TIRANE - Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, ka deklaruar sot se "nëse ndonjëri nga operatorët e transportit urban mendon se mund tw diktojw rritjen automatike të çmimit të biletës, duke shkelur kushtet e kontratës që ka nënshkruar me bashkinë, ndaj tij do të ndërmerret heqja e menjëhershme e licensës".
Deklarata e Bashës vjen një ditë pas kërcënimit publik të Shoqatës së Transportit Urban se do të ndërpresë shërbimin në kryeqytet në rast se bashkia e Tiranës nuk miraton rritjen e çmimit të biletës në 70 lekë dhe heqjen e tvsh-së. Shoqata ka kërkuar dje të kontaktojë me drejtuesit e bashkisë për problemet e saj, por nuk është pritur prej tyre. Arsyen e dha vetë kryebashkiaku Basha sot: "Me ata është nënshkruar një kontratë, e cila duhet respektuar dhe nëse do prishet në mënyrë të njëanshme, ata do të përballen me sanksionet ligjore përkatëse".
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com