Basha, në një biznes të vogël në Tiranë: Qeveria të ndihmojë konsumin, paketë për njerëzit që nuk kanë të ardhura (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim ne një biznes të vogël në Tiranë, një dyqan  që reklamon dhe shet prodhime shqiptare, bazë të konsumit në kryeqytet.

Teksa, menaxherja e dyqanit iu ankua z. Basha për situatën e vështirë që po kalojnë për shkak të pandemisë dhe uljes së shitjeve, kryetari i PD u shpreh se Qeveria duhet të mbështeste më shumë biznesin e vogël si dhe të ndërmarrë iniciativa për të mbështetur konsumin.

"Problemi kryesor i kësaj krize që ka 7 vite, por që pandemia e ka rënduar dhe më shumë, është pamundësia e njerëzve për të siguruar ushqimin bazë. Dhe kjo reflektohet pastaj tek i gjithë zinxhiri, edhe zinxhiri prodhues e në veçanti tek prodhimet e vendit. Ju e dini, ne kemi dalë prej javësh me një paketë ndihme për njerëzit që nuk kanë të ardhura. Kemi kërkuar që të gjithë ata që kanë humbur vendin e punës për shkak të pandemisë të kenë një ndihmë direkte nga shteti, kemi kërkuar që çdo familje shqiptare të ketë një ndihmë financiare. Kjo bëhet në radhë të parë për të ndihmuar njerëzit, për të ndihmuar familjet shqiptare, por po u ndihmuan ata do ndihmoheni dhe ju; se ato para çfarë do bëjnë? Do rrisin xhiron. Ata nuk kanë për t’i kursyer këto lekë, do t’i hedhin për të blerë konsumin e përditshëm", - u shpreh Basha.

Ai nënvizoi edhe një herë se zgjidhja është mbështetja e konsumit.

"Dhe përfitoj dhe njëherë të bej një thirrje, meqë jemi këtu në një pikë shitje ku të gjitha prodhimet janë shqiptare; t’i bëj një thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të konsumojmë e të blejmë sa më shumë produkte shqiptare, - përfundoi  Basha.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 23/11/2020 14:22

    Po ky dordolec vetem genjen,ky do ndihmoje bizneset,ky sharlatan vetem genjen,duket fallco ne cdo gje qe thote,ka komplekse te medha se e njeh mire veten e tij se kush eshte,nje klloun e nje hajdut i lindur.

    Përgjigju
  • Kacidhe: 23/11/2020 13:36

    Ky Bashe vec mu.... han si nuk u ngup ?

    Përgjigju
  • anonymous: 23/11/2020 11:38

    ik ore mbetje serbe

    Përgjigju
    • O tej: 23/11/2020 13:35

      Eshte mbetje e ... se Trashe

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë