Basha në Vorë i shoqëruar nga dhjetëra persona: Rindërtimi prioritet i qeverisë sonë të ardhshme pas 25 prillit (VIDEO)

VORË- Në një kohë kur qeveria e Edi Ramës e ka në fokus kryesor rindërtimin, edhe PD-ja e ka vendosur në prioritetet e saj. Nga Vora, aty ku ishte në një takim me qytetarët, të cilët ishin të shumtë në numër sikur COVID-I të mos ekzistonte, Basha tha se rindërtimi është prioriteti absolut i qeverisë së ardhshme pas 25 prillit.

“Tani dua t’i them Andreas dhe të gjithë ata që janë dëmtuar nga tërmeti në zonën ë Vorës, por edhe kudo në zonat që dëmtoi tërmeti në Shqipëri nga Durrësi në Kurbin, në Tiranë e kudo tjetër, procesi i rindërtimit është prioritet absolut i qeverisë që do të dalë pas votës së 25 prillit. Gjëja e parë që do të bëjmë është që do të vendosim drejtësi përmes transparencës. Nuk do të diskriminojmë askënd, do të bëjmë shpërndarjen me shpejtësi të parave në dorë për të gjithë ato familje që mund ta ndërtojnë, ta riparojnë, apo ta rindërtojnë nga fillimi shtëpinë në zonat rurale. Ndërsa ndërtimi i shtëpive apo i apartamenteve në zonat urbane do të bëhet me transparencë absolute, duke respektuar pronat e qytetarëve. Gjithçka tjetër që është bërë deri tani do të shkojë para drejtësisë”, tha Basha.

Ai hoodhi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, sipas së cilit me justifikimin e rindërtimit, po u vjedh pronat qytetarëve për t’ua dhënë “mafiozëve”.

“Të prishësh kopshtin e fëmijëve, të grabisësh pronën e qytetarëve këtu në mes të Vorës, të njëjtën gjë më thanë në mes të Durrësit, të njëjtën gjë më thanë kur isha në Kombinat. Për 8 vite me radhë, vendin e kanë qeverisur mafiozët me në krye Edi Ramën. Ndaj, në 25 prill, pasi të kemi larguar edhe këta mafiozë, do t’u kthehen pronat e shqiptarëve, nga Vora në Durrës dhe kudo dhe ne do ta përshpejtojmë procesin e rindërtimit. Do ta përshpejtojmë duke ju dhënë drejt për drejt shpërblimin financiar sipas dëmit e jo sipas ndarjes në të nënës dhe të njerkës dhe do ta përshpejtojmë duke ndërtuar pronat e qytetarëve aty ku i kanë patur, ne Kombinat në Vorë e kudo tjetër. Të bëhemi të gjithë bashkë dhe mos lëmë asnjë jashtë bashkimit të shqiptarëve kundër të keqes”, tha ai.

Kryedemokrati ka vijuar takimet në qytetet e ndryshme të Shqipërisë, ku ajo që është vënë re është se ka mbledhur pranë vetes dhjetëra qytetarë. Gjoba prej 5 mln lekësh të marra në Kamëz, duket se nuk e ka ndërgjegjësuar aspak.

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 15/03/2021 16:52

    Jam kurioz të di nëse bashkë me Lulin në Vorë ishin dhe ata që e hodhën në erë Gërdecin dhe Vorën para 13 vjetësh...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale