Krishtlindja bashkon politikën në 'plagën' e tërmetit! Rama prezanton projektin e 500 shtëpive: Laçi do bëhet qytet model! Basha: Të bashkohemi si një familje (VIDEO)

Festa e Krishtlindjes ka bashkuar politikën në një plagët më të mëdha të tërmetit, që ishte pikërisht qytet i Laçit. Ndonëse jo së bashku, kreu i qeverisë Edi Rama dhe lideri i opozitës Lulzim Basha kanë vizituar ditën e sotme Laçin duke përcjellë që andej urimin për festën simbol të të krishterëve.

Kryesocialisti Edi Rama u ndal në një familje 6-anëtarëshe në Gjorm të Laçit e cila prej tërmetit është vendosur në çadër, prej ku prezantoi edhe projektin për ndërtimin e 500 shtëpive nga shteti turk, të cilat siç tha Rama, do ta kthejnë Laçin në një qytet model.

Ndërsa kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha uroi Krishtlindjen nga kisha e Shën Mhillit në Laç e cila ndonëse e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit hapi dyert për besimtarët e krishterë.

Më herët në një deklaratë nga Durrësi Basha bëri thirrje për bashkim të fuqishëm për të përballuar situatën pas tërmetit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:53
Basha nga Laçi: Mirënjohje shërbëtorëve të Zotit që ndihmuan të prekurit nga tërmeti

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar besimtarët e krishterë nga Kisha e Shën Palit në Durrës dhe Kishat e Shën Mhillit dhe Shna Ndout në Laç. Një vëmendje të veçantë, kryedemokrati u ka kushtuar të gjithë personave që u kanë qëndruar pranë banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

"Në këtë ditë të bekuar të Krishtlindjes pata kënaqësinë të ndaja urimin me besimtarët e krishterë nga Kisha e Shën Palit në Durrës dhe Kishat e Shën Mhillit dhe Shna Ndout në Laç.

Mendimet dhe lutjet e mia janë për ata që janë më shumë në nevojë e në veçanti, për të goditurit nga tërmeti i 26 Nëntorit. Mirënjohje shërbëtorëve të Zotit që janë gjendur pranë njerëzve në nevojë që në çastet e para të fatkeqësisë që la pas tërmeti. Kam besim se kjo ditë e shenjtë e Krishtlindjes, ka fuqinë dhe magjinë për të bashkuar shqiptarët si një familje, për tu përballur me çdo të keqe dhe për të dalë në dritën e begatisë dhe bekimit të Zotit!

Sjelltë kjo ditë besim dhe shpresë dhe ua mbushtë zemrat me dritë të gjithë shqiptarëve. Zoti e bekoftë Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë", shkruan Basha.

Ora 15:26
Presidenti Meta në drekën e Krishtlindjes me familjet e prekura nga tërmeti në Mamurras: Le të jenë një ogur i mirë për vendin

1577284073_mnmn.jpg
Presidenti i Republikës,  Ilir Meta mori pjesë sot në drekën e Krishtlindjes të shtruar në Famullinë “Zoja e Ngritur në Qiell” për familjet e prekura nga tërmeti në Mamurras.

Në praninë e Kryeipeshkvit Metropolitan Tiranë-Durrës Imzot George Frendo, primarit të famullisë Dom Altin Shabani dhe murgeshave që shërbejnë në këtë zonë që prej vitit 1992, Presidenti Meta iu drejtua familjeve  të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, duke theksuar se: 

“Në këtë ditë të bekuar të Krishtlindjes, duhet të jemi në radhë të parë më pranë atyre që kanë nevojë për më shumë kujdes, dashuri dhe përfshirje sociale.  Këto Krishlindje na gjetën në vështirësi për shkak të pasojave që la tërmeti tragjik i 26 nëntorit dhe ju e ndjetë edhe më fort se sa shumë zona të tjera, dhe për fat të keq patët më shumë dëme e humbje. Megjithatë është një moment për të shpresuar, për të gëzuar, për të punuar të gjithë së bashku në mënyrë që Krishtlindjet e tjera t’i kremtojmë si gjithmonë nën një atmosferë festive dhe gjithëpërfshirëse! Edhe një herë faleminderit Imzot Frendos për ftesën e tij! Ju uroj gëzuar këto Krishtlindje dhe Vitin e Ri! Le të jenë një ogur i mirë për ju si dhe për të gjithë vendin tonë!”

Ora 14:44
Ruçi uron besimtarët e krishterë: Krishtlindjet të na inspirojnë për të shtuar dashurinë

1577281598_ru.jpg
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, vizitoi me rastin e Krishtlindjeve Katedralen Othodokse "Ringjallja e Krishtit” në Tiranë.

Duke uruar Kryepeshkopin Janullatos për këtë ditë të shënuar, Kryetari Ruçi u shpreh se Krishtlindjet të na inspirojnë për të shtuar dashurinë, humanizmin dhe solidaritetin.

Ora 14:35
Basha në Kishën e dëmtuar nga tërmeti në Laç: Kjo ditë ka fuqinë për të për të bashkuar shqiptarët për të triumfuar mbi çdo vështirësi (VIDEO)

Ashtu sikurse kreu i qeverisë Edi Rama, edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zgjedhur Laçin, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, për të uruar festën e Krishtlindjes. Basha, zgjodhi të urojë besimtarët katolikë për Krishtlindje nga kisha e Shën Mhillit në Laç dhe ajo e Shna Ndout, një vend i shenjtë për çdo shqiptar. Kisha 100 vjecare e Shën Mhillit,  ndonëse e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit hapi dyert dhe u bë strehë për banorët, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti. 

“Unë kam besim tek forca e njerëzve që besojnë në Zot, kam besim se një ditë e shenjtë, siç është dita e Krishtlindjes, ka fuqinë dhe magjinë për të bashkuar shqiptarët për të triumfuar mbi çdo vështirësi, për të triumfuar mbi të keqen. Nëse arrijmë këtë, mund të arrijmë çdo projekt tjetër. “- tha Basha

"Kishën e Shën Mëhillit e zgjodha si një nga kishat e goditura nga tërmeti për të dhënë një mesazh shprese, besimi dhe për t’u lutur për të gjithë njerëzit e goditur nga tërmeti, të gjithë njerëzit në nevojë, për të falenderuar shërbëtorët e Zotit,  të kësaj kishe dhe të të gjithë kishave të vendit, që janë gjendur pranë njerëzve në nevojë që në çastet e para të fatkeqësisë, për t’i falenderuar nga zemra dhe për t'u uruar të gjithë besimtarëve katolikë e të krishterë, gëzuar për shumë vjet, dhe mot më mirë” – ishte urimi i zotit Basha nga Kisha e Shën Mhillit.

1577281463_basha.jpg

Ora 14:15
Meta takon Janullatos, merr dhuratë kopjen e parë të albumit 'Ngjyrat e Ortodoksisë'

1577279771_metos.jpg

Presidenti i Republikës, Ilir Meta teksa vizitoi sot Qendrën Sinodike të Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, ku u prit nga Fortlumturia e Tij, Kryepeshkop Anastas Janullatos dhe nga klerikët të lartë të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare mori si dhuratë kopjen e parë të albumit “Ngjyrat e Ortodoksisë”, një prezantim dinjitoz i vlerave të gjithanshme të Kishës sonë Ortodokse.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

I lumtur në këtë ditë të bekuar të merrja si dhuratë nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos kopjen e parë të albumit “Ngjyrat e Ortodoksisë”, një prezantim jashtëzakonisht dinjitoz i vlerave të gjithanshme të Kishës sonë Ortodokse, të trashëgimisë dhe historisë, por edhe ringritjes dhe arritjeve të saj, që i kanë dhënë një vend të nderuar në Ortodoksinë botërore.

Ora 14:10
Veliaj dhe Meta shkëmbejnë një përshëndetje jashtë dyerve të Kishës Ortodokse (VIDEO)

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Ajola Xoxa dhe presidenti Ilir Meta, janë këmbyer jashtë dyerve të Kishës Ortodokse, teksa janë bërë pjesë e kremtimeve me rastin e festës së Krishtlindjes, duke shkëmbyer edhe një përshëndetje mes tyre.

Ora 13:42
Veliaj uron Krishtlindjen krah Ajolës: Pas tërmetit, Tirana u ngrit në këmbë shumë shpejt! Në 2020 më shumë energji dhe solidaritet (VIDEO)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi sot të gjithë besimtarët e krishterë dhe ortodoksë me rastin e Krishtlindjes. I shoqëruar dhe nga bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, Veliaj mori pjesë në pritjen e Kishës Ortodokse ku i përcolli urimet Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastas Jannullatos, dhe përmes medias, gjithë besimtarëve të tjerë që festojnë sot.

Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se  Tirana po e mbyll 100-vjetorin e saj të parë si kryeqytet me një nga sfidat më të mëdha sikurse ishte tërmeti, por që tregoi se u ngrit në këmbë shumë shpejt duke akomoduar të prekurit.  “Jam sot plot me mirënjohje për të gjithë ata shqiptarë që u solidarizuan në një moment shumë të vështirë. Tirana mbush 100 vjeç vitin tjetër. E mbyllëm shekullin e parë të Tiranës si kryeqytet, me ndoshta sfidën më të madhe që të paktën gjenerata ime dhe e Ajolës mban mend, që ishte tërmeti i këtij fundviti. Por fakti që qytetet bien nuk është gjë e re. Gjë e re është se sa shpejt qytetet ngrihen dhe Tirana u ngrit në këmbë shumë shpejt, jo vetëm për të akomoduar në shtëpitë me qira apo në të gjitha institucionet tona të emergjencës ata që ishin në nevojë, por edhe për të hapur dyert për të gjithë ata nga Thumana dhe Durrësi që me porosinë e kryeministrit dhe me akomodimin në Tiranë do ta quajnë Tiranën gjithashtu shtëpinë e tyre të re”, tha Veliaj.

Teksa shprehu mirënjohjen edhe për institucionet fetare për kontributin e tyre në përballimin e kësaj situate, Veliaj nënvizoi se viti 2020 do të jetë një vit i mrekullueshëm për Tiranën.

“Dua t’ju falenderoj me gjithë zemër. Keni bërë një punë të shkëlqyer, shpresoj të gjeni edhe ju pak moment për t’u çlodhur dhe rikuperuar energji. Viti 2020 është një vit i mrekullueshëm për Tiranë, mbushim 100 vjeç dhe besoj se do të na gjejë me energji të reja, solidarë të bashkuar dhe plot me dashuri. Faleminderit dhje gjithë të mirat për ju dhe për gjithë familjet tuaja”, nënvizoi Veliaj.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që në këto ditë festive të ndihmojnë të gjithë ata që gjenden në vështirësi. “Në një ditë kur të gjithë flasin për lutje dhe për lëvdime, kemi kuptuar që më shumë se lutjet na duhet një ndihmë konkrete. Ne sot do të shërbejmë drekën e Krishtlindjes në disa prej qendrave sociale të Tiranës. Dua t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve nëse kanë mundësi, nuk ka nevojë të vijnë në një qendër sociale se qendër sociale ka në shtëpinë e tyre. Mund të jetë një komshi i tyre në nevojë, një i afërm I tyre, dikush që është prekur dhe sot është në një situatë të vështirë dhe nëse secili prej nesh do bënte këtë mision, atëherë do ishim edhe përpara Perëndisë shërbëtorë të denjë të misionit të Krishtlindjes”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj përcolli urimet edhe për besimtarët në selinë e Vëllazërisë Ungjillore në kryeqytet.

Ora 13:29
Meta uron Krishtlindjen nga Katedralja Ortodokse në Tiranë: Le të jetë kjo një dritë shprese dhe solidariteti me ata që kanë nevojë (VIDEO)

Nga Katedralja Ortodokse në Tiranë, Presidenti i vendit, Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjeve. Sipas Metës në këto ditë të vështira për Shqipërinë le të jetë kjo festë një motivim për më shumë solidaritet me ata që kanë nevojë.

"Ishte kënaqësi e veçantë për të uruar Fortlumturinë e Tij, kreun e Kishës sonë Ortodokse për këtë ditë shprese të bekuar. Njëkohësisht për të uruar të gjithë besimtarët ortodoksë, por edhe të krishterë shqiptarë. Le të jetë kjo një ditë shprese, një ditë solidariteti, për të reflektuar edhe më shumë, për të kthyer sytë dhe për të shtrirë dorën ndaj atyre që kanë nevojë për më shumë ndihmë, mbështetje dhe përfshirje në shoqërinë tonë, që kanë nevojë për më shumë ngrohtësi dhe dashuri, në mënyrë që të kemi një Shqipëri më të qëndrueshme, më njerëzore, më dinjitoze dhe më të begatë!” tha Meta.

Ora 13:21
Kryemadhi uron Krishtlindjen: Kemi nevojë për ndjenjë solidariteti (VIDEO)

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi me anë të një reagimi për mediat u ka uruar të gjithë besimtarëve të krishterë duke thënë se Krishti na mëson se varfëria nuk është shenjë por dashuria në zot ajo që na pasuron.  Nga Katedralja Ortodokse në Tiranë, Kryemadhi tha se pas ditëve të vështira të 26 nëntorit kemi nevojë për më shumë solidaritet. 

"Ju uroj juve në radhë të parë që edhe në këtë ditë pushimi jeni në krye të detyrës si gjithmonë, për të shpërndarë ndjesitë e mira, për të shpërndarë urimet e njerëzve, për të shpërndarë ngjyrat e bukura të Krishtlindjes, për të cilat shqiptarët sot në këto ditë të vështira kanë më shumë nevojë. Kanë më shumë nevojë në këto ditë pas tërmetit të 26 nëntorit për ngjyrat e bukura të Krishtlindjes, për shenjat e një jete të mirë që do të lindi. Kanë më shumë nevojë shqiptarët për ngjyrat e Krishtlindjes dhe të kësaj ndjenje solidariteti që Zoti tregoi në këtë ditë, duke sjellë Birin e Tij në tokë, për t’ju treguar që varfëria nuk është një shenjë. Për të treguar që pasuria më e madhe që kemi është besimi në Zot. Errësira dhe stalla ku ka lindur Jezus Krishti, nuk është stallë e varfër dhe e drobitur, por është një vend që secili nga ne e bën të shenjtë, pra shtëpia që ne kemi është e shenjtë. Të gjitha gjërat që Zoti na tregoi me lindjen e Jezus Krishtit, janë shenja që ne të gjithë duhet të mësojmë për të kuptuar që nuk jemi të dobët. Jemi të fortë sepse kemi Zotin pranë. Nuk jemi të varfër, sepse kemi Zotin pranë, dashurinë më të madhe për njëri-tjetrin. Nuk jemi në errësirë, por jemi në ndriçimin që Zoti I bën errësirës që herë pas here e kemi për të na provuar forcën dhe fuqinë njerëzore dhe mbi të gjitha solidaritetin ndaj njëri-tjetrit. Në këtë ditë Krishtlindjesh, unë me shpirt dhe me zemër uroj të gjithë shqiptarët, Krishtlindje të mbara dhe të bardha, të begata. Duke përfituar nga rasti, iu uroj ju dhe familjeve tuaja, Krishtlindje të mbara dhe një vit 2020, siç është 20 dhe 20, të jetë 0.2 siç e kanë kompjuterët, fuqia më e madhe për shqiptarët dhe sidomos për të rinjtë shqiptar, të cilët kanë nevojë që të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri. Gëzuar! Zoti iu bekoftë ju dhe gjithë shqiptarët. Gëzuar për shumë vjet!" tha Kryemadhi.

Ora 13:12
Laç- Habit banori që jeton në çadër: Në daç ma bëni shtëpinë, në daç jo! Më ka rënë telebingo se më ka ardhur kryeministri në shtëpi (VIDEO)

Dreka e Krishtlindjeve ka gjetur në çadër familjen me 6 anëtarë në Gjorm të Laçit ndërsa kushtet nuk e kanë penguar të vënë dekoret dhe pemën e festave të fundvitit. Të vendosur në çadër që prej tërmetit të 26 Nëntorit, ata janë vizituar ditën e sotme nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Kreu i qeverisë ka shkëmbyer edhe disa batuta me kryefamiljarin.

Rama: U goditët keq.

Kryefamiljari: Na goditi

Rama: Sa më pëlqën që i shërben grave

Kryefamiljari: Sa të jesh ti, se kur të ikësh ti pastaj ndryshon puna (qesh).

Kryefamiljari: Në daç, ma bëni shtëpinë, në daç jo, mua më ka rënë telebingo se më ka ardhur kryeministri në shtëpi, se shtëpinë ma ka prish Zoti, jo ti. Mua më kanë respektuar këta të bashkisë, nuk ia humb kot

1577275306_pemenecader.jpg

Pema e Krishtlidjeve në çadrën e familjes 6-anëtarëshe
Ora 12:56
Rama në drekën e Krishtlindjeve në familjen që jeton në çadër! Prezanton projektin e 500 shtëpive: Laçi do bëhet qytet model(VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka vizituar në drekën e Krishtlindjeve një familje me 6 anëtarë në Gjorm të Laçit që jeton në çadër që prej të tërmetit të 26 Nëntorit. Rama i ka dhënë edhe lajmin e mirë se shtëpia e tyre është mes 500 apartamenteve që do të ndërtohen nga shteti turk. Rama i prezantoi edhe projektin e 500 shtëpive të cilat siç ai tha, do e bëjnë Laçin një qytet model.

Rama: Unë e kam parë projektin. Do e bëjnë këta të Turqisë, ato 500 apartamentet. Kjo është zona e studiuar. Këtu janë projektet. Kjo është një godinë. Është kryevepër, është fantastike. Kap edhe pjesën e spitalit. Do prishen të gjithë ato konviktet. Do bëhet Laçi një qytet model.

1577275584_projekti.jpg

Projekti i 500 shtepive
Ora 12:38
Kryebashkiaku i Fierit: Ky vit ishte i vështirë në disa drejtime! Kombi shqiptar përjetoi ngjarje të dhimbshme

1577273946_subashi.jpg

Kryebashkiaku i Fierit ka uruar festën e Krishtlindjes ngë Kisha e Shën Gjergjit. Subashi tha se ky ishte një vit i vështirë me ngjarje të dhimbshme për popullin shqiptar ndërsa përcolli urimin për një vit më të mbarë.

"I uroj gjithë besimtarëve të Krishterë Gëzuar Krishtlindjen. Ky vit ishte i vështirë në disa drejtime. Përjetuam ngjarje të dhimbshme për kombin shqiptar. 2020 do jetë një vit më i mbarë për të gjithë ne. Do doja t'i uroja të gjithëve gëzuar festat e Krishtlindjeve. Gëzuar edhe juve për kontributin dhe pasqyrimin me vërtetësi të të gjithë ngjarjeve", tha Subashi.

Ora 11:09
Krishtlindjet/ Basha në Durrës: Të bashkohemi si një familje për të dalë në dritën e begatisë! Lutjet e mia janë për të prekurit nga tërmeti (VIDEO)

Nga Kisha Ortodokse në Durrës, teksa uroi festën e Krishtlindjes kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë thirrje për një bashkim të fuqishëm 'si një familje', për të përballuar çdo të keqe.

"Dua të uroj nga zemra të gjithë besimtarët e krishterë. Mendimet dhe lutjet e mia janë me ata më shumë në nevojë në mënyrë të veçantë me ata të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit. Një thirrje për një bashkim më të madh, më të fuqishëm si një familje për të përballuar çdo të keqe dhe për të dalë në dritën e begatisë dhe bekimit të Zotit. Gëzuar dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë", tha Basha.

Ora 10:34
Veliaj mesazh shqiptarëve për festat: Do vijojmë rrugën e drejtë të transformimit të Tiranës (VIDEO)

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i ka uruar të gjithë shqiptarëve festat e fundvitit. Përmes një videomesazhi në Facebook, kreu i Bashkisë shpreh bindjen se 2020 do të jetë një vit i mbarë dhe i paharruar për Tiranën. 

“Të dashur qytetarë të Tiranës, dua të marr pak kohë për t'ju uruar nga zemra, festa të mbara. Viti që po lëmë pas ishte sa i suksesshëm për Tiranën, por po aq edhe i vështirë edhe sfidues. Tërmeti i nëntorit la jo pak shenja në jetën e secilit prej nesh. Ishte një nga ato ngjarje të cilën nuk do ta harrojmë lehtë gjithë jetën tonë. Po e dini çfarë? Atë ditë dhe ditët që pasuan ne kuptuam se kemi një forcë të madhe brenda vetes, një forcë që na bën të ringrihemi më shpejt dhe më të fortë se ç'ishim më përpara dhe kjo forcë është dashuria për njëri-tjetrin. Qyteti ynë sot është më i bashkuar se kurrë dhe më solidar se asnjëherë tjetër. Kjo më mbush me krenari, me entuziazëm dhe me energji pozitive gati për vitin 2020”, deklaroi Veliaj. 

Kryebashkiaku Veliaj i shpreh mirënjohjen edhe të gjithë atyre që këto festa i gjejnë në krye të detyrës.

“Ndaj sot dua që të uroj secilin prej jush që çdo ditë jep pa kursim energjinë e tij për jetën e këtij qyteti. Dua të ndalem te stafi shëndetësor, te policia, zjarrfikësit, punëtorët e qytetit, mësuesit, edukatorët, këdo që i dhuron jetë këtij qyteti të mrekullueshëm. Qoftë një vit i mbarë dhe plot begati për ju dhe familjen tuaj. Çdo qytetar i Tiranës që jeton në qendër apo në periferi i uroj që tavolinën dhe zemrën ta kenë plot në këto ditë. Çdo emigrant që kthehet për pushime në atdhe uroj t'i gjejë njerëzit e dashur më mirë se ç'i la dhe suksese kudo qoftë nëpër botë e kudo quhet shqiptar. Kujtdo që për një rrethanë apo një tjetër këtë vit humbi njeriun e afërt, njeriun e zemrës, uroj që të bëhet më i fortë e të eci përpara. Çdo fëmijët që do të lindë i uroj jetë të gjatë dhe mirë se vjen në qytetin tonë ku do të rritet me dashuri dhe me plot ngrohtësi”, tha Veliaj. 

Kryetari i Bashkisë siguron se Tiranën e presin në 2020 shumë punë të mira duke filluar nga 100 vjetori i Tiranës kryeqytet, e plot aktivitete që janë përgatitur për të vijuar në rrugën e drejtë të transformimit të Tiranës. 

“Unë jam i bindur se 2020 do të jetë një vit i mbarë dhe i paharruar për Tiranën. Na presin shumë punë të mira duke filluar nga 100 vjetori i Tiranës kryeqytet, e plot aktivitete që kemi përgatitur të cilat duan shumë energji pozitive dhe këmbëngulje për të vijuar në rrugën e drejtë të transformimit të Tiranës. Na priftë e mbara të gjithëve. Kjo është Tirana, familja jonë e madhe ndaj ju dua shumë të gjithëve dhe ju uroj Gëzuar Festat”, theksoi Veliaj.

Ora 09:49
I qeshur dhe i rrethuar nga fëmijët, Rama uron Krishtlindjen me një foto

1577263851_edi.jpg

Kryeministri Edi Rama, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me në të një fotoje, ku shkruhet "Gëzuar Krishtlindjet".  Në foto Rama shihet i qeshur dhe i rrethuar nga fëmijët. Më herët Rama postoi edhe fjalët e shenjta të Papa Françeskut ku thuje se "Zoti na ka dhënë krishtlindjet, sepse të gjithë ne kemi aftësinë t'i kuptojmë e t'i mirëpresim."

Ora 07:21
Rama e nis mëngjesin me fjalët e shenjta të Papa Françeskut: Zoti na dha Krishtlindjet se kemi aftësi t'i kuptojmë e t'i mirëpresim

Në këtë ditë të shenjtë për besimin e krishterë, kryeministri i vendit Edi Rama ka shpërndarë disa fjalë të shenjta nga Papa Françesku. Me anë të fjalëve të Papa Françeskut, Rama përcjellë mesazhin se Krishtlindja na është dhënë nga Zoti pasi ne kemi aftësinë t'i kuptojmë e t'i mirëpresim.

"Papa Françesku - Zoti nuk i jep kurrë një dhuratë atyre që nuk janë në gjendje të marrin! Ai na ka dhënë krishtlindjet, sepse të gjithë ne kemi aftësinë t'i kuptojmë e t'i mirëpresim."

Kryeministri Rama ka përcjellë këto javë apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit, duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore. Ndërkohë sot si ditë feste për besimtarët e krishterë ka zgjedhur që të shpërndajë fjalët e Papa Franceskut.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nasi: 25/12/2019 21:07

    Cfare rruge te drejte ka tirana mor legen bashkiak,,e ke shkatarruar qytetin me pallate mor horr,,njesoj si edi rama dhe saliu me pare,,saliu shkatarroi periferine e tiranes,,kamez,paskuqan,bathore,tirana ne 1990 ishte nje qytet normal me peme gjelberim dhe pak njerez,;pas 1990 u leshuan zulute nga malet dhe zbriten ne tirane si kafshet,,edi rama qe ishte me nje e guzhine duke pare etjen e madhe qe ishte per te ardhur ne tirane,,shkatarroi tiranen duke bere pallate qe te hynin kafshet ,,kete shkatarrim po e vazhdon veliaj me miratimin e edi rames,,,dhe teatrin edi me velijan do qe ta prishe,,,si mund te ec tirana ne rruge te drejte kur punohet pa plan urbanistik,,me ne krye nje qurrash debil si veliaj,,populli nuk duhet te votoje asnje parti pa u bere sistemi elektoral mazhoritar,,ku populli te zgjedhe deputetet ,,e jo sic eshte tani qe kryetari partise na i zgjedh deputetet.....

    Përgjigju
  • Ha duhet qe Populli te besoje me !: 25/12/2019 16:20

    Si ka mundesi qe keta shejntore Si Prifterinje Katolik apo Ordotoks apo Hoxhallare Mirepresin dhe takojne kriminelet Politikane qe i kane duart te lyer me gjake,,pervece qe e kane masakruar Popullin duke e vjedhur !

    Përgjigju
  • O tej: 25/12/2019 15:59

    O Meta tu zente buka ne fyt po ke surrat ti o hajdut te hash buke me besimtate

    Përgjigju
  • meri: 25/12/2019 14:23

    Sot eshte Festa e besimtareve te sinqert,e jo e hipokriteve,na lini te qet kete dite te shenjet ,te shlodhim mendjen e lodhor nga keta mosta,nuk kemi nevoje per urimet e ketyre,i degjojme ter vitin 24h/24h ,nuk kan asnji lidhje me fen dhe jeten ton,na shtrydhin ç'do dite si limoni...

    Përgjigju
  • Loku: 25/12/2019 14:23

    Sikur te jetonte Krishti ne kete kohe,do ju Kishte rrahur me kamxhik ju Hajduteve.

    Përgjigju
  • Latif: 25/12/2019 14:06

    Cer lloj shiringe ne koket na kan ba, spaska melhem per me i ba derman

    Përgjigju
  • Krimineli Lulushka: 25/12/2019 13:09

    Per sa kohe qe te jene keta Kriminelet aktiv dhe jo te vdekur .. Populli sic ka vuajtur ne Diktaturen e Enverit ashtu Po vuan dhe me keta kriminele..Populli do vdese avash avash ..akoma me keqqe se dikur..JQR.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj