Kreu i Partisë Demokratike ka qenë mesditën e sotme në familjen e majorit Klodian Tanushi, e cila ka hapur dyert e mortit pasi mësoi lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të tij.
Gjatë vizitës, Basha shoqërohej nga ish-deputeti i Dibrës Xhemal Gjunkshi, i cili ka qenë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Në pritje krahas familjarëve të Tanushit, janë vënë edhe ish-kolegët e majorit.
Lideri demokrat vlerësoi lart ushtarakun e rënë në krye të detyrës dhe ngushëlloi familjen Tanushi nga Dibra për humbjen e madhe.
Lajmi kryesor: