Basha në Kombinat: Rama e ka pranuar humbjen, tani kërkon të bashkëqeverisë me ne, pa e larguar atë s’ka ndryshim

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, edhe një herë i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, për një bashkëqeverisje të mundshme mes PS-së dhe PD-së pas zgjedhjeve të 25 prillit. Basha ka thënë se me këtë kërkesë Rama e ka pranuar humbjen, por sipas kreut të PD-së koha e tij ka mbaruar. Pa largimin e Ramës sipas Bashës nuk ka ndryshim.

"Këtu nga kombinati dua t’ju them ju, dua t’ju them gjithë qytetarëve të Tiranës dhe gjithë qytetarëve të Shqipërisë edhe Edi Rama e di që shqiptarët ja kanë mbyllur derën. Edhe ai e ka pranuar humbjen. Tani do të qeverisë me Alencën për Ndryshim por dua ti them nga Kombinati nuk ka ndryshim për shqiptarët pa u larguar Edi Rama. Ndryshimi do të vij. Do të vijë përmes përkushtimit, përmes ekipit, përmes Aleancës për Ndryshim. Votoni për ndryshim. Koha e Ramës ka mbaruar. Ka ardhur koha juaj, koha e shqiptarëve. Vetëm ju e keni në dorë ndryshimin. Vetëm vota juaj do ta bëjë ndryshimin realitet. Ndaj, ju pyes, për të bërë ndryshimin e mundur për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, për ju të rinj, për ndryshimin e mundur për ju, për prindërit tuaj. Çfarë do të votoni me datë 25 prill?", tha Basha.

Ftesa për bashkëpunim në të ardhmen erdhi fillimisht nga Rama një ditë më parë në Report Tv, me kusht që Basha të largohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Kjo ftesë për bashkëpunim solli edhe reagimin e presidentit Ilir Meta i cili  e cilësoi “të sinqertë si ajo e 17 majit”. Kjo marrëveshje u konsiderua nga Meta si “e fshehtë”, ndërsa paralajmëroi që nëse e kanë në plan një veprim të tillë, ta deklarojnë para 25 prillit, që në fund të jetë populli ai që do të vendosë. Në vijim  të këtij komenti Rama tha pak më parë se ai kërkoi të bashkëpunojë me opozitën, duke theksuar se ata janë në opozitë dhe do të mbeten në opozitë.

Gjatë takimit të tij Basha është ndalur tek procesi i rindërtimit duke theksuar, se nëse PD vjen në pushtet, rindërtimit jo vetëm që nuk do të ndërpritet por të të vazhdojë me ritme akoma më të mëdha. Basha, garantoi se pallatet e reja do të ndërtohen atje ku kanë qenë të vjetrit që u dëmtuan nga tërmeti.

“Edhe në zonën e ish-Kënetës kishin hapur disa sheshe për pallat. Nga qendra e qytetit, donin t’i çonin aty, Është një shqetësim i madh, pasi e përdorin këtë çështje për të pastruar paratë e krimit, të Ndragehtës. Ua thash dhe banorëve të pallateve pak më tej ku kam qenë para 1 muaj. Procesi i rindërtimit tregoi edhe një herë dështimet e kësaj qeverie, Gënjeshtra më e madhe është që do të ndalim procesin e rindërtimit. Ata kanë pasur si synim vjedhjen e parave. Do të bëhet rivlerësimi i çdo banese sipas kërkesës së qytetarëve. S’do lejojmë as diskriminim, as grabitjen e shtëpive dhe trojeve të qytetareve, për këtë ju garantoj. E treta, kudo ku rindërtimi është nevojë reale, do ë përshpejtohet. Do bëhet disbursimi financiar. Pallatet do të ndërtohen aty ku kanë pasur banorët pronat e tyre. Ata po bëjnë dëm në kurrizin tuaj. Në 25 prill, duke votuar numrin 9, na jepni mundësi që të vazhdojmë procesin e rindërtimit. S’jam inxhinier ndërtimi, s’vij këtu si i tillë, por të kërkoj votën që të drejtoj qeverinë e nesërme. Problemi është i qartë edhe zgjidhja është e qartë. Përgjegjësia është e juaja. Në 25 prill, votoni masivisht numrin 9”, tha Basha

Në këtë fushatë për ta votuar dhe në zgjedhjet e 25 prillit Basha tha se  i janë bashkuar edhe socialistë.

"Entuziazmi juaj, garanci për ndryshimin. Votoni! Ju e keni në dorë ta sillni ndryshimin! Shqiptarët duan një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre. Padurimin për ndryshim e ndjej kudo. Demokratë e socialistë, ne jemi bashkuar për të votuar më 25 prill. Nuk ka ndryshim pa u larguar Edi Rama! Votoni për ndryshim! Për të sjellë një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj, votoni masivisht më 25 prill për Partinë Demokratike", tha Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:52
Basha: Në dëshpërim e sipër kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes së Aleancës për Ndryshim, por nuk ka ndryshim pa u larguar Rama

Në fjalën e tij para banorëve të njësisë 4, Basha tha se vendimi për ndryshim, është vendimi më i madh i cili ka kapërcyer kufijtë e përkatësive politike. Kreu i opozitës përsëriti se Rama e ka pranuar humbjen pasi në dëshpërim e sipër kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes së Aleancës për ndryshim.

‘A do ja hapim derën dështimit? Sigurisht që jo! Ju nuk do t’ia hapni derën dështimit dhe ai e di fare mirë, e ka pranuar humbjen, prandaj në dëshpërim e sipër kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes së Aleancës për ndryshim! Sot, i them nga kjo rrugë e mbushur tej e përtej me njerëz që duan ndryshim, Edi Rama koha jote ka mbaruar! Çfarë nuk bëre për 8 vite, nuk e bën dot më dhe për ato për të cilat ke rënduar jetën e mijëra familjeve shqiptare. Për ato që e mbajtën Shqipërinë 8 vite në vendnumëro, ja mbylle derën Europës, është koha të të themi ik! Largohu! Shqipëria ka nevojë për ndryshim, shqiptarët janë të etur për ndryshim dhe nuk ka shqiptar që nuk e di se nuk ka ndryshim pa e larguar Edi Ramën dhe keqqeverisjen tij. Së bashku, në do të fitojmë dhe do të sjellim ndryshimin që do çdo shqiptar dhe kështu Shqipëria do të fitojë. Nuk ka marifet ta ndalë këtë vullnet për bashkim. Ne kemi ardhur para jush me plane konkrete dhe zgjidhje konkrete. Ne i marrim përgjegjësitë tona para jush sot dhe jemi gati t’i marrim me ekipin tonë, me ekipin tonë fitues pas 25 prillit për të hapur rrugën drejtë Europës. Drejtë Europës që është destini ynë, është shpresa jonë, është rruga e Shqipërisë së zhvilluar, e Shqipërisë me ekonomi të fortë, e Shqipërisë me punësim, e Shqipërisë me paga dhe pensione të larta, e Shqipërisë që nuk i përzë bijtë dhe bijat e saj më të mirë por i krijon mundësi për të jetuar me dinjitet këtu, në vendin tonë.’- tha Basha.

Ora 19:29
Basha probleme me regjinë gjatë takimeve në Tiranë, bashkëpunëtorët harrojnë kamerën hapur

1618507852_Screenshot1.jpg

Gjatë takimeve në Tiranë kreu i PD Lulzim Basha është kujdesur që ti transmetojë të gjitha në rrjetin e tij social por në një moment "regjia" ka pasur probleme. Personat që fshihen pas "facebook-ut" të Bashës në tentativë për ta rregulluar kanë harruar që ta mbyllin mbyllin video-live duke transmetuare dhe bisedat që bënin me njëri tjetrin ndërsa figura ishte kthyer me kokë poshtë.

"Do hyjmë prap tani, merre në telefon si ti japim zgjidhje. Më jep shpejt pasëordin, me urgjencë. Duhet të fusim pasëordin...", thonë ata.

Ora 19:12
Basha: Brenda 2 viteve mbyllim procesin e legalizimit! S’kam mikrofon, e paskan ndërprerë energjinë, ne do ndezim dritën e shpresës

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në turin e takimeve me qytetarë në qytetin e Tiranës, është ndalur dhe në njësinë 11. Gjatë ecjes me qytetarët Basha tha se vota për PD më 25 prill shkon për taksa të ulëta, do klimë miqësore për biznesin, do siguri për investitorët e huaj dhe kthimin e shpresës tek rinia shqiptare.

" E para e punës sot kemi mbi 30 mijë studentë që studiojnë jashtë. Për fat të keq, të dhënat e fundit tregojnë se 96% e tyre nuk duan të kthehen në Shqipëri. Unë i përkas një grupi mund të kemi qenë jo më shumë se 100, në vitin 1993 që jemi larguar për studime jashtë vendit. Dhe gjatë kohës së studimeve por edhe pas studimeve më thonin të njëjtën gjë, madje edhe kur jam kthyer. A je në rregull nga trutë e kokës? Dhe përgjigja ime, ka qenë atëherë, është dhe sot. Jemi më të fortë, më rezistent, vullnet më të fortë dhe padiskutim kemi të paktën të njëjtin intelekt, të mos themi diçka tjetër. Të mos dukemi si racistë dhe paragjykues. Atëherë, e vendosëm që jemi njësoj si ata ose më të mirë se ata? E para kjo. E dyta, ata pse qëndrojnë në vendin e tyre dhe kanë shanset për tu punësuar për një jetë më të mirë? Sepse i jepet mundësia, ndërsa juve nuk ju është dhënë mundësia. Këto 8 vite në veçanti edhe ato pak mundësi që ishin, u shkatërruan. Që të kesh mundësi do të thotë të kesh ekonomi dhe plani, për të ardhur te pyetja jote direkt tani. Plani ynë është që ekonomia shqiptare të futet në një cikël rritje. Kjo nuk ndodh as me urdhrin e peshkut, as me përralla nga mëngjesi deri në darkë, 8 vite me radhë, kur ndërkohë ka bërë të kundërtën. Kjo ndodh me masa konkrete. Çfarë do ekonomia që të rritet? Do taksa të ulëta, do klimë miqësore për biznesin, do siguri për investitorët e huaj. Do, pra, stimuaj të cilët mund t’i japi vetëm një qeveri që është e interesuar që ekonomia të funksionojë për të gjithë. Sot, ke një ekonomi që funksionon për një grusht njerëzish, që ju i quani oligarkë. Nesër, me 25 prill, vota juaj shkon për këtë plan. Ky plan mundëson që njësoj si në vendet e Bashkimit Europian, ku shkojnë apo ku do që të shkojë rinia, pra, të cilat nuk do të kthehet më. Madje, ta fillojmë hapin e parë si vendet e rajonit, të garantojmë investime, punësim dhe paga dinjitoze për rininë shqiptare. Kjo është esenca e planit tonë, si do të bëhet e mundur. Në qoftë se në Maqedoninë e Veriut që ka shumë më pak seç kemi ne, jo vetëm popullsi dhe jo vetëm mungesën e detit por dhe shumë aspekte të tjera që mos të zgjate. Në qoftë se ata ja dalin të thithin investime të huaja dhe të punësojnë të rinj në teknologjinë e informacionit, në industrinë automatike, në turizëm. Në qoftë se ata ja dalin të marrin dhjetë herë më shumë investime gjermane, bashkë kemi qenë në Berlin kur na thanë 3 miliardë euro tha kemi investuar në Maqedoninë e Veriut, 300 milionë euron në Shqipëri, pse? Sepse këtu për tetë vite me radhë gjithçka ka mbetur në vendnumëro ndaj rruga e vetme për të ndryshuar është ta largojmë Edi Ramën, të sjellim ndryshimin duke votuar, votën për programin tonë. Të jesh i bindur që zotimet tona ne do të bëjmë gjithçka t’i kthejmë në realitet dhe në çdo rast po të jap garanci meqë e njeh kulturën holandeze. Po të jap edhe këtë garanci, unë kam bërë një zotim publik, nëse angazhimet e plani tim, planit tonë, nuk përmbushen brenda katër viteve unë nuk vij përsëri të kërkoj votën kur ti të jesh, sa vjeç do të jetë pas katër vitesh? Në qoftë se pas katër vitesh në Shqipëri këto masa nuk kanë sjellë rezultatin 110 mijë vende pune të paktën, rritjen e pagave me pagën minimale 300 euro në vitin e parë dhe 400 euro në fund të mandatit e të gjitha aspektet e tjera të planit tonë ekonomik, unë nuk vij t’ju kërkoj përsëri votën sepse ti e di që kjo është kultura evropiane, kjo është kultura Hollandeze, vjen, kërkon votën, nuk e bëre, mos dil më përpara qytetarëve. 25 prill është data", tha Basha.

Kreun e opozitës e ndali edhe një qytetar i cili i shprehu shqetësimin për legalizimet. Ai mori garancinë e Bashës se pas 25 prill, qeveria e ardhshme do të përfundoj procesin e legalizimit brenda 2 viteve të para të qeverisjes.

"Dua të përsëris Edhe njëherë se u bënë tetë vite që e them, po ta përsëris ndjesën që nuk e përmbyllëm ne procesin e legalizimeve. Së dyti, dua të them që me planin tonë ne do t’i japim fund procesit brenda dy viteve dhe do të marrim përsipër të gjitha përgjegjësitë që ju premtuam shqiptarëve me ligjin fillestar të legalizimeve. Edhe ju edhe pronarëve të tokës të cilët do të marrin shpërblimin nga shteti për pronat mbi të cilat është ndërtuar në ato raste që nuk i kanë shitur por që janë zënë pronat. Dy vitet e ardhshme do të jenë përmbyllja e këtij procesi. Si ti ka të paktën 250 apo 300 mijë objekte akoma të palegalizuara. Tetë vite ka qenë në pushtet Ky që firmosi në qendër të Kamzës se do kishte legalizime falas dhe që po të çohej Enver Hoxha nga varri nuk do iu a prishur shtepinë dhe e mbani mend që pak metra që këtej, tek Bulevardi i Ri i nxori me gaz lotsjellës në 6 të mëngjesit, fëmijët 5 vjeçar nga shtëpia. Këtë se harroni, mos e harroni me 25 prill bashkohuni për ndryshimin, votoni numrin...", tha Basha.

Në fjalën përshëndetëse, Basha foli para qytetarëve pa mikrofon duke thënë se sipas tij shkak ishte mungesa e energjisë elektrike. Por sipas Bashës kjo errësirë që është prej 8 vitesh do marrë fund më 25 prill.

"Dua t’ju falënderoj për pritjen në zonën e Don Boskos, siç e shikoni, nuk ka mikrofon, më thonë që nuk ka drita më thonë. Kanë hequr energjinë. Ata mund të heqin energjinë, siç e kanë lënë në errësirë 8 vite Shqipërinë. Por për 10 ditë energjia për ndryshim do të ndez dritën e shpresës në zemrat e gjithë shqiptarëve. Zoti ju bekoftë ju! Zoti e bekoftë Shqipërinë", tha Basha.

Ora 18:43
Basha takime elektorale në Tiranë, bllokon rrugën bashkë me simpatizantët, krijohet trafik

 

Turi elektoral i Partisë Demokratike vijoi takimet këtë të enjte me Njësinë numër 11, në kryeqytet. Por ajo që vihet re është se kreu i PD Lulzim Basha së bashku me simpatizantët kanë bllokuar rrugën, një taktikë kjo e ndjekur shpesh nga kjo parti në mënyrën se si zhvillon fushatë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Opionisti: 15/04/2021 20:56

    Kryemistri ose kancelare sa te mbydhete qeveria tektokrate si ne Itali parlamenti mire eshte nuk hap meshtarit por keshhillin 500 te mblidhen per reforma zgjedhore kostuimi kancelare eshte Edi Rama zevendes kancelare lega zogu ministria jashtem Piro Lutaj ministria arsimi ben Blushi ministre kulturor Genc Caka zevendes ministre arsimi grita Duma zevendes ministre kulturor djali Pjeter Arbnori ministri pushteti lokal Erion Veliaj zevendes ministre pushteti lokal Marko Dajti ministre finace ylli bufi zevendes ministre finace Arjan kaltini ministre mbrojtes Gjergj Koja zevendes ministre mbrojtes Ekrem Spahia ministre bretshme Fatos Klosi zevendes ministre mbretshme spartak gjela ministre transporti Petro Koci zevendes ministre transporti koc Danaj ministre pa portofol Arta Dade zevendes ministre pa portofol Dritan Ylli ministre energjetikës Lindita Nikolla zevendes ministre enegjetrtikes pak Milo ministre kosove Shqiperi sternipi Ismaili Qemali zevendes ministre kosove Shqiperi Albi Kurti ministre fbis Aida hana zevendes ministre fbis te caktoje Amerika ministre anti mafja ministre dekriminalizimi ministre pasrteti figurave ministre gjendja jasakoshme ministre ndërtimi ministria e trativa ministra per mbrojtes femive ministria Kunder pirateria dhe ministra Kunder vjedhjes ministria spiunet ministria iformatikes

    Përgjigju
  • Sifi: 15/04/2021 18:39

    O Lul a e besin ti qe Rama ka pranuar humbjen?Ai i ka ne xhep 80 mandate por kerkon te ndihmoj ty.Do ikesh Lul se nuk je per kete pune.Hoqw Mmen dhe Eno Bozgon dy figurat me pozitive ne PD dhe mbajtw Selianjin e babales me shoke .Me keto arabela do fitish ti ?

    Përgjigju
    • Redi: 15/04/2021 20:26

      Si nuk i the MIRE SE JU GJEJ gjithe atyre njerzve.

  • Cubi: 15/04/2021 17:47

    Te mbushur e ke lulash. Kam mendimin se pas dates 25 prill pregatitu dhe ato veglat te jen mark e mir. Se ke tete vjet qe bertet Rama ik. Ne te kundert sa te kesh jet radha ste vjen. O qyqar. Ti ne pushtet vjen vetem po ta fali Rama sic e more nga nano ne ,2005 dhe lir hajduti ne 2009. Tani ste ngelet gje tjeter vetem shiko endra me sy hapur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim