Basha: Nga qeverisja e PS asgjë e
mirë, qytetarët kanë shpresë te ne

Basha: Nga qeverisja e PS asgjë e<br />mirë, qytetarët kanë shpresë te ne
FUSHE-KRUJE - Nga Fushë– Kruja ku mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të demokratëve, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka theksuar se sot më shumë se kurrë, qytetarët presin nga demokratët t’u rikthejë shpresën pasi sipas tij nën qeverisjen e dyshes Rama-Meta vihet re veçse përkeqësim dhe pasiguri anembanë vendit.
 
“Në këto 10 muaj zhgënjimi të thellë popullor, me zullumet e dyshes Rama –Meta, ka patur dimensione të jashtëzakonshme. Mashtrimet, zullumet, përkeqësimet ndihen kudo. Një vit pas rrotacionit politik, asgjë e re, asgjë e mirë por përkeqësim në çdo fushë duke nisur me xhepat dhe tavolinat e qytetarëve, duke vazhduar me perspektivën për të nesërmen, me sigurinë e jetës, me demokracinë në vend, përkeqësim në të gjitha fushat”, tha Basha.
 
Duke vijuar më tej Basha tha se vendosja e votës në themel të zgjedhjes dhe karrierës në PD, do ta bëjë partinë më të fortë dhe më të besueshme.  Ndër të tjera Kreu i opozitës theksoi se PD-ja do të mbetet e lirë,  dhe se ajo do të vijë duke e zgjeruar vazhdimisht dimensionin e lirisë, pasi sipas liderit të demokratëve nuk ka rrugë tjetër për të shkuar përpara.
 
“Vota e lirë ka qënë në themel të organizimit tonë që ditën e parë që kemi lindur. Dhe duke e përdorur atë me përgjegjësi dhe me zgjuarsi, duke e bërë atë bazën e çdo vendimi sa i përket organizimit dhe karrierës në Partinë Demokratike, ne do të arrijmë ta bëjmë partinë më të fortë, më të konsoliduar, më të besueshme, më të respektuar si karshi qytetarëve ashtu edhe karshi partnerëve ndërkombëtare”, tha Basha. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë