Basha në Kishën e dëmtuar nga tërmeti në Laç: Kjo ditë ka fuqinë për të për të bashkuar shqiptarët për të triumfuar mbi çdo vështirësi (VIDEO)

Ashtu sikurse kreu i qeverisë Edi Rama, edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zgjedhur Laçin, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, për të uruar festën e Krishtlindjes. Basha, zgjodhi të urojë besimtarët katolikë për Krishtlindje nga kisha e Shën Mhillit në Laç dhe ajo e Shna Ndout, një vend i shenjtë për çdo shqiptar. Kisha 100 vjecare e Shën Mhillit,  ndonëse e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit hapi dyert dhe u bë strehë për banorët, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti. 

“Unë kam besim tek forca e njerëzve që besojnë në Zot, kam besim se një ditë e shenjtë, siç është dita e Krishtlindjes, ka fuqinë dhe magjinë për të bashkuar shqiptarët për të triumfuar mbi çdo vështirësi, për të triumfuar mbi të keqen. Nëse arrijmë këtë, mund të arrijmë çdo projekt tjetër. “- tha Basha

"Kishën e Shën Mëhillit e zgjodha si një nga kishat e goditura nga tërmeti për të dhënë një mesazh shprese, besimi dhe për t’u lutur për të gjithë njerëzit e goditur nga tërmeti, të gjithë njerëzit në nevojë, për të falenderuar shërbëtorët e Zotit,  të kësaj kishe dhe të të gjithë kishave të vendit, që janë gjendur pranë njerëzve në nevojë që në çastet e para të fatkeqësisë, për t’i falenderuar nga zemra dhe për t'u uruar të gjithë besimtarëve katolikë e të krishterë, gëzuar për shumë vjet, dhe mot më mirë” – ishte urimi i zotit Basha nga Kisha e Shën Mhillit.

1577281463_basha.jpg


Lajmi kryesor:

Krishtlindja bashkon politikën në 'plagën' e tërmetit! Rama prezanton projektin e 500 shtëpive: Laçi do bëhet qytet model! Basha: Të bashkohemi si një familje (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen