Basha: Në Ndroq ku rritet domatja zemër kau, e preferuara ime! Fermerët të braktisur nga Rama, PD plan për t'u ardhur në ndihmë

NDROQ- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është zhvendosur ditën e sotme në Ndroq në takim me fermerët, përpara të cilëve ka prezantuar skemën e PD-së për ndihmën e tyre. 

Basha është ndalur në takim me zonjën Nevrie dhe vajzën e saj, e cila ka mbjellur një arë me domate zemër kau, për të cilën thotë se janë të preferuarat e tij, si dhe të shumë shqiptarëve, duke premtuar se me ardhjen e demokratëve në pushtet, prodhimet shqiptare do të mbrohen dhe do të marirn vlerën e duhur, siç ai shprehet.

Basha nuk i kurseu akuzat për kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij, duke thënë se i ka harruar qytetarët dhe mendon vetëm për një grusht oligarkësh.

"Ndodhem në Ndroq me zonjën Nevrie dhe nga Ana, e ka mbjellur me domate zemër kau, një nga domatet e preferuar për të gjithë shqiptarët dhe për mua.  Për gjendjen me të cilin ndodhem, nuk kam asnjë surprizë pozitive, se situata është shumë e vështirë. Fermerët janë lënë jashtë vëmendjes, nuk kanë marrë asnjë mbështetje, fermerët as e kanë dëgjuar subvensionin, e jo më ta marri. Nga ora 5 e mëngjesit deri vonë, kultivojnë produkte dhe nuk kanë garanci që do e nxjerrin në treg, e kur e nxjerrin nuk e dinë a kanë treg për të nxjerrë shpenzimet. Mungesë totale mbështetjeje, harresë totale, ndërkohë që qindra mln euro që këto paguajnë, shkojnë për 4-5 oligarkë, në vend që të ndihmojnë këto fermerë. Shteti ka nxjerrë 90 mln euro për tre muaj të kësaj gjendje, që do të thotë 10 euro në muaj për shqiptarët, por jo për oligarkët që kanë marrë miliona euro. Rruga e daljes është e thjeshtë, nëse një qeveri ka njerëzit në mendje atëherë vëmendja është për ta.

Këtu shteti i ka braktisur, por edhe ata që e quajnë pagë luftë, që në fakt është dëmshpërblim mezi mjafton për të blerë bukën e muajit, do kemi skemën e subvencioneve që ka Maqedonia e Veriut dhe Kosova, dhe nuk do të shkojnë për grumbulluesit, por drejtpërdrejtë për prodhuesit dhe në bazë të prodhimit do të marrin subvensionet. Prodhimet e tyre do të mbrohen, dhe asnjë prodhim i huaj nuk do të hyjë përmes doganave shqiptare pa pasur një tarifë të barazvlefshme me subvensionin që ata vetë marrin nga qeveritë e tyre, prodhimi i fermerëve shqiptarëdo të jenë të parët në tregun tonë, dhe do bëjmë gjithcka për eskportin e tyre. Me uljen e cmimit të naftës, do të mundësojmë që edhe prodhimet tona të bëhen më konkuruese", tha Basha.

Javët e fundit, kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilliar një sërë takimesh me qytetarë, pronarë biznesesh, punonjës ku ka prezantuar planin e PD-së siç ai e quan për daljen e vendit nga kriza.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 21/06/2020 00:36

    TE RAFTE KAU ME SHKELM MU NE KOKE ,,,,MOR GOMAR ,,QE TE VIJNE TRUTE NE VEND.....NE QOFTE SE KE...

    Përgjigju
  • xXx: 17/06/2020 15:27

    Ty nuk të pëlqen domatja zemërkau por,sallatori me gunga...

    Përgjigju
    • Haha: 17/06/2020 16:54

      Sa kam qesh.

  • tori: 17/06/2020 13:38

    IK O LUL.E gjithe bota planifikon rikthimin e ekonomis ne binar ne fund te 2021 e fillim 2022.Ti e lloji i yt i mashtruesve i ke ne dor te gjitha.Sipas premtimeve tuaja do u shperndash njerezve dollar apo euro te barabart me buxhetin amerikan.Ku do i marresh parat?K kush ne bote banke apo organizat qeveritare qe ka kto shuma parash.FOL NJE HERE TE VERTETEN,FOL SE PAKU DO GEZOHEMI PER HERE TE PARE QE THE TASH 16 VITE NJE TE VERTET,QE PER TY ESHTE E VERTETE E PER NE NJE GENJESHTER MODERNE QE E DIN QE ESHTE GENJESHTER POR KENAQESH KUR E DEGJON

    Përgjigju
  • Luli: 17/06/2020 10:43

    O Basha,po debil mbete o koqe gomari,i ha domatet zemer kau thote idioti,e kujt i plasi!!!!!

    Përgjigju
  • WTF: 17/06/2020 10:30

    O Luli, ik ne Hollande te gruaja e shfyhu se u hapen rruget dhe mos e trego frustrimin tend seksual neper rruget e Shqiperise se le nam.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase