Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur në Pukë ku ka hedhur sulme ndaj qeverisë Rama duke thënë se ai i ka shkaktuar vendit dhe familjeve shqiptare vetëm dëme në këto 6 vjet.
Nga Puka në takimin me strukturat lokale të PD, Basha e ka cilësuar Parlamentin si landfillin e Republikës, më pas ai tha se çdo vendim i marrë prej tij, është kundër interesit publik.
“Organizata e strukturuar kriminale e rilindjes, e shndërroi vendin në një moçal të papunësisë e të mjerimit, ku nuk ka më as punësim, as shanse për rininë, madje as krijim të familjeve të reja, siç informohem me shumë trishtim se po ndodh në Pukë e në të gjithë vendin. Janë vendime për të vjedhur buxhetin, për të vjedhur pasuritë e vendit, për të vjedhur pyjet, malet, lumenjtë, mineralet, naftën, bregdetin, me PPP, koncesione, tendera. Kanë shpikur gjithëfarë mënyrash vetëm një qëllim: vjedhjen dhe grabitjen e pasurive të shqiptarëve, vjedhjen dhe grabitjen e taksave të shqiptarëve, për hesap të 5 bandave kriminale dhe 5 oligarkëve, që përbëjnë qeverinë e vërtetë të hajdutit psiqik Edi Rama." - theksoi kreu i opozitës.
Ndër të tjera Lulzim Basha tha se varfëria është produkti i qeverisjes së Edi Ramës.
“Hajdutëria, babëzia dhe grabitja e shfrenuar që Rama dhe banda e tij i bëjnë Shqipërisë kanë prodhuar papunësi ekstreme, koston e jetesës më të lartë në rajon, të ardhurat më të ulëta për frymë, çmimet bazë të naftës, energjisë, të ujit, taksat në nivelet më të larta të rajonit. Ashtu siç patëm paralajmëruar, 30 qershori u kthye në një referendum kombëtar “Rama ik”, u kthye në një varrezë politike të organizatës kriminale dhe hajdute të Rilindjes. 85 % e shqiptarëve treguan përmasat e vërteta të shumicës së re në vend, të shumicës “Rama ik”. Ka ardhur koha ta shporrim këtë pakicë kriminale nga Puka dhe nga gjithë Shqipëria.”- theksoi Kryetari i PD, Lulzim Basha.
Meso te flasesh o analfabet ,nuk thuhet ta shporrim,por ta heqim ta ndjekim.
PërgjigjuPO,,PO EDI NA FUTI VARFERINE,,,SE KUR ISHE TI MINISTER ,,;NE JA KALUAM DHE GJERMANISE,,,O SI S'TE HA MORTJA MOR LEGEN,,,,A E SHITE TI DETIN BASHKE ME SALIUN TEK GREKET APO ISHTE RAMA,,,A VRAVE TI BASHKE ME SALINE 4 VETA NE BULEVARD DHE 26 NE GERDEC APO ISHTE RAMA,,,;A VODHE TI DHE SALIU 250 MILION $ NE RRUGEN E KUKESIT APO ISHTE RAMA,,,A NDERTOVE NE TIRANE SHKOLLA,,KOPSHTE,,CERDHE,,SPITALE PER 8 VJET,,ASNJE,A SHTROVE NDONJE RRUGE KUR ISHE KRYETAR BASHKIE ASNJE,,,,JU PD OSE PARTIA E MALOKEVE JENI FATKEQSIA E KETIJ KOMBI DERISA TE DILnI NGA SISTEMI POLITIK,,,,ZOTI JU MALLKOFTE ME SOJ E SORROLLOP......
PërgjigjuSa shume brisqe rroje te duhen o Luledhime
Përgjigju