Basha nga Elbasani: Qeveria të lërë
fasadat, por të garantojë vende pune

Basha nga Elbasani: Qeveria të lërë<br />fasadat, por të garantojë vende pune
Kryetari i PD Lulzim Basha ditën e djeshme ka bërë një takim e të rinjtë dhe studentët e qytetit të Elbasanit. Basha u njoh me shqetësimet e tyre që lidhen me tarifat e larta të studimit, papunësinë dhe nxjerrjen në rrugë të të rinjve të kualifikuar.

Të rinjtë iu ankuan kreut të opozitës se shumë të rinj lënë studimet duke marrë rrugët e emigrimit. Basha u tha të rinjve se ndërsa vendi është zhytur në varfëri, qeveria ka prioritet fasadat të cilat nuk hapin vende pune, por mbushin xhepat e qeveritarëve.

“Duhet të ketë një rend prioritetesh, në qoftë se papunësia është problem më i madh, në qoftë se varfëria është problem më i madh, në qoftë se  uji është problem më i madh, aty investohet në fillim. E pastaj në projekte luksi. E pastaj në projekte zbukurimesh se njerëzit nuk hanë palma as nuk punësohen majë palmës. Sistemi që po falimenton Shqipërinë është sistemi i taksave të larta, i çmimeve të larta, ku shqiptarët paguajnë më shumë, fitojnë më pak dhe jetojnë më keq. Ne do t’i japim fund këtij sistemi. Shqiptarët do të paguajnë taksa të ulta, do të fitojnë më shumë, do të kenë më shumë mundësi për punësim dhe do të jetojnë më mirë”- theksoi Basha
 
Me votën e shqiptarëve, 21 qershori, tha z. Basha do t’i japin jetë ofertës së re të Partisë Demokratike për punë dhe dinjitet.

“A është drejtimi i duhur për Elbasanin që fakulteti të ketë më pak studentë sepse nuk paguajnë dot tarifat e rritura? A është drejtimi i duhur për Shqipërinë që në muajin prill, numri më i lartë i azilkërkuesve i Bashkimit Europian të mos jenë më sirianët, por të jenë shqiptarët? A është drejtimi i duhur për Shqipërinë që papunësia rinore të kapë shifrën, pothuajse 40%? Në qoftëse ky nuk është drejtimi i duhur atëherë më 21 qershor, me votën tuaj duhet të jepni një mesazh të bashkuar, mesazhin e ndaljes të së keqes”- u shpreh Basha.

Kandidati për kryetar të bashkisë seë Elbasanit, Ardian Turku theksoi se në programin e tij ka prioritet uljen e menjëhershme me 30% të taksave dhe reduktimin e informalitetit.
 
Menjëherë ekipi im do të ulë taksat e biznesit të vogël, jo më me 10% por me 30% që në vitin e parë. Por më duhet t’ju them se nuk do të ketë më një rrugicë, apo në një rrugë me 20 dyqane rrjesht, ku 8 paguajnë, ku 6 s’paguajnë fare dhe 6 paguajnë nën dorë dhe vazhdojnë biznesin informal.”- tha kreu i Pd
 
Ndërsa më pas kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një takim me fermerë dhe banorë të Kuqanit në Elbasan.
 
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin