju kishte premtuar shëndetësi falas. Ju solli në 2021 inceneratorët me Lefter Kokën, me Erion Veliajn dhe me një tufë kryebashkiakësh nga Vangjush Dako me shokë, të cilët vodhën taksat e shqiptarëve, helmuan ajrin e shqiptarëve. Ky është Edi Rama, socialistët e ndershëm e besuan dhe e panë me sytë e tyre se çfarë solli: kriminelë, hajdutë. Edhe tani kërkon dhe 4 vite të tjera, kur gjysmën e shokëve i ka te 7x7-313. Rrugëtimi i një njeriu që premtoi shpresë, ndryshim, progres, por solli korrupsion. Solli rekordin e gjysmës së kabinetit. Solli më shumë dështime drejt rrugës për BE-në. Në 11 maj le të rrinë të korruptuarit e Edi Ramës, le të rrinë ata që sollën krim dhe korrupsion në shtëpi. Në 11 maj çdo shqiptar e ka alternativën, e ka koalicionin Euroatlantik, ekipin tonë të mrekullueshëm."-tha Basha. 


Lajmi kryesor:

Lulzim Basha hap fushatën: Rama ka gjysmën e shokëve tek 313! I dërguari i CDU: Po shtohen përpjekjet për të penguar punën e SPAK