Basha nga Shkodra: Ajo që nisi me Kukësin s'do ndalet, pranvera nisi mbarë

Në përkujtimoren e "2 prillit", Lulzim Basha deklaroi nga Shkodra, se “ajo që nisi në Kukës nuk do të ndalet derisa tirania e krimit të rrëzohet”. Kreu demokrat foli nga Shkodra në përkujtimin e ngjarjes së 2 prillit 1991, ku mbetën të vrarë 4 persona. 

“Ky është muaji ku maska e Edi Ramës ka rënë tek shqiptarët. Këto janë aktet e fundit të një grabitqari e mashtruesi pasi vjedh përbuz e tallet me popullin e tij. Unë i them sot nga Shkodra, se i ka bërë hesapet gabim, i them sot nga Shkodra se ajo që nisi në Kukës, nuk do të ndalet dhe nuk ka për të ndaluar derisa tirania e krimit të rrëzohet. Populli i Kukësit i dha përgjigjen e merituar, ai ishte reagimi i njerëzve që nuk munden më të pranojnë taksat e rritura, kërbaçin dhe haraçin e Edi Ramës dhe një grushti njerëzish që pasurohen mbi gjakun e tyre. Le të jetë ky një fillim i mbarë iu pranverës që po vjen. Detyra e madhe e PD-së dhe gjithë njerëzve të thjeshtë e të ndershëm është të shkëpusim njëherë e mirë lidhjet e politikës me krimin. Një Parti Demokratike e çliruar nga korrupsioni nga oligarkët, ka vetëm një interes, interesin enjerëzve të shkodranve dhe të shqiptarëve. Zotohem në këtë altar të lirisë sot se gjithë çfarë kemi denoncuar si opozitë as nuk do ti falim as nuk do ti harrojmë kur të vijë ora e përgjëgjësisë së pushtetit, nuk do të falim askënd që ka bashkëpunuar me krimin, që ka vjedhur dhe grabitur shqiptarët. Nuk do të ketë pushtetarë, nga kryeministri deri te punonjësit më të thjeshtë të administratës që nuk do të japë llogari”. 

Lulzim Basha, kryetar i PD. 

 

Basha tha se vendi nuk do ketë perspektivë ekonomike nëse nuk çrrënjosen të ashtuquajturit sipas tij oligarkë të cilët kanë kapur ekonominë shqiptare. “Këta kanë ndërtuar një sistem ku një grup i strukturuar kriminal, politikanë oligarkë, kriminelë kanë kapur shtetin ekonominë dhe gjithë Shqipërinë. Nëse nuk çmontohet ky sistem kriminal Shqipëria merr fund, ekonomia shqiptare po vdes nga droga, koncesionet korruptive, borxhi dhe grabitja e pasurive natyrore. Vendi nuk ka asnjë perspektivë ekonomikë”. 

Të pranishëm në cermoni ishin dhe familjarët e dëshmorëve të 4 Prillit në Shkodër të cilët kërkuan zbardhjen e së vërtetës së asaj dite.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miti: 02/04/2018 22:32

    Ore budall nuk meter pushteti me dhune

    Përgjigju
  • Oso Dobraçi: 02/04/2018 17:48

    Shkodra ta bani me nder me than mu***. As 100 vete nuk kan ken.

    Përgjigju
  • tani: 02/04/2018 16:22

    nisi mbare se shyqyr gjete kauz per te bertitur se kishe ngel me gisht ne goje

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 02/04/2018 16:14

    Pranvera vjen e mbare kur te qerohen plera si puna e jot, si Berisha Mona ..

    Përgjigju
  • Erik: 02/04/2018 15:58

    Prokuroria e Pergjithshme duhet te marre nje ore e me pare nen hetim per Russia Gate. Nuk mundesh ti impotent politik t'i vesh zjarrin Shqiperise, kurren e kurres.

    Përgjigju
  • ERP: 02/04/2018 14:16

    Nese ti nuk ri-gjykohesh per ate vjedhje qe ke bere ne kete rruge, atehere ky vend nuk behet ndonjehere. Ti duhet te ishe pjese e objektit te protestes. Mashtrues me buzeqeshje

    Përgjigju
  • Blenard: 02/04/2018 14:09

    O lul o nul!

    Përgjigju
  • Toni: 02/04/2018 13:42

    Pranvera nisi mbare? Vetem kokeboshet si puna jote mund ti gezohen shkaterrimit te prones dhe rrumpallizmit njerezor...

    Përgjigju
  • A.M: 02/04/2018 13:40

    More manjak maskara, po si guxon ti te dalesh aty kur ti je zanafilla e ketij problemi? Po si nuk te terheqin zvarre ata Shqiptare qe ndodhen aty e te te zhgaravisin ne toke? Po ja iku Edi Rama (qe duhet te shfaroset nje ore e me pare), ti do vish more ditezi? Larg qofte o Zot!

    Përgjigju
  • Arbëri: 02/04/2018 13:35

    BASHA duhet burgosur !!!

    Përgjigju
  • Tosi: 02/04/2018 13:27

    Nisi mbare me te djegur o te dh***a ne goje .o fashist e hajdut i kombit .ne burg duesh te ishe edhe ti me gjith ata plehra

    Përgjigju
  • Reg: 02/04/2018 13:14

    hahahah nga nje parti qe justifikon vjedhjen e korrentit te gjitha mund ti presesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?