21 janari, ish-komandanti i Gardës në SPAK! Ndrea Prendi jep 3 orë e gjysmë llogari për vrasjet në Bulevard (VIDEO)

TIRANË- SPAK ka nisur intensivisht punën për zbardhjen e një prej krimeve më të rënda në historinë e vendit, vrasjet shtetërore të 4 protestuesve para kryeministrisë, më 21 janar 2011.  Një ditë pasi mori dëshminë e të vesë së Aleks Nikës, Rajmonda dhe xhaxhait të tij, sot në SPAK U thirr Ndrea Prendi, ish komandanti i Gardës. 

Për rreth 3 orë e 30 minuta, ish-komandanti i Gardës ka dhënë deklarime para SPAK për vrasjet e 21 janarit, ndërsa para mediave zgjodhi të mos flasë gjatë duke thënë vetëm se do paraqitet në SPAK sa herë ta thërrasin.

Do vini sërish në SPAK?

Ndrea Prendi: Sa herë të na thërrasin.

Për 21 janarin?

Ndrea Prendi: Për çdo gjë

Prej 13 vitesh familja Nika insiston dhe kërkon vënien përpara përgjegjësisë të zinxhirit komandues ish kryeministrit Sali Berisha e ish ministrit të Brendshëm të kohës Lulzim Basha dhe ish komandatit të Gardës për të zbardhur se kush dha urdhër dhe kush i ekzekutoi vrasjet e ndodhura në bulevard.

Sali Berisha e Lulzim Basha nuk janë marrë në pyetje asnjëherë nga prokuroria pas ngjarjes së 13 viteve më parë. Prokuroria e Posaçme po heton 21 janarin si vrasje shtetërore ndërsa akuzat regjistruara janë shumë të rënda: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim, “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim.

Report Tv ka mësuar se në ditët në vijim pritet edhe dorëzimi i audio kasetës ku familja Nika thotë se ish-kreu i Gardës Ndrea Prendi jep urdhër që të qëllohet ndaj protestuesve, pas komunikimit me Sali Berishën.

SPAK regjistroi procedimin penal më 16 korrik 2024, sapo u zbardh vendimi i Gjykatës së Lartë.   Edhe Gjykata e Strasburgut ka kërkuar zbardhjen e rolit të drejtuesve të institucioneve në vrasjet shtetërore, deri te Kryeministri i kohës, dhe qartësimin e rolit të tij për prishjen e provave dhe angazhimin e drejtpërdrejtë për pengimin e zbardhjes së ngjarjes.

Lajmi ne perditesim.. 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ISH OFICER: 23/07/2024 18:32

    LËRENI SE AI ËSHTË I RRAHUT NGA RRUGAÇËT E SALIUT. TURP QË ËSHTË I MIRDITAS NË MOS GABOJ.PO TË KISH QËNË MALSOR ATË QË O NDËRRUAN TYTËN EKISHTE PËRDOR. AI KA HËNGUR TURPIN ME BUKË.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat