Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mëngjesin e sotëm ka ngritur akuza për qeverisjen e kryeministrit Edi Rama 8 vitet e fundit, që ai ka qenë në pushtet. Sipas Bashës, Shqipëria ka qenë 8 vjet në baltë.

Kryedemokrati shprehet se ka ardhur koha të ndryshojmë dhe se me 25 prill Rama do të humb dhe Shqipëria do të fitojë.

“Shqipëria ka 8 vjet në baltë me Ramën. Ka ardhur koha të ndryshojmë. Më 25 prill Rama do të humbë dhe do të fitojë Shqipëria”, shkruan Basha.