Basha: Nuk ka ndryshim pa hapur rrugën europiane të Shqipërisë! Ftoj socialistët e ndershëm të na bashkohen

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme takime me qytetarë të Paskuqanit ku tha se ndryshimi do të vijë për të gjithë shqiptarët pa dallim politik, pasi sipas tij, 8 vite vuajtje ka qenë e njëjtë si për demokratët ashtu edhe për socialistët.  

Basha tha se Kamzës dhe Paskuqanit i takon të udhëheqë energjinë e kësaj lëvizje për ndryshim, teksa ka kërkuar nga qytetarët që veçanërisht të shkojnë tek të pashpresët e t’i marrin për të votuar.

“Përgjegjësia tani është e njerëzve, për fëmijët tuaj dhe familjet tuaja dhe unë ju falënderoj! Së pari, besnikërinë më të parë e keni ndaj fëmijëve tuaj, besnikërinë e keni ndaj Shqipërisë. Unë të falënderoj nga zemra që i bashkohesh ndryshimit dhe të garantoj që nuk ta shpërdorojmë besimin e asnjë shqiptari, as socialistëve të ndershëm se e di që mërzia juaj është dyfish më e madhe së ju e keni besuar, keni votuar, keni shpresuar dhe jeni dyfish më të zhgënjyer. Do bëjmë gjithçka që jo vetëm të mos zhgënjeheni, por ndryshimi të vijë për të gjithë. Një popull, një familje, vëllezër dhe motra. Zoti Xhepa, zoti Marku, në radhë të parë dua t’ju them që këtë besim që po investoni te ndryshimi, për mua është përgjegjësi shumë e madhe ndaj jush dhe familjeve tuaja. Kjo që do të ndodhë me 25 prill nuk bëhet as për PD-në as për PS-në, bëhet për ju, për familjet tuaja. Ju them shpesh dhe jua kam thënë në mbledhje edhe para fushatës demokratëve.

Njësoj siç kanë vuajtur demokratët, kanë vuajtur edhe shumica dërrmuese e socialistëve të thjeshtë. Mos kujtoni se kanë festuar. Papunësi, emigracion, çmimin e naftës njësoj e paguajnë, shëndetësi në kolaps, ilaçet e pa rimbursuara, energjinë elektrike, fëmijët në emigracion. Njësoj e kanë pësuar këto 8 vjet edhe socialistët e ndershëm si demokratët dhe vuajtja na ka sjellë bashkë. Tani, le të na sjellë bashkë edhe zgjidhja edhe shpresa edhe ndryshimi. Kështu që, ju falënderoj nga zemra për besimin që keni tek ndryshimi që po vjen. Ju besoj e dini, nuk jeni të vetëm, janë me qindra me mijëra socialistë që po i bashkohen ndryshmit dhe ne ju mirëpresim me krahë hapur sepse një gjë ju premtoj, ndryshimi që do të vijë me 25 prill do të jetë për të gjithë shqiptarët. As unë, as ekipi im nuk do ta ndajë Shqipërinë por do ta bashkojë. Ju faleminderit nga zemra! Numrin 9 me 25 prill, për të gjithë shqiptarët që duan familjet e tyre, duan fëmijët e tyre”, tha Basha.

Basha tha se nëse fiton në zgjedhje, do të ndalë plagën e emigracionit, zgjimin e ekonomisë dhe hapjen e rrugës drejt Bashkimit Europian. Ndërkaq Basha tha se edhe socialistët po i bashkohen ndryshimit.

"Për tetë vite me radhë kam qenë në rrugët tuaja, në shtëpitë tuaja, në familjet tuaj dhe në sipërmarrjet e kësaj zone. Tetë vite të gjata, dimri më i gjatë politika që ka kaluar Shqipëria, e ka shkatërruar ekonominë tonë, i ka larguar të rinjtë në emigracion dhe tani po troket në derë me të vetmen ofertë që ky dimër tetë vjeçar të vazhdojë edhe katër vite të tjera. Kam takuar qindra socialistë të ndershëm që po i bashkohen ndryshimit. 25 prilli është dita për ta bërë ndryshimin realitet me votën tuaj. I drejtohem mijëra socialistëve të ndershëm me të njëjta fjalë që ju drejtova Petrit dhe Nazmiut, me të njëjta fjalë që i jam drejtuar më ç’është e vërteta demokratëve jo tani në fushat për gjithë këto vite. Mos kujtoni, mos kujtoni se ata nuk e ndiejnë vuajtjen dhe dhimbjen që kanë shkaktuar 8 vite dështime.

Njësoj si ju edhe ata i përcjellin fëmijët në emigracion, çmimi i naftës është rritur njësoj si për ju ashtu dhe për ata, taksat janë rritur njësoj, papunësia është rritur njësoj, njësoj e ndiejnë vuajtjen një popull i bashkuar nga vuajtja dhe dhimbje 8 viteve dështim. Por tani një popull i bashkuar nga nevoja për ndryshim. Ndryshim do të thotë zgjidhje. Zgjidhjet fillojnë me ekonominë, me punësimin, me arsimin e fëmijëve tanë që ti mundësojnë një punë me pagë dinjitoze këtu për të ndalur plagën e emigracionit. Ndryshim do të thotë integrim, hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Ashtu si hoqëm vizat për shqiptarët, ne do ta rihapim rrugën drejtë Bashkimit Europian. Vota për ndryshim na bashkon të gjithëve si asnjëherë më parë, demokratë, aleancën për ndryshim dhe socialistë të zhgënjyer dyfish sepse ata e besuan dhe votuan dhe sot vuajnë njësoj  si të tjerët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:03
Basha në familjen e dëmtuar nga tërmeti në Paskuqan: Do të bëjmë rivlerësim të dëmeve dhe përshpejtim të procesit të rindërtimit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një vizitë në dy familje në zonë e Paskuqanit, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti. Basha tha se ndryshimi më 25 prill është e vetmja zgjidhje për të gjithë familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Ai u zotua se qeveria e ardhshme do të bëjë dhe një herë rivlerësimin e banesave dhe përshpejtimin e procesit rindërtimit. Ndërsa për familjet që kanë banesa private, kreu i opozitës tha se paratë do t’u jepen drejtpërdrejt familjeve pёr ndërtimin e banesës.  Basha gjithashtu shpjegoi se si do të mbështeten familjet që vuajnë papunësinë dhe studentët që vijnë nga familje me pamundësi ekonomike.

“Në qoftë se me 25 prill nuk ka ndryshim, mos mendo që atë që se bënë dot për një vit apo për 8 vite, do ta bëjnë për 4 vite ata. E para e punës, do të bëjmë vlerësim transparent sa herë që ju kanë rënë në qafë. E dyta, për familjet si tuajat, paratë në dorë sipas vlerësimit transparent se s’ka nevojë të bëhet tender për shtëpinë tënde.  Dhe e treta, do të garantojmë përshpejtimin e rindërtimit kudo që ka ndodh, në fshat dhe në qytet.

Kështu që unë ju kuptoj shumë mirë. Dhe ne do të bëjmë vlerësimin transparent dhe rivlerësimin, atëherë kur iu kanë rënë në qafë njerëzve dhe do të bëjmë përshpejtimin e procesit të rindërtimit, sepse interesi jonë nuk do të jetë të mbushim xhepat e pushtetarëve. E ke parë se kush i ka marrë tenderët e rindërtimit? Gjithë vëllezërit dhe kushërinjtë e pushtetarëve. Interesi jonë do të jetë që gjithë shqiptarët, gjithë familjet shqiptare të dëmtuara nga tërmeti. Interesi jonë do tё jetë qё tё gjithё shqiptarët, gjithё familjet shqiptare tё dëmtuara nga tërmeti brenda kohës mё tё shkurtër tё keni banesat e tyre mё tё reja. Ata qё i kanё private apo nё zona nё fshat do t’i japim drejtpërdrejt  paratë qё meritojnë pёr ndërtimin e banesës dhe nuk do tё bёjmё burokracira. Juve ju ra njё fatkeqësi natyrore. Shteti pas 25 Prillit do tё zhduk çdo burokraci, do tё ekspozoj dhe do tё çoj para ligjit çdo zyrtar qё ka bёrё  korrupsion me rindërtimin, do vlerësoj çdo dëm ashtu  siç ёshtё realisht se kam shumë denoncime qё e kanё bёrё DS1, DS5 dhe do mundësoj përshpejtimin dhe  përfundimin nё kohë rekord  tё rindërtimit.

Ne vijmë me një plan konkret për t’ju ndihmuar, në radhë të parë për t’ju ardhur në ndihmë emergjente ju që jeni edhe pa punë edhe pa shtëpi. Në radhë të dytë për të krijuar kushtet ekonomike që të keni punësim e të keni të ardhura normale, për të siguruar mbijetesën, mundësisht një normalitet për ju dhe për fëmijët tuaj. Dhe e treta për ti hapur një perspektivë fëmijëve tuaj, që të kenë mundësi edhe të arsimohen edhe të kenë vende pune kur të rriten. Me ne goca jote, fëmijët e tu dhe fëmijët e çdo shqiptari do të shkojnë atje ku duan të studiojnë pavarësisht prej pamundësive tuaja ekonomike. Ne e kemi bërë planin. E para e punës që tarifat për familjet që  kanë më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj të ardhura do të jenë të paguara nga shteti. E dyta, për ata që janë në vështirësi ekstreme ekonomike do t’ju paguhet edhe një bursë, pra bursa sociale për 5000 studentë në vit.  Dhe në këtë mënyrë as fëmijët tuaj dhe as fëmijët e asnjë familje që duan të studiojnë por që familja s’ka mundësi t’i mbështetë nuk do ngelen pa studiuar” – tha Basha.

Ora 18:20
Basha nga Kamza: Nuk ka ndryshim pa hapur rrugën europiane të Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në kuadër të fushatës elektorale ka zhvilluar një takim me simpatizantë dhe mbështetës në Kamëz.

Basha tha se Kamzës dhe Paskuqanit i takon të udhëheqë energjinë e kësaj lëvizje për ndryshim, teksa ka kërkuar nga qytetarët që veçanërisht të shkojnë tek të pashpresët e t’i marrin për të votuar.

 ‘’Dua t’ju shpreh mirënjohje, në ditët më të zeza të këtyre 8 viteve dimër ekonomik, papunësi, varfëri. Kemi qëndruar krah për krah me njëri-tjetrin. Keni në dorë të bëni ndryshimin me votën tuaj. Dua t’ju pyes, të gjithë ju prindër që fëmijët ju largohen, të jenë këtu e të kenë paga të mira në shtëpinë e tyre. Votoni numrin 9. Për gjithë ju pensionistë e pensioniste që rritja e pensionit të jetë 5%, siç më tha një gjysh, nuk i del pensioni as për një pako cigare. Ulja e çmimit të energjisë e naftës bëhet vetëm duke votuar numrin 9.

Që asnjëri prej ju mos ngelet pa shkolluar, votoni numrin 9. Jemi të ndryshëm, por pa sinorë. Ky bashkim ka marrë formë nga problemet tuaja, dhimbjet, hallet tuaja që i keni ndjerë në zemër. Jemi me ju çdo ditë. Të sjellim ndryshimin më 25 prill, do të punojmë ditë për ditë që ju dhe familjet tuaja ta ndjeni ekonominë, punësimin, mirëqënien në vatrat tuaja. Kamzës dhe Paskuqanit i meriton të udhëheqë energjinë e ndryshimit, çojeni në çdo rrugë, shtëpi, në veçanti tek të pashpresët. Ngrihuni në këmbë, jepuni krah, merrini me vete në rrugën tonë të ndryshimit. Voton numrin 9. Voton për ndryshimin.’’- tha Basha.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dulja: 15/04/2021 06:15

    socialistet e ndershem i vrave me 21 janare ti dhe Saliu dhe mose kerko vota legen

    Përgjigju
  • socialist i ndershem: 14/04/2021 23:28

    Lyl une jam nje socialist i ndershem e si mund te bashkohem me nje: te akuzuar qe ka vjedhur 250 milion euro te rruga e kombit.minister transporti nje qe ka tradhetuar atdheun duke dhuruar detin greqise.minister i jashtem i akuzuar per vrasjen e 4 personave me duar ne xhepa ne bulevard . minister i brendshem Besoj keto fakte i mjaftojne dhe demokrateve te ndershem jo vetem mos te te votojne po te te debojne me shkelma nga kryetar i tyre.

    Përgjigju
  • Ben: 14/04/2021 21:51

    Lulaqti do sjellesh ndryshimin ? Me ke ne Paloqen me Noken me Dashin Fatmir Medine qe ka duart me gjak me Berishen nje vampir me baxhell Moniken me kokelipe Meten me veyen tende o vrasrs e hajdut?

    Përgjigju
  • JamKushJam: 14/04/2021 19:15

    ..Shalqi me Prove.... E pame se c'njerez vure ne drejtim e qe moren vendime gjat kohes qe ishte ne Tirane o lummadh. Do sjellesh ndryshimin ti qe e ke fut Saliun ne breket e tua qe te ndjehet rehat me ate qe eshte vet!!!!! Ta besh ti dhe pseudointelektualet specialist te tute Shqiperine, eshte njesoj si ta besh Saliun te jetoj i qete e i lumtur ne Tropoje!!!!

    Përgjigju
  • O tej: 14/04/2021 17:55

    Ne Paskuqan ishin mbaru tan brisqet i kishte mare Flamur Noka per shefin....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, autorët djegin makinën, Shikoni pamjet

VIDEO/ Atentati në Vlorë, autorët djegin makinën, Shikoni pamjet