‘Nafta në Maqedoninë e Veriut më lirë se këtu’ Basha i premton sipërmarrësit në Maqellare: Do të heq taksën e qarkullimit 240 lekë për litër karburant

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur në qytetin e Maqellarës cili ka zhvilluar turin e takimeve me qytetarë dhe biznese. Gjatë ecjes në qytet, Basha është ndalur nga pronar biznesesh të vogla, ku ka dëgjuar problemet që kanë me taksat, çmimin e karburantit dhe energjisë elektrike. Basha tha se ndryshimi më 25 prill do të thotë ulje e taksave, uljen e karburantit dhe energjisë elektrike.

Lulzim Basha: Si po ju shkojnë punët?

Qytetari: Blozë fare!

Lulzim Basha: Si kudo në Shqipëri.

Qytetari: Si në pandemi, zero! As drita, paguajmë qiranë, punëtorin. Me humbje! Në Maqedoni është nafta lirë, marrim makinat, shkojmë i furnizojmë atje.

Lulzim Basha: Serboratorët i mbushin dibranët në Maqedoni, kuksianët në Kosovë. Më 25 Prill të votojmë të gjithë për ndryshimin dhe ndryshimi do të ndihet kudo. Një nga fushat kryesore do të jetë kostoja, kostoja e prodhimit, nafta, energjia, ulja e taksave, heqja e terrorit të administratës tatimore. Do t’ju bëj, në radhë të parë, të ndiheni të çliruar nga ana psikologjike dhe nga ana e dytë do të ndez prapë besimin dhe motorët e ekonomisë. Se vetëm kështu vjen konsumi, forcoheni ju, forcohet biznesi i vogël, forcohet Shqipëria. Ju ftoj të gjithë, me biznesin e vogël kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë, kemi nënshkruar një marrëveshje, e cila do të jenë realitet të gjithë zotimet tona. Mos u dorëzoni! Të gjithë bashkë për ndryshimin!

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:51
Nga Klosi, Basha pyet gratë: Edhe 4 vite të tjera në vendnumëro apo ndryshim? 25 prilli, bashkim për të hapur derën e Europës.

Në kuadër të fushatës elektorale, Lulzim Basha është ndalur sot në qytetin e Klosit. Në fjalimin e tij Basha ka thënë se 25 prilli nuk bëhet për një njeri apo për një parti, por bëhet që të hapen dyert drejt Europës në mënyrë që të vijnë investimet europiane që mungojnë prej 8 vitesh dhe që i kanë bërë të rinjtë dibranë dhe matjan të emigrojnë.

"Në këtë pasdite të bukur dielli po shkëlqen por jo kaq shumë sa shpresa juaj për ndryshim që do të bëhet realitet me 25 prill.  E sotmja ka nisur në Dibër, Maqellarë, Bulqizë, Klos dhe ashtu si kudo tjetër ku jam në Shqipëri është e pamundur të mos emocionohesh nga energjia e jashtëzakonshme e shqiptarëve që nuk ka forcë ta ndalë, nuk ka forcë ta kyçë. 8 vite dimër ekonomik, 8 vite premtime të pambajtura. 8 vite arrogancë, 8 vite varfërim, 8 vite gënjeshtra nuk mundtë lahen me 8 javë sharje dhe baltosje. Koha  për ndryshim , ora për ndryshim, dita për ndryshim po afron dhe kjo i ka bashkuar shqiptarët, i ka bashkuar më shumë se kurrë më parë. Në mesin tonë nuk janë vetëm demokratët, luftëtarët e demokracisë qëndrestarët për shtetin e së drejtës, por janë edhe socialistët e zhgënjyer të cilët janë bërë njësh me demokratët, me qytetarët, me fermerët për ndryshim që  nuk ka forcë ta ndalë. Dhe ndryshimi është përgjegjësi, ndryshimi nuk është privilegj i njeriu për kolltukun e një kryeministri", tha ndër të tjera Basha.  

 

Ora 12:26
Basha takim me intelekualë në Dibër: 25 prilli u jep fund 8 viteve dështim, rihapim universitetin dhe përfundojmë Rrugën e Arbrit

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, në vizitën e tij në Dibër, ka zhvilluar një takim me intelektual të këtij qyteti.

Duke e cilësuar si një qytet të punës, dijes dhe mençurisë, Basha tha se Dibra për 8 vite ka patur plagën më të madhe të dështimit qeveritar. Ai gjithashtu u zotua se dy nga vendimet e para që do të marrë qeveria e ardhshme do të jetë hapja e universitetit të Dibrës dhe përfundimi i rrugës së Arbrit. 

'Drama e mbylljes së filialit të Peshkopisë është një dramë që ndihet në çdo familje të kësaj treve. Kostoja e arsimit të fëmijëve dibranë është shtuar, ndërkohë që është shkulur padrejtësisht ajo që duhet të ishte një vatër jo vetëm për trevën e Dibrës por për të gjithë Shqipërinë verilindore dhe jo më kot në programin tonë ne kemi vendosur arsimin e lartë si një prioritet absolutë dhe hapjen dhe rihapjen e institucioneve të arsimit të lartë me fokus të veçantë tek trajnimi profesionalë i rinis.

Padiskutim përfundimi i rrugës së Arbrit do ta bëjë Dibrën një nga qendrat më të afërta me kryeqytetin dhe do të nxisë kësisoj jo thjesht trafikun, por dhe shkëmbimin ekonomik me qendër më të madhe ekonomike të Shqipërisë, do ta sjellë shumë më afër edhe infrastrukturës turistike të turistëve të cilët janë dhe duhet të jenë në të ardhme një nga prioritetet tona për ti njohur jo thjesht me bregdetin por me gjithë bukuritë e mahnitshme të Shqipërisë.

Dhe nga ana tjetër kjo do të sjellë një ndihmë të madhe për bujqësinë Dibrane, për pemëtarinë Dibrane, për blegtorinë Dibrane, produktet e të cilës janë me nam për nga cilësia, për nga natyra e tyre unike, por të cilave iu ka munguar si kudo në Shqipëri subvencionet, iu ka munguar mbështetja me investime në infrastrukturë, iu ka munguar vëmendja dhe mbështetja e gjithanshme e shtetit duke përfshirë investimin e personave të specializuar, agronomëve, veterinerëve, të cilët do të bëjnë të mundur që fermeri Dibran të sjellë produktin e tij unik, produktin e tij bio dhe cilësor, me një çmim të përshtatshëm në treg, jo për të mbajtur frymën gjallë por për të krijuar mirëqenie dhe për të rikrijuar traditën e jetës me tokën dhe ajo pjesë e rinisë që do të jetojë në tokën e stërgjyshërve të vet, mos ta bëjë kështu prej hallit por ta bëjë sepse sjell një leverdi të madhe.” – tha Basha.

Ora 10:58
Basha në mes të turmës pa asnjë distancë sociale në Dibër: Ju jeni uragan i shpresës që do t'i prini ndryshimit të 25 prillit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ndodhet në Peshkopi, ku zhvillon takime elektorale me banorët.

I rrethuar nga militante të PD-së dhe më flamuj, Basha ka përshkuar një rrugë në këmbë, duke përshëndetur qytetarët.

Teksa u ngjit në makinë për folur me qytetarët Basha tha se Dibra është një uragan i shpresës për ndryshim pas zgjedhjeve të 25 prillit.

‘Ju falënderoj nga zemra për këtë uragan të shpresës, uragan të entuziazmit dhe shprehjes së këtij padurimi të Dibrës për ndryshimin. Vite me radhë kam qenë në mesin tuaj dhe kurrë nuk më ka munguar mbështetja respekti, dashamirësia jua, por si asnjëherë më për se kam parë këtë shesh të mbushte me shpresën për ndryshim dhe me vendimin e zgjuar të banorëve të mençur të Dibrës për ti prirë ndryshimit të 25 prilli. Një dimër 8-vjecar i mbushur me vuajtje, ankth e pasiguri. Pas 8 vitesh lëngate, pas 8 vite premtimesh të pambajtura, grabitjeje e dështimesh, a do ja jepni më votën të keqes? Votoni ndryshimin në ekonomi, në arsim, në shëndetësi, në investimet e huaja. Ndryshimin që prisni nga unë dhe ekipi im, ndryshimin që meritoni. Zoti iu bekoftë ju, Zoti e bekoftë Shqipërinë.'- tha Basha.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqip: 10/04/2021 23:29

    Supa neser ne oren 9 te dielen ne mgjesit

    Përgjigju
  • Berat Çelepias: 10/04/2021 16:39

    Ne këtu në Berat nuk duam naftën më të lirë. Ne duam të kemi mirë Mok Toton dhe Klosin. (admin, të kam vëlla, ti kesh prindërit me jetë të gjatë, lëre të kalojë komenti)

    Përgjigju
  • Pjeter: 10/04/2021 15:14

    Hahaha Lulu eshte avdall dhe ne te genjyer.Do heqi taksa,do japi para ne dore,do ndertoje rruge te reja tamam si ajo e rruges se kombit,shkolla sa te duam, spitale moderrne,mirqenie pa fund, po keto para ku do i gjeje? Do e financoje Rusi?,e njef mire ate rruge ai,po ne kembim c'do japi? Se falas nuk ka, do ju mjaftoje vetem suma e Lulit financuesve te ketyre traplliqeve?

    Përgjigju
  • Lui: 10/04/2021 14:48

    Do heqesh 240 lekeshin nga litri i karburantit dhe do e besh vjetore qe dhe ai qe e perdor me pak makinen ta paguaje njelloj si ai qe e perdor gjithe diten dhe cdo dite. Keshtu stimulon edhe perdorimin e makines or Lulash, dhe si rrjedhoje dhe ndodtjen. Te lumte, je vertete nje vizionar..

    Përgjigju
    • Lyl mashtruesi: 10/04/2021 17:03

      Mjafton te shohesh ke ka ne te dy krahet dhe kuptohet niveli. Njeri qe u merrte leke ushtarakeve qe shkonin ne Irak me mision (!) dhe tjetri me inteligjence nen mesatare dhe hajdut i thekur

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, i vuri flakën një gruaje në metro, 33 vjeçari nën akuzë për vrasje e zjarrvënie

Nju Jork, i vuri flakën një gruaje në metro, 33 vjeçari nën akuzë për vrasje e zjarrvënie