Vdekja e Tanushit, NATO: Jeta e tij do kujtohet/ Rama: Shembull i lavdishëm i sakrificës

Vdekja e Tanushit, NATO: Jeta e tij do kujtohet/ Rama: Shembull i lavdishëm i sakrificës

Major Klodian Tanushi ndërroi jetë në krye të detyrës. Ai do të prehet në paqe pranë koleges së tij, nëntetares Zarife Hasanaj. Mes dëshmorëve të shumtë për atdheun, u shtua mbrëmjen e djeshme edhe Tanushi, bashkëshort dhe baba i tre fëmijëve. Ndarja e tij nga jeta ka hidhëruar opinionin publik. NATO, përfaqësues të lartë të shtetit, por jo vetëm nuk kanë nguruar që t'u shprehin ngushëllime familjarëve të 39-vjeçarit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:25
Manja: I bekuar nga Zoti është ai që jetën ja fal atdheut

“I bekuar nga Zoti është ai që jetën ja fal atdheut!”. Me këto fjaë ka shprehur ngushëllimet familjarëve të major Tanushit, deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja. Një urim për patriotin e tij, birin e Dibrës i cili u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme.

"Njeriu është qenie e vdekshme dhe vdekje ka çdokush që lind, por i bekuar nga Zoti është ai që jetën ja fal ATDHEUT ! Major Klodian TANUSHI la në zi familjen e tij , miqtë dhe shokët, por sa të ketë komb shqiptar do ketë dhe një datë që kombi do ta nderojë si dëshmor !

U prehsh në paqe biri i Dibrës ! Dibra përherë i ka dhënë Kombit gjakun e më të mirëve, dje në luftë e sot për paqe", shkruan Manja.

Ora 17:13
Basha në familjen e Klodian Tanushit, ngushëllon familjen dhe kolegët

1557585433_bahsaa.jpg

Kreu i Partisë Demokratike ka qenë mesditën e sotme në familjen e majorit Klodian Tanushi, e cila ka hapur dyert e mortit pasi mësoi lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të tij.

Gjatë vizitës, Basha  shoqërohej nga ish-deputeti i Dibrës Xhemal Gjunkshi, i cili ka qenë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Në pritje krahas familjarëve të Tanushit, janë vënë edhe ish-kolegët e majorit.

Lideri demokrat vlerësoi lart ushtarakun e rënë në krye të detyrës dhe ngushëlloi familjen Tanushi nga Dibra për humbjen e madhe.

Ora 17:12
Mimi Kodheli kujton nisjen e Klodian Tanushit në Letoni: Do mbetesh në mendjen dhe zemrën time

1557586563_mimikodheli.jpg

Deputetja socialiste Mimi Kodheli ka ndarë një foto me major Klodian Tanushin, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme pas shpërthimit të ndodhur në Letoni në datë 6 Maj si pasojë e të cilit humbi jetën edhe nëntetarja Zarife Hasanaj. Në foto shfaqet Kodheli teksa i dhuron major Tanushit flamurin shqiptar, si pjesë e kontigjentit të parë në Letoni.

"14 qershor 2017 - Ceremonia e përcjelljes së kontigjentit të parë në Letoni
Do të mbetesh i paharruar në zemrën dhe mendjen time!
", shkruan Kodheli krah fotos.

Ora 12:25
Rama: Tanushi shembull i lavdishëm i sakrificës, flamuri kombëtar në zi

1557566016_tanushi.jpg

Shembull i lavdishëm i sakrificës së Forcave tona të Armatosura! Kështu e ka cilësuar kryeministri Edi Rama, major Klodian Tanishit, ushtarakun e rënë në detyrë me mision në Letoni. Me një mesazh në Twitter, Rama ka ngushëlluar familjarët e 39-vjeçarit.

"Flamuri kombëtar në zi! Fatkeqësisht edhe Klodian Tanushi,ushtaraku ynë i angazhuar në misionin e NATOs ku humbi jetën dëshmorja Zarife Hasanaj,s'u mbijetoi dot plagëve!Ai u nda nga jeta si një dëshmor i atdheut e shembull i lavdishëm i sakrificës së Forcave tona të Armatosura", shkruan Rama.

Ora 11:16
Kryemadhi: Tanushi do mbetet përjetësisht në altarin e nderit

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u bashkohet krerëve të partive politike që shprehin ngushëllime familjarëve për vdekjen e major Klodian Tanushit.

"Një tjetër lajm i rëndë e një tjetër dhimbje e madhe për të gjithë ne.

Ka humbur jetën edhe Major Klodian Tanushi!Nuk ka fjalë që të mund të shpreh ngushëllimin e as zemër që të mbajë peshën e dhimbjes, por me gjithë shpirt e zemër jam në këto çaste të rënda pranë familjes Tanushi, për të ndarë dhimbjen me bashkëshorten dhe fëmijët e Klodianit, i cili do të mbetet përjetësisht në altarin e nderit dhe të krenarisë shqiptare!

I ndrittë shpirti dhe u prehtë në paqe", shkruan Kryemadhi

Ora 10:50
Vdekja e Tanushit, NATO: Humbëm një nga tanët, një vëlla nën armë

Një ditë pas vdekjes së major Klodian Tanushit, misioni i përforcuar i grupit të prezencës së NATO-s në Letoni ka shprehur ngushëllimet familjarëve.

"Është dhimbje e madhe që sot ka ndërruar jetë Major Klodjan Tanushi. Ne i shprehim ngushëllimet tona më të thella bashkëshortes, fëmijëve dhe të afërmve të tij. Pasi luftoi për jetën e tij, Major Klodjan Tanushi vdiq nga lëndimet e pësuara gjatë një detyre të EOD, në vijën e detyrës më 6 maj 2019, që mori gjithashtu jetën e Nëntetares Zarife Hasanaj. Kemi humbur një nga tanët, një vëlla nën armë. Në këto kohë dhimbjeje, mendimet tona shkojnë tek të dashurit, miqtë dhe kolegët e tij. Jeta e tij do të kujtohet", shkruhet në njoftimin e NATO-s.

Ora 09:15
Ruçi: Klodian Tanushi, ishte komandant trim

Në bazën e  NATO-s "Camp Arena" në Herat Afganistan flamuri shqiptar është ulur në gjysmë shtizë. Kontigjenti i V-te Paqeruajtës nderoi veprën sublime të dëshmorëve të rënë Letoni.

Ndërkohë që kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u dërgoi sot një mesazh ngushëllimi fëmijëve, bashkëshortes dhe familjarëve të majorit Klodian Tanushi. “Ndaj dhimbjen me fëmijët, bashkëshorten dhe familjarët e komandantit trim, majorit Klodian Tanushi.

"Klodian Tanushi është një engjëll mbrojtës i paqes dhe ra dëshmor për Shqipërinë, Letoninë dhe Europën, për garantimin dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve letonezë dhe europianë. Shqipëri, ji krenare për bijtë e tu që sakrifikohen për sigurinë e qytetarëve të Europës dhe të botës!”, shkruan në mesazhin e tij kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

 

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fahrri Bajg S p i u n i: 11/05/2019 12:33

    Po flamujt e tjerë pse nuk u ulën në gjys shtizë si shenjë respekti? Meqenese Nato e quan ( njërin nga tanët ) atehere gjith flamujt e tjerë si edhe ai i Natos , duhej të uleshin në gjysëm shtizë. Kjo eshte llogjika!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela

Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela