Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bërë publike një kërkesë që deri më tani nuk e kishte artikuluar në daljet e më hershme publike: shtyrjen e zgjedhjeve. Nga qyteti i Beratit, kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se shtyrja e zgjedhjeve nuk është në kundërshtim me Kushtetutën, ndryshe nga sa ka deklaruar kryeministri Edi Rama. Ai ka risjellë në vëmendjen precedentin e 2007, kur Rama ishte në opozitë, sipas së cilit, është një tregues se nuk është kundër Kushtetutës që zgjedhjet të shtyhen.

Përpara demokratëve, Basha ka bërë premtimet e tij, ndonëse është kujdesur të theksojë se kjo nuk është fushatë elektorale. Duke e cilësuar 30 qershorin si një tentativë për grusht shtetit, kryedemokrati ka ripërsëritur deklaratat e tij, se nuk do të lejojë që të zhvillohet një proces votimi fals.

"Nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershori, me krimin, me hajdutët. Pas vizitës sime në perëndim, do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas drejt diktaturës së krimit. Do shkojmë deri në fund të betejës sonë, për Shqipërinë si gjithë Europa. Në këtë betejë jemi bashkuar si kurrë më parë. Balli i betejës, i takon opozitës, demokratëve, por kurrë më parë nuk kam parë kaq shumë. Grusht i shtetit më 30 qershor, grusht i shtetit do të ndalet me çdo kusht. Do të mbrojmë lirinë dhe demokracinë. Çeta e tyre e shpartalluar ka humbur qetësinë dhe e ka mbërthyer paniku. 30 qershori nuk mund të jetë ditë zgjedhjesh. Tentativë për grusht shtetit. Dy herë i shtyu zgjedhjet në 2007, ky që tani thotë nuk më lejon Kushtetuta", shprehet Basha.

I ftuar në "5 Babaramo", aleati i Bashës, Dashamir Shehi u shpreh se opozita mund të hyjë në zgjedhje, vetëm me një marrëveshje politike. Më herët dhe deputetët e opozitës së re kanë ngritur dyshime për një marrëveshje të mundshme, por nga Berati, Basha ka deklaruar se nuk do të bëjë "kurrë pazar" me Ramën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:30
Videolajm/ Ja sa militantë e shoqërojnë Bashën në Berat (dhe arsyeja pse nuk do zgjedhje)

Lulzim Basha është betuar që këtë të shtunë do ta rrëzojë Kryeministrin Rama dhe për këtë ka ndërmarrë një fushatë takimesh nëpër qytete. Siç shihet kjo është pjesmarrja e tubimit të Bashës në Berat me të cilët do rrëzojë qeverinë.

Duke pare mbështetjen, kuptohet dhe pse ai nuk ka hyrë në zgjedhje./Lexo.al

Ora 19:35
Basha shuan çdo dyshim: Pazar me Edi Ramën, kurrë më!

1558457580_basha1.jpg

Basha ka shuar edhe çdo dyshim për një marrëveshje të mundshme me kryeministrin Rama, që do t'i mundësonte futjen në zgjedhje.

"Nuk ka kompromis me të keqen. Nuk ka Pazar me Edi Ramën. Këtu nga kjo sallë, 4 muaj më parë u zotova se nëse ligji për vettingun e politikanëve nuk do të miratohej, opozita do të bënte hapin përfundimtar dhe do ti bindej sobvranit për të djegur mandatet. Kjo ndodhi! Këtu nga kjo sallë ju them sonte: Pazar me Edi Ramën kurrë më. Largimi I tij është i panegociueshëm për ti hapur rrugë vullnetit popullor dhe garës së ndershme, zgjedhjeve të lira", u shpreh Basha.

Ora 19:24
Proteston për një 'Shqipëri si Europa', Basha vetë nuk sillet aspak si një qytetar europian

"E duam Shqipërinë si gjithë Europa", ka qenë kjo thirrja që është dëgjuar më së shumti në protestat, por edhe në fjalimet e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Por teksa proteston për një Shqipëri si Europa, është Basha që nuk i ngjason një njeriu Europian. Teksa ka qenë rrugës për në qytetin e Beratit, Basha ka bërë një video "live" në Facebook, ku ajo që bie në sy është se nuk ka vendosur rripin e sigurimit. Në Europën për të cilën Basha flet, qytetarët vënë rripin e sigurisë. edhe nëse qëndrojnë në sediljen e dytë të makinës.

"Një entuziazëm në qytetin e Beratit. Dhjetëra makina të rreshtuara, po mbajnë lart stafetën e qëndresës dhe bashkimit popullor. Përgjigja më e mirë ndaj çdo kujt që mund të ketë dilemën më të vogël, se do t'i detyrojnë shqiptarët që të pranojnë zgjedhje moniste në një proces të kompromentuar nga krimi, nga paligjshmëria. Sundimit të krimit në Shqipëri, po i vjen fundit. Nuk do të ketë zgjedhje të diktuara nga krimi, por të dala vetëm nga vullneti i qytetarëve. Mobilizim i jashtëzakonshëm", shprehet Basha në lidhje e tij "live" në Facebook", shprehet Rama.