Nga foltorja e Kuvendit, kryedemokrati Lulzim Basha tha se krimi i organizuar ka sekserë në qeveri. Basha deklaroi gjatë seancës plenare se nuk ka asnjë rastësi në veprimtarinë e pastrimit të parave. Sakaq, ai shtoi se nuk ka nevojë të kërkojmë për gjurmë kur ujku është në këtë sallë.
"Po hedhin kat mbi kat paratë e drogës duke goditur konkurencën dhe ekonominë. Asnjë sipërmarrës i ndershëm nuk përballet dot sipas rregullave të tregut, sepse qeveria i përgjigjet klaneve të drogës. Këto janë të evidentuara nga DASH dhe Këshilli i Europës. Shqipëria është në zonën gri të vendeve për pastrim parash. Sipas DASH citoj 'Shqipëria mbetet e pambrojtuar për pastrimin e parave për shkak të korrupsionit dhe institucioneve të dobëta qeveritare. Rreth 60 për qind e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në 2017-2019 nuk justifikojnë paratë. Janë pastruar 1.6 miliardë euro para të pista përmes ndërtimit. Një shumë e frikshme që mban në këmbë ekosistemin e kalbur ku gjallon krimi e korrupsioni.'"-tha Basha.
Lajmi kryesor:
Kuvend/Basha: Për 3 vjet janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro, SPAK të ndjekë paratë! Balla: Kallëzo Berishën për 'Toyota Yaris'
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2818
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spiropali uron besimtarët për Krishtlindjet: Jezu Krishti na tregon se dashuria është forca më e madhe njerëzore dhe jo sundimi, pushteti apo pasuria!
24 Dhjetor, 17:48
-
‘Propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat’, Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit
24 Dhjetor, 12:35
-
Mbyllja e TikTok, Balla: Platforma nuk përmbushi detyrimin për moderimin e postimeve në gjuhën shqipe
24 Dhjetor, 12:17
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Protesta e PD/ Berisha me një grusht militantësh bllokojnë 3 orë Tiranën: Qeveri teknike! Përplasen me policinë! Noka grusht efektivit
23 Dhjetor, 17:11
-
Konferenca e Kryetarëve/ PS rrëzon komisionin hetimor për Ballukun, lidhur me Porto Romanon! Bardhi: Aferë korruptive! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, s'ka kohë
23 Dhjetor, 12:27
-
Balla takim me punëtorët shqiptarë në Toskana: Deri në Pashkë shpresojmë të arrijmë marrëveshjen për njohjen e pensioneve! Merrni pjesë në votime
21 Dhjetor, 17:10
-
Paralajmërimi i Bashës për opozitën: Koha na dha të drejtë, pazari Rama-Berisha për të mbrojtur pandëshkueshmërinë, ishte mesazh kundër SPAK
21 Dhjetor, 16:57
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor, 13:17
-
Rama: Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Rexhep Qosja i kërkonte në udhëtimin historik drejt Rambujesë
21 Dhjetor, 13:11
-
Ministrja e Kurtit sulmon Ramën pas fjalimit në Kuvend! I përvishen shqiptarët e Kosovës: Si nuk ke turp?!
21 Dhjetor, 09:56
-
Basha publikon videon e Berishës: Dikur na akuzonte ne, por sot pranoi pazarin me Ramën
20 Dhjetor, 18:11