Basha ‘thumbon’ Ramën e Berishën: Po sulmojnë SPAK-un! Përsërit kushtin për amnistinë! Spiropali: Prokuroria i ka duart e lira të bëjë punën

Nga Lezha Lulzim Basha thumboi Kryeministrin Edi Rama e Sali Berishën si sulmues të institucioneve të drejtësisë. Ai tha se PD është në mbështetje të Strukturës së Posaçme Anti-korrupsion, duke përsëritur kushtin se nuk voton amnistinë nëse falen ata që SPAK dënoi.

Duke shenjëstruar kryeministrin Edi Rama e paraardhësin e tij tashmë në arrest shtëpie, Sali Berishën Lulzim Basha tha se Struktura e Posaçme anti-korrupsion po sulmohet nga të gjitha anët.

'Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, e cila sot po anatemohet nga të gjitha anët, por në asnjë anë më shumë sesa nga kryeministri i cili në fshehtësi bashkë me njerëzit e tij në parlament dëshiron të krijojë një komision të posatçëm për të mbikqyrur SPAK-un. Dëshirë që i është shtuar në veçanti pas ngjarjeve të fundit, siç është intervista e ish-zëvendëskryeministrit tashmë në arrati dhe në kërkim ndërkombëtar dhe dënimi me burg të ish-drejtorit të Kundërzbulimit të FBI-së për New Yorkun, Charles Mcgonigal. Kësaj dëshire të çuditshme në fakt, i është shtuar së fundmi edhe shqetësimi i kryeministrit shqiptar për sjelljen e hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit në zyrat e shtetit.

Sigurisht per një njeri që ka rrahur gjoksin me të dyja grushtet se është autor i Reformës në Drejtësi, këto dy pohime janë shumë më problematike sesa të ulërijë në kupë të qiellit nga kupa e kokës kudër SPAK-ut apo BKH-s. Janë domëthenëse sepse tregojnë qartë se Edi Rama ka frikë nga drejtësia, i trembet drejtësisë dhe tani ka nxjerr gërshërët për të prerë këmbët dhe duart e drejtësisë. PD është në mbështetje të institucioneve të drejtësisë, PD është në mbështetje pa kushte të SPAK-ut, sepse PD beson se ky është shansi i vetëm për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të sjell barazinë para ligjit për çdo shqiptarë kudo ku ndodhet.'- tha Basha.

Teksa përsëriti mbështetjen e pakushtëzuar të PD ndaj punës së SPAK, Basha tha se kushti për të votuar amnistinë vetëm nëse nuk falen të korruptuarit e dënuar nga Struktura anti-korrupsion, është në fuqi.

Nga Lezha, Basha tha se PD do të insistojë që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të përfshijnë listat e hapura, Shqipërinë një zonë zgjedhore, për votimin elektronik dhe numërimin elektronik dhe për votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë.

'Qëndrimet tona për zgjedhjet tashmë janë institucionalizuar. Padiskutim që garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme do të kërkojë shumë më shumë sesa rregullat e lojës. Por pa rregullat e lojës, nuk ka asnjë shans që të kemi një rrugë të hapur drejt një sistemi zgjedhor ku qytetarët vendosin se kush do të shkojë në parlament dhe jo kryetarët e partive. Kjo është arsyeja pse PD ka dorëzuar jo thjesht në emrin e saj apo të opozitës, por në emrin e interesit të çdo qytetari propozimet për listat e hapura. Propozimin për Shqipërinë një zonë zgjedhore, për votimin elektronik dhe numërimin elektronik dhe për votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë. Propozimi për listat e hapura nuk është një manovër politike apo partiake, është zotimi ynë që parlamenti të mos jetë më një konstelacion i atyre që vijnë nga listat e mbyllura të përcaktuara nga kryetarët e partive sipas formulës kushtetuese të 2008-ës. Që ishte dhe fillimi i fundit të Republikës së parë pluraliste në Shqipëri dhe që sot është kthyer në një pronë private të Edi Ramës dhe të çirakëve të tij në qeveri.'- tha Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:31
Spiropali i përgjigjet Bashës: Sa të jetë Rama dhe PS në qeveri, SPAK-u i ka duart e lira të bëjë punën e tij

1709476408_spiropali.jpg

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar në përgjigje të kreut të PD Lulzim Basha i cili sërish artikuloi se “Kryeministri Rama sipas tij dëshiron të krijojë një komision të posaçëm për të mbikëqyrur SPAK-un”.

“Lulëzim Basha vazhdon i bie fyellit përgjumësh, fiks aty ku i binte kur ata që e dinin zgjuar i shkonin pas nga humbja në humbje dhe bërtisnin fitore”, shkruan ministrja.

Ajo i bën thirrje kreut të PD që të votojë amnistinë penale, duke theksuar se SPAK s’ka nevojë ta mbrojë askush.

“Lulëzim, hajde voto amnistinë të nxjerrësh nga burgu ata që i fute vetë duke i nxitur të bllokojnë rrugët se do rrëzohej Rama, se SPAK-u s’ka nevojë ta mbrojë kush as nga Edi Rama, as nga Partia Socialiste, pa të cilët SPAK-u as do kishte lindur! Sa të jetë Edi Rama dhe PS në qeveri, qeveria s’ka asnjë punë me SPAK-un dhe SPAK-u i ka duart e lira të bëjë punën e tij pa pyetur se kush qeveris e kush flet me vete në ballkon apo nëpër gjumë”, shkruan Spiropali”, shton Spiropali.

M.Q./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Floklyeri: 03/03/2024 14:31

    S'ke asnjë flok të bardh në kok o Lul se shkon në parukeri si grat

    Përgjigju
  • Besi: 03/03/2024 14:12

    Luli qe kerkon amnisti per Ahmetaj e padenuar nga spak si Saliu qe kerkon amnisti per babalen

    Përgjigju
  • luli: 03/03/2024 13:39

    po nuk I beri rama keto qe thua ti blloko bulevardin 3muaj the vijne njerzit verdall se keshtu eshte opozitarizmi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje