Basha: Neni13 dënon gazetarët
Rama synon t'u mbyllë gojën

Basha: Neni13 dënon gazetarët<br />Rama synon t'u mbyllë gojën
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se fshihet pas nenit 13 të ligjit për aktivitetin e prokurorisë në luftën kundër korrupsionit dhe kjo i hap derën dënimit të gazetarëve. Basha shkruan në “Facebook” se Rama ka parashikuar qelinë për gazetarët që mbajnë qëndrime të papërshtatshme.
 
Nuk ka dyshim se Edi Rama fshihet pas djallezise se nenit 13 te ligjit per aktivitetin e prokurorise ne luften kunder korrupsionit, qe hap deren e nje censure te paprecedente, duke parashikuar denimin e gazetareve. Direkt me doren e tij apo te ndonje Xhafe, Edi Rama ka parashikuar qeline per ndonje gazetar qe ben shkrim ose mban qendrim te papershtatshem”, shkruan Basha.

Kryedemokrati paralajmëron se ky nen nuk do të kalojë kurrë, sepse do të ndalet nga PD. Ai kërkon zbardhjen e plotë të mënyrës se si u fut ky draft i mbrapshtë, ndërkohë që fton edhe median të zbulojë të vërtetën.
 
Sigurisht, kjo mase nuk ka lidhje me reformen ne drejtesi. Eshte nje standard i juntave te korruptuara. Ky nen s'do te kaloje kurre, sepse do ndalet nga Partia Demokratike. Por eshte shume e rendesishme te zbardhet e plote skema se si erdhi ky nen, kush e shkroi, kush zbatoi porosine politike. Sepse futja ne draft eshte shprehje e vullnetit te mbrapshte, nje ide qe ka zene rrenje ne koken e te semurit te Surrelit. Duhet transparence e menjehershme per kete tentative per te shkelur nje prej lirive kryesore e themelore te demokracise. Une i siguroj gazetaret dhe perfaqesuesit e medias se ky nen-gijotine do te bjere, por i ftoj ata te hetojne te verteten rreth kesaj perpjekje per censure me ligj”, mbyll reagimin e tij në “Facebook”, Lulzim Basha

statusi lul bashes ne facebook
(Statusi i plotë postuar në facebook nga Lulzim Basha)
 

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima