Rama nga Lezha i kujton shqiptarëve 1997-n: Basha, një 'Rrapush Xhaferr' i veshur si dhëndër! Nuk i thotë dot 'po' bashkëpunimit se është kukull me bateri, dhe Saliu e Iliri i heqin bateritë

"Një Rrapush Xhaferr i veshur si dhëndër, ndërkohë që Saliu dhe Iliri janë shkesit". Me këtë përcaktim për kundërshtarin e tij politik Lulzim Basha, Kryeministri Rama i paralajmëroi lezhjanët dhe të gjithë shqiptarët mbi atë që ndodh nëse më 25 prill votohet Partia Demokratike, duke kthyer edhe një herë 'fantazmat' e vitit 1997.

Teksa zhvilloi aktivitetin përmbyllës të fushatës elektorale në Qarkun e Lezhës, Rama tha se Basha nuk mund t'i thotë po ftesës së tij për bashkëpunim sepse nuk është asgjë më shuëmë sesa thjesht një kukull me bateri dhe Sali Berisha dhe Ilir Meta i heqin bateritë.

Me qindra pjesëmarrës, të vendosur në distancë nga njëri-tjetri, morën sot pjesë në aktivitetin e përmbylljes së fushatës së PS-së në Lezhë. Të pranishëm ishin edhe të gjithë kandidatët për deputetë të PS-së, me në krye drejtuesin politike Lindita Nikolla.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:57
'Kësaj pune i ka vdek nona', Rama-Metës: Unë thashë të bashkëpunoj me opozitën se opozitë jeni dhe do mbeteni! Luli s'thotë dot po se i heqin bateritë

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur presidentit Ilir Meta i cili komentoi propozimin e tij ndaj Bashës për bashkëpunim pas zgjedhjeve. Duke bërë ironi Rama tha se kërkesën për bashkëpunim e kishte për opozitën, duke theksuar se ata janë në opozitë dhe do të mbeten në opozitë. Për Bashën, Rama tha se ai nuk i thotë dot po kësaj marrëveshje sepse i heqin bateritë. Në fund kryeministri tha prerazi se do apo s'do opozita ai do ta bëjë këtë vend.

"E patë ça bëri Iliri se ma thanë tani, e thoshte luli po të dojë ta bëjë tani atë marrëveshje. Unë dje i thashë jam i  gatshëm të bashkëpunoj me opozitën  sepse ata janë në opozitë dhe do të vazhdojnë të jenë në opozitë.  Nëse është e mundur të shikojmë përtej ndasive politike pse jo, por ama thashë me një kusht që Luli të ndahet nga Saliu dhe Iliri, nga çelësat që e kurdisin se janë 2. Po Luli nuk thotë dot po sepse i heqin bateritë, është kukull me bateri sepse vetëm një kukull me bateri mund të jetë njëherë spiderman njëherë borëbardhë.  E përsëris është e rëndësishme të shkojmë përtej politikës, është e rëndësishme që politikanë ttë japin provën se mund të shkojmë përtej politikës. Duan s'duan ata ne do ta bëjmë këtë vend kësaj pune i ka vdek nona", tha Rama.

Ora 16:53
Rama: Shqipëria do bëhet eksportues neto i energjisë, s'do harxhojmë asnjë lekë për ta blerë! S'është ëndërr e parë në gjumë

 

Kryministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria do të bëhet eksportues neto i energjisë, duke theksuar se s'do të harxhojmë më asnjë lek për energji por do të fitojmë duke e shitur atë.

"Me skavicën në veri dhe tecin e Vlorës në jug, do të hyjnë në sistemin  tonë, dhe me 2 parqet me energji diellore, një në Karavasta tjetri në Durrës, Shqipëria do të bëhet eksportues neto i energjisë, ne sdo harxhojmë asnjë lek më për të blerë energji por do të shesim energji. Kjo nuk është një ëndërr e parë në gjum".

Ora 16:38
Rama: Do ta bëjmë Shqipërinë kampione të turizmit, të shoqërisë digjitale dhe të bujqësisë në ballkan

 

Nga Lezha kryeministri Edi Rama ka kërkuar votën duke premtuar se do ta bëjë Shqipërinë kampione të turizmit në ballkan, kampione edhe për shoqërinë digjitale dhe në bujqësi.

"Të vazhdojmë të ngjitemi ta çojmë këtë vend në atë majë për të cilën është krijuar ky vend, me një qëllim punën. Ne do ta arrijmë me se sbën, me se s'bën. Shikojeni Lezhën sot Kurbinin Mirditën a ka të krahasuar me 7 vjet më parë por as nuk ka krahasim  me atë që duhet të jetë, për të bërë që fëmijët që lindin në këtë zonë të bekuar nesër të jenë krenarë, jo të jenë krenarë thjesht për historinë e lavdishme, heroizmat kulturën, tashëgimninë, për të gjitha këto por edhe për kushtet e kësaj shtëpie.

Do ta bëjmë këtë jo me lekë lekë lekë, por me punë. Në gjithë këto vite ne kemi bërë shumë gjëra por kemi bërë dhe përgatitje të tjera. Ne ndalum për 1 moment ë u bë një vit e pastaj 17 muaj, që na lodhën na stresuan. Por tani që tuneli i pandemisë po mbaron e dielli po shkëlqen, por ta bëjmë diellin e Shqipërisë të mrekullueshëm.

Nuk është një plan me fotografi dhe 3D por është një lan investimet të huaja të brendshme, private dhe publike që do ta çojnë Shqiërinë në një nivel tjetër. Do bëjmë që Shqipëria të jetë kampione e turizmit në ballkan. Kampione edhe për shoqërinë digjitale. Shqipëria jonë të jetë vendi ku të krijohet punë dhe ku puna të paguhet shumë mirë. Këto sjanë vetëm dëshira por ambicie të vendosura mbi një bazë që kemi ngritur. Shqipëria kampione në ballkan në bujqësi. Sot shqipëria punën dyfishin e tokës së vetë në bujqësi", tha Rama.

Ora 16:32
Rama: Basha, një 'Rrapush Xhaferr' i veshur si dhëndër! Shkesët janë Saliu dhe Iliri

 

Duke i kujtuar edhe një herë shqiptarëve se çfarë ndodhi në vitin 1997 dhe teksa bën një paralelizëm me premtimet e Bashës sot, Kryeministri Rama paralajmëron të gjithë ata që votojnë PD-në.

"Ç'keni ju, unë jam këtu, më çoi Zoti. Ju s'keni pse lodheni të shkoni në punë. Ju rrini nëpër kafe, bëni jetën tuaj. Mjafton që mua të më jepni 1 unë i jap 2, më jepni 5 mijë lek sot unë pas një javë ju jap 10 mijë lek. Kështu që shqiptarët shkuan pas berihait. Dëgjuan edhe Saliun që i nxiste. U qërrua një popull i tyrë dhe Shqipëria u gjend në këtë marrëzi. Dhe pastaj sa vite u deshën për tu kthyer në normalitet dhe për të ribërë ekonominë tonë. Si mund t'i besohet sot një ''Rrapushi të ri', një Rrapush i veshur si dhëndër, ndërkohë që shkesi nuk duket. Shkesët janë Saliu dhe Iliri", tha Rama.

Ora 16:24
Rama: Kur ia dolëm kundër tërmetit e armikut të padukshëm. do ia dalim edhe kundër tundimit për tu kthyer mbrapa

 

Kryeministri Rama, nga Lezha pati një mesazh të fortë për të pranishmit dhe përmes tyre për të gjithë shqiptarët.

Ai tha se fitorja në përballje me atë që la pas tërmeti dhe me COVID-19 duhet t'i bëjë të gjithë shqiptarët të ndihen krenarë.

"Jemi sot në një situatë ku ne shqiptarët, jo si socialistë apo demokratë, duhet të jemi të gjithë shumë krenarë për provën e fortë të karakterit në këtë përballje që ka nisur që prej fatkeqësisë së parë të madhe. Ne po ia dalim të kthejmë në shtëpi çdo familje, në një shtëpi shumë më të mira. Ne po ia dalim të kthejmë mësuesit dhe nxënësit në shkolla shumë më të mira, shumë më të mëdha. Nëse shqiptarët nuk humbin drejtimin nuk ka asgjë që i ndalon që t'ia dalin. Tanimë që dielli po shkëlqen përsëri, jeta po rikthehet përsëri, si mund të mos ia dalim në vijim. Kur ia dolëm kundër tërmetit dhe kundër armikut të padukshëm ne do ia dalim edhe kundër tundimit për tu kthyer mbrapa", tha Rama.

Ora 16:14
Lindita Nikolla: Na votoni të vijojmë punën për rindërtimin, mbi të gjitha ti japim jetë në mandatin e 3-të Reformës në Drejtësi

 

Drejtuesja politike e PS në qarkun e Lezhës Lindita Nikolla gjatë aktivitetit  me skuadrën e 25 prillit ka deklaruar se në ditën e zgjedhjeve duhet të jenë të vendosur për të votuar PS që të vijojnë punën për rindërtimin. Mbi të gjitha tha ajo për kryepunën që është Reforma në Drejtësi.

"Ne kemi dhe një arsye tjetër pse duhet të jemi bashkë dhe të vendosur me 25 prill. Të vijojmë punën për rindërtimin që brenda pranverës së ardhshme të gjithë ata që kanë humbur shtëpitë të kthehen në shtëpitë e tyre. Dhe nuk është i vogël premtimi. Je mësues mësuese ke harruar se si na shtynin furgonve nëpër takime... Mbi të gjitha na votoni për kryepunën, reforma në drejtësi. Ti japim jetë në mandatin e 3 reformës në drejtësi, me votë. Ska kohë për të pushuar, Shqipëria është e ardhmja jonë votoni PS", tha Nikolla ndër të tjera.

I.K/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Baba xhiku: 15/04/2021 17:25

    Jepi baba xhiku jepi gallates, more ne qafe sa e sa socialiste intelektuale, punetore, nena e baballare. Je kthyher nje tragjikomedi koke e kembe. Shiko vetem pamjen tende te shperfytyruar qe flet sa 10000 fjale. Jo mor delenxhi jo fatin e femijeve tane nuk e neperkemb dot nje i çekujlibruar si ti. Mezi po presin te te zhdukin edhe socialistet le më pastaj maloket e PD-se.

    Përgjigju
  • Arbëri: 15/04/2021 16:53

    Si Rama si Sala si Iliri jan TRADHËTAR të popullit SHQIPËTAR!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja