Zgjedhjet, Basha gati partinë e re: Do kemi ekip me kandidatë me lista të hapura! Te grupimi i Berishës, të gjithë për karrige! Në KiE s'më kanë zëvendësuar me Vokshin

TIRANË- Lulzim Basha, kryetar i Demokratëve Euroatlantikë në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ pohon se do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në vitin e ardhshëm, përpos ndjekjes ligjore të vendimit të Gjykatës së Apelit për t’i kaluar vulën Sali Berishës, deri në dërgimin e çështjes në Strasburg. Basha tha se do të garojë në zgjedhje me ekip me kandidatë me lista të hapura.

Për gazetarin Arbër Hitaj, Basha i cilësoi kundërshtarët e tij të djathtë, pjesë e grupimit të Berihës, se po veprojnë për interesat e tyre personale dhe se qajnë vetëm hallin e karriges së tyre, por nuk kanë synim që të rrëzojnë Edi Ramën. Basha nënvizoi më tej se Berisha kërkon të përdorë partinë për t'u mbrojtur nga drejtësia. 

‘Demokratët Euroatlatnikë janë e vetmja forcë që kanë një program konkret. Partia në pushtet kanë kopjuar pjesë të programit tonë. Kopjimi forma më e lartë e vlerësimit. Gjithçka orientohet rreth interesit personal. Jemi në këtë sipërmarrje politike jo për karrike por se besojmë të një projekt politik. Kur njerëzit humbin motivin publik dhe i kap për hunde interesi personal e bëjnë të pashpjegueshme pozitën ku kanë rënë. Nuk ka asgjë enigmatike dhe të mbajtur sekret. Kemi dërguar rekursin në GJL dhe me tej në Strasburg. Asgjë nuk do të na ndalojë të konkurrojmë në zgjedhjet e ardhshme. Berisha e nisi këtë betejë duke më akuzuar mua sikur janë shitur të Edi Rama. Është i njëjti person që thotë se zgjedhjet janë subjekt i manipulimit qeveritar.

Ky kontroll i PD nuk bëhet ta çojë PD-në drejt pushtetit, bëhet ta përdorë PD si instrument për ta mbrojtur Berishën në përballjen me drejtësinë dhe të mbrojë interesat e tij dhe të tarafit të tij. Kemi Berishën që është i qartë në atë që kërkon. Është një grup që prej fillimit ka parë interesin e vet personal. Në vend të zgjidhë rrugën e vështirë, i shkuan nga pas të ruajnë karrigen e deputetit. Ka edhe një grup tjetër për ta ruajtur PD nga bunkerizimi, u dorëzua para interesit personal. Çdo demokrat e kupton se këta njerëz haptas pranojnë se nuk kanë synim largimin e Ramës, por rikonfimimin e tyre në karrigen e deputetëve. Ky grupim ka braktisur interesat e njerëzve dhe interesave te tyre.  Rama e ka mbështetur prej ditës së parë nga përjashtimi nga grupi parlamentar. Në këmbim ka marrë votën e Berishës për të amnistuarit e grupit të korruptuar të Edi Ramës. Ka një zhgënjim masive tek demokratët dhe përgjegjësia jon është më e madhe, ne jemi të vetmit që kemi potencialin të mobilizojmë një alternativë për shqiptarët.'- tha Basha.

Ku ndahet me grupimin e Berishës? 

'Ndarja më e madhe mes nesh janë motivet që na mbajnë në politikë, qartësisht Berishën dhe ata në valën e parë dhe ato në valën e dytë i mban motivi personal. Mendoni se ishte më e lehët për ata që shkuan aty se sa për mua që të zgjidhja interesin personal. Sigurisht që jo por kjo do të ishte tradhtia më e madhe e demokratëve.'- tha Basha.

I pyetur në lidhje me vendimin e Gazment Bardhit për ta larguar nga delegacioni i Këshillit të Evropës, duke u zëvendësuar me Albana Vokshin, vendim që u njoftua nga kryetarja Elisa Spiropali, Basha tha se nuk kanë komptenca për ta zëvendësuar.

‘Nuk kanë mandat as Edi Rama as Elisa Spiropali. Kjo do të njoftohet zyrtarisht edhe nga Asambleja Parlamentare e KiE-së. Nuk flasim për problemet por për ‘cic-mice’ që i shërbejnë Edi Ramës.’- tha Basha.

Sa i takon kërkesës së PD-së për qeveri teknike, Basha tha se çdo gjë është e mundur, por përfundimi do të jetë i njëjtë pasi ka një pakt mes Ramës dhe Berishës, që konkretizohet me faktin se Rama do të vazhdojë të qeverisë dhe Berisha do të mbrojë interesat e veta.

‘Është e qartë se Berisha dhe Rama kanë pakt, pjesë e paktit është që Rama do të vazhdojë të qeverisë dhe Berisha të mbrojë interesat e veta. Është e qartë se kemi komplot kundër interesit publik. Berisha nuk ka asnjë fuqi t’i imponohet Ramës. S’ka fuqi ti imponohet sepse ka humbur interesin e qytetarëve. Kanë bërë një bashkim interesave. Nëse ky bashkim çon në lëvizjet të tilla, kjo i shërben Ramës.’- u shpreh Basha.

Për me Metën, Basha tha se nuk ka pikë rëndësie e se nuk është në radarin e tij. Sipas Bashës, Berisha, Meta dhe Rama janë gati t’i vënë flakën vendit për interesin e tyre personal.

‘Meta s’ka pikë rëndësie nuk e kam pasur asnjëherë në radar. Dy të partë janë shkrirë në një. Berisha e Rama dhe Meta e kanë vërtetuar se për interesin e tyre personal janë gati t’i vënë flakën vendit.’- tha Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:29
Basha tregon historinë e futbollistit: I është futur rrugës së trafikut drogës për të mbijetuar

 

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në Report Tv tha se në vend po humbasim njerëz që mund të kontribuojnë për këtë vend. Duke ju referuar historisë së një futbollisti, Basha tha për ‘Studio Live’ për gazetarin Arbër Hitaj, se tashmë ai i ishte futur rrugës së trafikut të drogës për të mbijetuar.

‘Unë nuk kam shqetësimin tim më të vogël për shqetësimin tim personal. Nuk bëhet fjalë për largimin e të rinjve, por edhe për modelin. Po flisja me një mik i cili kishte qenë jashtë dhe kishte takuar një sportist të niveleve të larta, i cili e kishte mbyllur karrierën dhe jetonte në vend që kishte një komunitet të madh shqiptarësh dhe i kishte thënë sa mirë që je këtu sepse tani mund të trajnosh edhe fëmijët e shqiptarëve... dhe ky nuk i ishte përgjigjur. Pasi ishte larguar dikush tjetër i kishte thënë, por çfarë të merret me sport ai është futur në rrugën e trafikut për të mbijetuar! Pra në po humbasim njerëz që mund dhe duhet të kontribuojnë për këtë vend.’- u shpreh Basha.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë