Aleati i Bashës në Report Tv: Opozita ka mundësi të futet në zgjedhje me një marrëveshje politike
Kreu i Partisë së LZHK, Dashamir Shehi beson se para 30 qershorit palët politike do të arrijnë një marrëveshje, gjë e cila do t'i mundësonte opozitës pjesëmarrjen në zgjedhje.
Kreu i Partisë së LZHK, Dashamir Shehi beson se para 30 qershorit palët politike do të arrijnë një marrëveshje, gjë e cila do t'i mundësonte opozitës pjesëmarrjen në zgjedhje.
I ftuar në "5 pyetje nga Babaramo" në Report TV, Shehi ka deklaruar se kanë përfunduar të gjithë hapësirat kushtetuese që mund t'u mundësonte partive opozitare që të futeshin në zgjedhjet lokale, por ka theksuar se kjo gjë mund të bëhet vetëm nëpërmjet marrëveshjeve politike. Kushtetuta nuk është respektuar asnjëherë, thekson Shehi përballë gazetarit Ilir Babaramo, dhe nisur nga e kaluara, nuk përjashton mundësinë e një marrëveshjeje politike para zgjedhjeve.
"Nuk ka hapësirë kushtetuese për t'u futur në zgjedhje, por hapësirë për një marrëveshje politike. Këtu në Shqipëri nuk kemi respektuar Kushtetutën. Ne kemi udhëtuar midis marrëveshje politike, ky ka qenë realiteti", tha Shehi.
Në historinë e politikës shqiptare, precedenti më i afërt është ai në vitin 2017. Pas muajve të strehuar në çadër, përpara kryeministrisë, opozita u fut në zgjedhje jashtë çdo afati ligjor, vetëm pas nënshkrimin të një marrëveshje shqiptare Rama- Basha. Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm që të ulet në një tryezë dialogu me kryedemokratin Basha, pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, por që 30 qershori nuk lëviz. Ndërkohë, edhe Basha është ka pranuar të ulet në tryezë dialogu, por ka vendosur dy kushte: largimin e Ramës nga posti i kryeministrit dhe një qeveri tranzitore.
Mbetet për t'u parë nëse në ditët në vijim do të ketë një "17 maj" të dytë.
Atehere ka ardhur koha te marre find ky mentalitet sepse pikerisht per shkak re ketij mentaliteti nuk ngurroni asnje sekonde pervta cuar vendin ne perplasje. Mjaft me me mentalitetin tuaj dhe me klasen tuaj politike. Deshet te ikni e bete shume mire
Përgjigju
arben metani: 20/05/2019 21:27
ky mentaniletet ju coi ne kete gomarllek qe bete me djegjen e mandateve.
Përgjigju
dada: 21/05/2019 10:42
Cfare marreveshje duan keta, ne 2007 u shtyne zgjedhjet per nej ceshtje teknike per certifikata, po Sot, kush eshte ceshtja teknike????. apo ceshtaj largou Edi Rama qe ne te hyme zgjedhje kjo eshte nuk ka per te ndohdur aty rrin jashte.
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Të drejtë
24.5%
Të gabuar
68.1%
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3143
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Atehere ka ardhur koha te marre find ky mentalitet sepse pikerisht per shkak re ketij mentaliteti nuk ngurroni asnje sekonde pervta cuar vendin ne perplasje. Mjaft me me mentalitetin tuaj dhe me klasen tuaj politike. Deshet te ikni e bete shume mire
Përgjigjuky mentaniletet ju coi ne kete gomarllek qe bete me djegjen e mandateve.
PërgjigjuCfare marreveshje duan keta, ne 2007 u shtyne zgjedhjet per nej ceshtje teknike per certifikata, po Sot, kush eshte ceshtja teknike????. apo ceshtaj largou Edi Rama qe ne te hyme zgjedhje kjo eshte nuk ka per te ndohdur aty rrin jashte.