Basha nënshkruan marrëveshje me Shoqatën e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm: Jo taksa mbi 0.5% të xhiros dhe më pak inspektime

Basha nënshkruan marrëveshje me Shoqatën e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm: Jo taksa mbi 0.5% të xhiros dhe më pak inspektime

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka firmosur sot marrëveshjen me shoqatën kombëtare të biznesit të vogël dhe të mesëm, marrëveshja e tretë që nënshkruan kryedemokrati, pas asaj me artistët dhe me personat  me aftësi të kufizuara, kjo e fundit u firmos një ditë më parë.

Basha u zotua se nuk do të ketë taksa mbi 0.5% të xhiros, ndërsa shtoi se po ashtu do të ketë edhe më pak inspektime. Sipas Bashës, këto do të garantojnë rritje të ekonomisë dhe punësimit.

"Lidhur me mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme Partia Demokratike në qeverisje të vendit angazhohet tërësisht për të mundësuar mbështetjen e fuqishme dhe të menjëhershme ndaj biznesit në tërësi dhe biznesit të vogël dhe të mesëm në veçanti nëpërmjet: çlirimit të tregut nga oligarkia, krimi dhe burokracia, qeverisjes nëpërmjet konceptit të shtetit të vogël por efecient me prioritet të sipërmarrjes së lirë dhe ku shpenzimet qeveritare janë të ulëta dhe investimet publike janë të larta, uljen e menjëhershme të barrës fiskale si instrument thelbësor për të rindezur motorin ekonomik të vendit, përmirësimin rrënjësor të klimës së biznesit, reduktimin drastik të burokracisë shtetërore, shndërrimin e  Shqipërisë në 30 vendet më tërheqëse në botë për thithjen e investimeve të huaja direkte, thellimin e  reformës rregullatore me synimin e transformimit rrënjësor të sistemit të lejeve, licencave, inspektimit me qëllim luftën ndaj korrupsionit, uljen e kostos për biznesin dhe eliminimin e arbitraritetit qeveritar, rritjen e transparencës dhe të konkurueshmërisë në treg, mbështetjen  biznesit të vogël- të mesëm për inovacionin e zhvillimit teknologjik sipas modelit të vendeve më të zhvilluara në Europë", tha Basha.

Po ashtu Basha tha inspektoriatet e çdo lloji do të riorganizohen me një formë gjithëpërfshirëse, dhe se të gjitha bizneset do të përfitojnë një periudhë kohore 12 mujore gjatë të cilës do të inspektohen por nuk do të gjobiten.

Ai shtoi po ashtu se synon rritje të kufirit të regjistrimit për TVSH-në në 14 milion lekë të reja, që do të jetë një kufi i vetëm, si për TVSH-në ashtu edhe për tatimin mbi të ardhurat.

"Uljen e kontributit të sigurimeve shoqërore në masën 18%. Shfuqizimin me efekt të menjëhershëm të taksës Rama për karburantet për rreth 24 lekë për litër. Kjo do të ketë një efekt të menjëhershëm tek biznesi i vogël, por po kështu dhe biznesi i madh dhe ekonomia në tërësi. Metodologjia e caktimit të çmimit të energjisë për biznesin njësoj si dhe për popullatën do të reformohet tërësish dhe çmimi i energjisë për biznesin do të ulet ndjeshëm. Për çdo zhvillim teknologjik dhe informatikë, biznesit të vogël dhe të mesëm do ti lihet një afat kohor i arsyeshëm për implementimin e tij. Në të njëjtën kohë qeveria do të ketë detyrimin ligjor të bëjë rimbursimin e kostove përkatëse. Këtu dua të ndalem dhe të theksoj se projekti i tretë apo i katërt i fiskalizimit, një projekt thellësisht korruptive do të abortohet do të hetohet, përgjegjësit do të çohen para ligjit dhe çdo pagesë e kryer deri në marrjen e përgjegjësive të qeverisjes nga Partia Demokratike do të rimbursohet nga qeveria ime e ardhshme", shtoi Basha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mond: 14/04/2021 22:36

    kontrata pa fund po firmos Luli, kujt do ja plotesoje me pare deshirat? do ule cdo takse sikur buxheti ska nevoje me per financa se eshte plot, por ka nje zgjidhe, do zhduke abuzimet, dmth administrata e Lulit do jete nga Danimarka, jo nga PD, nqs ka njeri qe e beson kete bravo ju qofte, dhe Nastoja na del ekspert i ekonomise, ishte gati ti shtriheshe perpara Lulit sepse po i shpeton nga falimentimi....

    Përgjigju
  • mevlani: 14/04/2021 20:40

    Fatkeqësi, fatkeqësi, pa fund fatkeqësi. E si mund ta duash e ta besosh se ekziston 'demokracia', kur ajo i len hapësirë të mendojnë e të thonë e mbi të gjitha të veprojnë vemjeve e ........ të tilla. Fjala 'demokraci' është zvogëluar pa fund e shkronjat e saja vinë gjithmonë e duke u zvogëluar e zvogëluar pa rreshtur, e tani mund të shihen me zor vetëm me një xham zmadhues. Pa dyshim që ajo nuk ekziston e është vetëm një demagogji e mashtrim i pashoq, për të arritur ato që në fakt nuk arrihen: kapjen dhe mbarështrimin e rracës njerëzore dhe fundosjen e njeriut në honet e errëta dhe të thella të ferrit tokësor (se ferri qiellor është tjetër gjë, dhe pakush mund ta arrijë atë). Për parajsën qiellore as që bëhet fjalë, dhe mendoj se askush nga rraca njerëzore nuk e ka arritur. Është ëndërr, e do të ngelet ëndërr. Tani me një sforcim të paparë mund të arrij që ti mbyll këto rradhë me ndjesinë e të qënit sa më real e sa më pak sarkastik, duke pyetur veten e të gjithë të tjerët, (po më shumë veten), se si mund të guxojë një njeri (dykëmbësh) që të ulurijë e pëllasë për ditë 'më votoni mua', si mund të arrihet kjo?!!!!...... Pa dyshim që janë thyer barrierat dhe të gjitha kufitë, padyshim që e keqja ka kapluar dhe urdhëron e udhëheq pa teklif e pa u ndrojtur nga asgjë. Po nga asgjë po ju them. Vetëm thjesht e shkoqur: Të bësh krime e mynxyra e të dalësh pa turp e të paktën një ndrojtje të vogël, e të kërkosh që të udhëheqesh turmën, atë turmë që me gjakftohtësinë e një krimineli biologjik, e keni çuar në humnerë, kjo është maja (e ajzbergut) të kotësisë e njëkohësisht tragjedisë njerëzore. Mos harroni o njerëz, se për tu shkatërruar është gjithmonë shumë më e lehtë. Mjafton një lëvizje e gabuar dhe 'shejtani rrin gati gjithmonë në pritë duke të ruajtur', një kallëp dinamiti dhe shkatërron për një sekondë punën e shumë mëndjeve e krahëve që janë munduar për shumë kohë. Një fije e vogël shkrepseje, djeg një pyll të tërë për një orë. E kështu një votë e hedhur gabim, merr në qafë një komb e një vënd të tërë. KINI KUJDES! VOTËN TUAJ JEPJANI ATYRE QË KANË PUNUAR E MENDUAR MË MIRË. DHE KËTO SOT PËR SOT NË SHQIPËRI JANË PADYSHIM VETËM SOCIALISTËT ME EDI RAMËN. Të gjithë të tjerët janë llum kazani qe DUHEN hedhur në zjarr. Lërini ATA të vazhdojnë punën e tyre edhe të paktën edhe 4 vjet e më pas të shohim. Të gjithë e dimë se çfarë DUHET në fakt, por tani për tani ato janë ëndrra e në realitëtin e vrazhdë dhe konjukturat dhe tmerret e sotme, vetëm Partia Socialiste mund ta drejtojë Shqipërinë dhe Popullin Shqiptar drejt zhvillimit dhe përparimit, ose në rastin më të keq drejt mbijetesës. Bëhu i zgjuar o popull e shfrytëzoje të vetmen mundësi që ke për të ardhmen tënde e të fëmijëve të tu. Duhet që ta duam Atdheun jo vetëm me fjalë. Duhet që ti duam Vlerat jo vetëm me fjalë. Duhet që ti duam Fëmijët tanë jo vetëm me fjalë. "Amor Vincit Omnia" ('Dashuria Triumfon Mbi Çdo Gjë'). KUJDES!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë